Statistikat |
Gjithsejt online: 1 Vizitorë: 1 Anëtarë: 0 |
|
A lejohet dhënia e dorës burrave të familjes?
Pyetja: A lejohet dhënia e dorës burrave të familjes në prezencën e prindërve dhe burrit tim? Ju lutem një sqarim me argumente me ajete dhe hadithe të sakta! Allahu ju shpëbleftë!
Përgjigja: Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit Nuk lejohet dhënia dorë të afërmve të tu edhe nëse është familja jote dhe burri të pranishëm (është për qëllim të gjithë të afërmit, përveç vëllait, vëllait prej qumështi, xhaxhait dhe dajës) Për një dispozitë të tillë ka argumente të qarta, po përmendim disa prej tyre: Pejgamberi (alejhi selam) thotë në një hadith, të cilin e transmeton Makal ibni Jesar (Allahu qoftë i kënqur me të!): " Më mië për ju është që të goditeni me një shufër (gjilpërë) hekuri se sa të prekni gruan që nuk u lejohet.” Transmeton Taberani dhe Bejhakiu. Gjithashtu, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: "Vallahi, nuk e ka prekur dora e Pejgamberit (alejhi selam) kurrë dorën e ndonjë femre (që nuk i lejohet).” Transmeton Ukbe ibn Amir se Pegamberi (alejhi selam) ka thënë: "Ruajuni të futeni tek gratë!” Një prej ensarëve tha: "O i dërguar i Allahut, e nëse janë të afërmit e burrit?” Tha: "Të afërmit e burrit janë vdekje.” Kjo do të thotë se janë edhe më keq se të huajt. Shënuar nga Buhariu. Gjithashtu, Pejgamberi (alejhi selam) e ka quajtur një gjë të tillë prej zinasë (prostitucionit). Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: "Dy sytë bëjnë zina dhe zinaja e tyre është të shikuarit (e haramit). Dy veshët bëjnë zina dhe zinaja e tyre është të dëgjuarit (e haramit). Gjuha bën zina dhe zinaja e saj është të folurit (haram). Edhe dora bën zina dhe zinaja e saj është të prekurit (e haramit). Këmba bën zina dhe zinaja e saj është të ecurit (në haram). Zemra dëshiron dhe shpreson një gjë të tillë, ndërsa organi (seksual) e pranon ose e përgënjeshtron.” Shënuar nga Buhariu dhe Muslimi. Imam Neveviu ka thënë: "Imamët tanë kanë thënë se çdo gjë që ndalohet të shikuarit e saj ndalohet të prekurit e saj. Madje, të prekurit është më e rëndë, për arsye se të shikuarit e femrës në rast martese lejohet, ndërsa të prekurit e saj assesi nuk lejohet.” Me citatet e lartpërmendura ju bëhet e qartë kjo dispozitë. E lus Allahun e Lartësuar që t’ju hapë gjoksin dhe të mos ju duket e rëndë të përfillni urdhrat e Tij, pasi të nënshtruarit në urdhrat e Tij është gjë e kërkuar tek besimtari i devotshëm. Amin!
Fatmir Raçi
|
Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (08/02/2010)
|
Klikime: 1377
| Ranguar: 0.0/0 |
|
|