Përgjigje:
Alejkumus selam ve Rahmetullahi ve berekatuh
Po, lejohet të mbahen peshqit në akuarium, derisa i ushqen dhe i mirëmban. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, përmendi dënimin për gruan që e mbylli macen dhe as nuk e ushqente e as nuk e lironte të dalë e të ushqehet jashtë.
Derisa i ushqen peshqit, i krijon kushte për jetesë dhe i mirëmban, lejohet të mbahen.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku