E hënë, 23/12/2024, 04:53
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A lejohet që femra ta falë namazin pa çorape?

Pyetja:

A lejohet që femra ta falë namazin pa çorape? 

Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Çështja e mbulimit të këmbëve në namaz se a është obligim apo jo është temë diskutimi te fukahatë.

Shumica e dijetarëve duke filluar nga malikitë, shafitë dhe hanbelitë janë të mendimit se mbulimi i këmbëve në namaz për femrat është obligim. Këta dijetarë argumentohen me hadithin ku Umu Seleme (gruaja e profetit salallahu alejhi ue selem) e pyet atë se a lejohet që gruaja të falet duke qenë e veshur me dirë (një lloj veshje e gjatë që mbulon trupin, si xhybe) dhe shami pa pasur ndonjë rrobë tjetër? Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) përgjigjet: "Lejohet nëse diri është i gjatë sa t’i mbulojë këmbët.” (Transmeton Ebu Daudi dhe Hakimi). Pra nga ky hadith nënkuptohet domosdoshmëria e mbulimit të këmbëve.

Gjithashtu, ata thonë se në këmbë nuk është patjetër të kemi çorape, por nëse kemi rrobe të gjata ashtu që nuk ka mundësi të duken këmbët, gjatë rukus dhe sexhdes, atëherë mjafton kjo.

Dijetarët hanefi thonë se nuk është obligim mbulimi i këmbëve në namaz. Atë me çka argumentuan ata është se për të obliguar një gjë të tillë nuk kemi argument. Kurse hadithi me të cilën argumentuan dijetarët që obligojnë një gjë të tillë, pra hadithi i sipër përmendur është i  cilësuar si i dobtë. Prandaj nuk mund të argumentojmë me të.

Mendimi më i qëndrueshëm në këtë është mendimi i hanefive, pasi  hadithi me të cilën argumentuan të tjerët nga shumë dijetarë është i vërtetuar se është i dobët. Prandaj themi se mbulimi i këmbëve nuk është kusht (shart) për femrën në namaz, kjo është zgjedhje e disa dijetarëve ndër ta edhe Ibën Tejmije dhe Merdaviu, por mbulimi i tyre është më mirë, më e preferuar dhe namazi është më i plotë. Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (10/01/2011)
Klikime: 1513 | Komentet: 2 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 2
2 enis  
0
a lejohet njeriu porsa te vdes te pastrohet ne vendet te turpshme

1 Artim  
0
A ësht e lejuar me fjet me çorap

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024