Pyetja:
Selam alejkum
Unë e dua një vajzë dhe dëshiroj ta marr për grua, por tani nëna ime më thotë që jemi fis, por është pak si larg d.m.th. ne jemi brezi i 5 dhe kurrë s’kemi hyrë dhe s’kemi dalë me familjen e vajzës dhe as që ia njoh as nënën e as babanë. A lejohet në këtë rast martesa me atë vajzë. Çfarë mendoni ju? Ju faleminderit!
Përgjigjja:
Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!
Këto tradita të këqija të cilat janë tek ne nuk kanë bazë në fenë islame dhe janë një ekstremitet i madh.
Tani do t’i cekim se me cilat femra e kemi të ndaluar martesën, të marra nga libri "Përshëndetja me dorë ndërmjet dy gjinive të ndryshme” (Autor: Eroll Nesimi)
I- Femrat me të cilat është e ndaluar martesa përgjithmonë
Ato klasifikohen në tre grupe:
a) Femrat me të cilat martesa nuk lejohet për shkak të lidhjeve familjare
Ato janë shtatë. Allahu i Madhëruar që të gjitha i ka përmendur në fjalën e Tij: "U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, vajzat e vëllait, vajzat e motrës". (En Nisa, 23).
1. Në fjalën e Allahut "nënat tuaja", përveç nënës janë për qëllim edhe gjyshet, qofshin nga ana e babait apo e nënës.
2. Vajzat: qofshin ato vajza të tij, vajzat e djemve apo vajzat e vajzave.
3. Motrat: qofshin nga babai dhe nëna apo vetëm nga babai ose vetëm nga nëna.
4. Hallat: në to bëjnë pjesë hallat e personit, hallat e babait të tij, hallat e gjyshërve të tij, hallat e nënës së tij si dhe hallat e gjysheve.
5. Tezet: duke u përfshirë në to tezet e personit, tezet e babait të tij, tezet e gjyshërve të tij, tezet e nënës së tij si dhe tezet e gjysheve.
6. Vajzat e vëllait: këtu përfshihen vajzat e vëllait nga babai dhe nëna, vajzat e vëllait vetëm nga babai, vajzat e vëllait vetëm nga nëna, vajzat e djemve dhe vajzat e tyre.
7. Vajzat e motrës: këtu përfshihen vajzat e motrës nga babai dhe nëna, vajzat e motrës vetëm nga babai, vajzat e motrës vetëm nga nëna, vajzat e djemve dhe vajzat e tyre.
b) Femrat me të cilat martesa nuk lejohet për shkak të gjirit
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotë: "Ndalohet nga qumështi (gjidhënia) gjithçka që ndalohet për shkak të lidhjes së gjakut.”[1]
Prej kësaj kuptuam se ndalesat nga qumështi janë të njëjta me ndalesat nga gjaku, ashtu që në vend të nënës duke e llogaritur gruan te e cila ke thithur gji dhe në vend të babait, burrin e gruas prej së cilës ke thithur gji.
Ndalesat e martesës nga qumështi te mashkulli janë:
1- Gruaja tek e cila ka thithur gji dhe po ashtu nëna e saj (sepse ato janë nënat e tij).
2- Vajzat e saj (sepse ato janë motrat e tij).
3- Motra e saj (sepse ajo llogaritet tezja e tij).
4- Vajza e vajzës së saj (sepse ajo llogaritet vajza e motrës së tij).
5- Nëna e burrit të saj (sepse ajo është gjyshja e tij).
6- Motra e burrit të saj (sepse ajo është halla e tij).
7- Vajza e djalit të saj (sepse ajo llogaritet vajza e vëllait të tij).
8- Vajza e burrit të saj edhe nëse e ka me grua tjetër (sepse ajo është motra e qumështit prej babait).
9- Gruaja tjetër e burrit të saj (sepse ajo llogaritet gruaja e babait të tij).
10- Gruaja e atij që ka thithur gji është e ndaluar për burrin e saj (e cila i ka dhënë gji), (sepse ajo llogaritet gruaja e djalit).
Të gjitha këto na i argumenton hadithi kur i Dërguari salallahu alejhi ue selem e urdhëroi Aishen që t’i japë leje Ebu Kaisit (xhaxhait të saj nga qumështi) që të hyjë te ajo.[2]
11- Nëse një femër ka thithur te një grua, asaj i ndalohet burri i saj (te e cila ka thithur gji, sepse ai llogaritet babai i saj) dhe vëllai i burrit (te e cila ka thithur gji, sepse ai është xhaxhai i saj), pastaj babai i burrit (te e cila ka thithur gji, sepse ai është gjyshi i saj) e kështu me radhë.
VËREJTJE:
Ndalesat për nga qumështi vlejnë vetëm për personin që ka thithur gji te një grua e jo edhe për të afërmit e tij, siç janë vëllai apo motra e tij.
Për shembull, motra e tij e qumështit nuk është edhe motra e vëllait të tij.
Për këtë çështje, rregulli thotë: "Të gjithë ata të cilët kanë thithur në një gji, janë vëllezër".
Prej kësaj kuptojmë se vëllai i personit që ka thithur te një grua e ka të lejuar të martohet me vajzën e asaj gruaje, sepse ajo për të është e huaj edhe nëse vëllai i tij ka thithur gji te ajo grua, sepse vajza e asaj gruaje është motra e vëllait të tij e jo edhe motra e tij. Allahu e di më së miri.
c) Femrat me të cilat ndalohet martesa për shkak të lidhjes së krushqisë
Këtu bëjnë pjesë:
1. Bashkëshortet e baballarëve dhe gjyshërve, qofshin ata nga ana e babait apo nënës:
Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar: "Mos u martoni me ato gra me të cilat qenë martuar baballarët tuaj…" (En-Nisa, 22)
Në momentin që një burrë e lidh aktin e martesës me një femër, ajo bëhet e ndaluar për djemtë e tij dhe për djemtë e djemve dhe vajzave të tij, pa marrë parasysh se a ka kryer marrëdhënie intime me të apo thjesht e ka kryer aktin martesor.
2. Bashkëshortet e djemve dhe nipërve:
Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar: "... dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tuaj që janë të lindjes suaj (jo të bijve të adoptuar)." (En-Nisa, 23)
Nëse një person e lidh aktin e martesës me një femër, babait dhe gjyshërve të tij nuk u lejohet më martesa me atë femër, qofshin ata (gjyshërit) nga ana e babait apo nënës si dhe pa marrë parasysh se a ka kryer marrëdhënie intime me të apo thjesht e ka kryer aktin martesor.
3. Nëna e bashkëshortes dhe gjyshet e saj:
Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar:"… Nënat e grave tuaj (vjehrrat)." (En-Nisa, 23)
Në momentin që një burrë e lidh aktin e martesës me një femër, për të bëhet e ndaluar martesa me nënën dhe me gjyshet e saj, qofshin ato (gjyshet) nga ana e babait apo nënës si dhe pa marrë parasysh se a ka kryer marrëdhënie intime me të apo thjesht e ka kryer aktin martesor.
4. Vajzat e bashkëshortes, vajzat e djemve dhe vajzat e vajzave të saj:
Këto janë ato të cilat Allahu i Madhëruar i ka quajtur rrabaib.
Veçse këtu duhet të kemi parasysh se që të bëhen të ndaluara vajzat e bashkëshortes për burrin, për këtë thjesht nuk mjafton lidhja e aktit, por kjo ndodh vetëm pasi ai të ketë kryer marrëdhënie intime me të. Nëse ndodh që burri të ndahet para se të kryejë marrëdhënie me bashkëshorten, atëherë atij i lejohet martesa me vajzat apo me mbesat e saj.
Argument për këtë që e thamë është fjala e Allahut të Madhëruar: "… dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej tjetër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt e nëse nuk keni pasur kontakt me to (me gratë), atëherë s'ka pengesë (të martoheni me ato vajza)." (En-Nisa, 23)
Në momentin kur një burrë martohet me një femër dhe ai kryen marrëdhënie seksuale me të, për të bëhen të ndaluara vajzat e saj dhe vajzat e djemve dhe vajzat e vajzave të saj, qofshin ato prej një bashkëshorti tjetër para apo pas tij. Mirëpo, ashtu siç edhe e shpjeguam, nëse ai ndahet me bashkëshorten e tij para se të kryejë me të marrëdhënie, në këtë rast atij i lejohet që të martohet me vajzat dhe me mbesat e saj.
II. Femrat me të cilat ndalohet martesa përkohësisht
Ato janë:
1. Motra e bashkëshortes, halla dhe tezja e saj:
Kjo ndalesë nuk është e vlefshme pas vdekjes së bashkëshortes dhe pasi burri ta ndajë bashkëshorten dhe ajo e ka plotësuar periudhën e pritjes. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar: "... dhe (është e ndaluar) të bashkoni (përnjëherë në një martesë) dy motra." (En-Nisa, 23)
Ndërsa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nuk lejohet bashkimi (në martesë) i një gruaje dhe i hallës së saj ose i një gruaje dhe tezes së saj." [3]
2. Femra e ndarë e cila është në periudhën e pritjes:
Është e ndaluar martesa me femrën e cila është në periudhën e pritjes pasi e ka ndarë bashkëshorti i saj, derisa t'i mbarojë periudha e pritjes.
3. Femra e cila është në ihram për kryerjen e haxhit apo umres:
Nuk lejohet lidhja e aktit martesor me atë femër e cila është në ihram derisa ta kryejë atë.
Përveç këtyre që i përmendëm, ka edhe femra të tjera me të cilat martesa është e ndaluar përkohësisht, mirëpo ato nuk do t’i përmendim nga droja e tejzgjatjes.
I përmendëm të dy llojet e femrave me të cilat e kemi të ndaluar martesën me to, i përmendëm femrat me të cilat e kemi të ndaluar martesën me to përgjithmonë dhe llojin e dytë të femrave me të cilat e kemi të ndaluar martesën me to përkohësisht.
Pasi i përmendëm këto lloje, me femra të huaja i kemi për qëllim ato femra me të cilat e kemi të lejuar martesën me to dhe ato femra me të cilat e kemi të ndaluar martesën përkohësisht me to, ndërsa femrat me të cilat e kemi të ndaluar martesën përgjithmonë me to, ato femra nuk konsiderohen si femra të huaja.
Nga e gjithë kjo shohim se nuk ndalohetmartesa me kushërirën. Të gjitha këto janë tradita të gabuara në vendet tona, saqë kanë shkuar aq larg dhe në disa vende vetëm se i kanë dajallarët në një vend nuk martohen mes tyre sepse edhe femra edhe mashkulli i kanë dajat në të njëjtin vend.
Këtu është përmendur fare mirë se me kë ndalohet martesa dhe përveç këtyre lejohet martesa me të gjitha femrat.
Eroll Nesimi
[1]Buhariu – Fet’h el Bari, 11/65; Muslimi – Sherh En-Nevevi, 9/191.
[2]Buhariu dhe Muslimi.
[3]Transmeton Buhariu, kapitulli i martesës, tema: "Nuk bashkohet në martesë gruaja dhe halla e saj" me nr. 5109. Po ashtu transmeton Muslimi në kapitullin me të njëjtin titull, tema: "Ndalimi i bashkimit në martesë midis gruas dhe hallës së saj" me nr. 1408. –Muttefekun alejhi.