E hënë, 23/12/2024, 20:40
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A lejohet t'ua urojmë jobesimtarëve festat e tyre?
Pyetja:

A lejohet t'ua urojmë jobesimtarëve festat e tyre?


Përgjigjja:

   Të gjithë dijetarët janë unanimë se nuk lejohet t'ua urojmë jobesimtarëve festat e tyre. Ibn Kajjimi në librin e tij "Ehkamu Ehli Dhimme" ka thënë: "T’ua urosh jobesimtarëve ceremonitë e kufrit të tyre është haram dhe ky është mendimi unanim i dijetarëve (ixhma), si p.sh t’ua urosh festat e tyre, agjërimin e tyre, duke thënë: “Urime për festën”. Edhe nëse ai i cili ua uron festat atyre shpëton nga kufri, kjo është prej mëkateve (harameve) të mëdha dhe i ngjan urimit që u bën jobesimtarëve për përuljen që bëjnë para kryqit."
   Shkaku se pse është haram t’ua urojmë jobesimtarëve festat e tyre, siç e ceku Ibn Kajjimi, është se urimi i festave të tyre nënkupton pranimin e kufrit në të cilin gjenden ata dhe se njeriu që uron është i kënaqur me gjendjen në të cilën gjenden ata, edhe pse ai nuk e dëshiron këtë kufër (mosbesim) për veten e tij. Besimtarit i ndalohet që të pajtohet me ceremonitë e kufrit apo t’ua urojë të tjerëve këtë kufër, sepse Allahu subhanehu ue teala nuk është i kënaqur me të. Allahu subhanehu ue teala thotë: "Nëse ju nuk besoni, Allahu nuk është nevojtar për ju; megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju." (Ez-Zumer, 7) dhe thotë: "Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe." (El Maide, 3)
   Në qoftë se na thërrasin të marrim pjesë në festimet e festave të tyre, ne nuk i përgjigjemi ftesës sepse ato nuk janë festat tona; ato janë festa të cilat nuk i pëlqen Allahu subhanehu ue teala sepse ato festa ose janë të shpikura në fetë e tyre, ose janë të fesë së tyre dhe me ardhjen e Islamit, fesë së të Dërguarit të fundit për gjithë njerëzimin, Muhamedit salallahu alejhi ue selem, janë anuluar. Allahu subhanehu ue teala thotë në lidhje me fenë islame: "E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit." (Ali Imran 85), kështu që muslimani e ka haram t’i përgjigjet ftesës së tyre, pasi përgjigjja e ftesës është haram më i madh sesa t’ua urojë festën atyre, sepse në këtë rast po bëhet pjesëmarrës në këtë manifestim.
   Gjithashtu është haram që muslimani t'i përngjajë qafirëve duke përgatitur manifestime për këto festa, duke shkëmbyer dhurata me njëri-tjetrin apo duke shpërndarë ëmbëlsira etj.. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Ai i cili i përngjan një populli, ai është prej tyre.” (Ebu Davudi)
Ai që bën njërën prej këtyre gjërave ka bërë haram të madh, pa marrë parasysh se a e ka bërë për sy e faqe, prej turpit apo për çështje të tjera.
(Mexhmu Fetava we Resail Esh-shejh Ibn Uthejmin 3/369)


Përktheu: Eroll Nesimi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (26/09/2009)
Klikime: 431 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024