E martë, 24/12/2024, 03:32
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A konsiderohet si prishje e agjërimit nëse merret abdest?
Pyetja:

Es-selamu alejkum !
Kam një pyetje lidhur me agjërimin e muajit Ramazan. Gjatë agjërimit, a konsiderohet si prishje e tij nëse merret abdest? Gjatë abdestit, kur të futet uji në, si duhet vepruar që të mos e prishim atë? Ju lutem që të më jepni një përgjigje për këtë pyetje?
Allahu ju bekoftë! Të gjitha të mirat juve dhe besimtarëve muslimanë!


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Besimtari është i urdhëruar që gjatë abdestit të shpëlajë gojën dhe hundën dhe kjo praktikë duhet të jetë e vazhdueshme edhe në rastet kur jemi agjërueshëm, por në këtë rast duhet të jemi më të kujdesshëm, që gjatë futjes së ujit, të mos depërtojë në brendësi.
Muhamedi salallahu alejhi ue selem thotë: “Kur të marrësh abdest, shpëlaje gojën.”1 Gjithashtu thotë: “Kush merr abdest, le ta lajë hundën duke futur ujë në të.”2
Kurse argumenti që gjatë agjërimit duhet të jemi më të kujdesshëm është hadithi: “Kur të marrësh abdest, pastroje hundën shumë, përveç nëse je agjërueshëm.”3
Kjo që u tha është qëndrim i të gjithë dijetarëve pa përjashtim. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi
26.10.2007

1 Shënon Ebu Davudi dhe hadithi është i saktë.
2 Shënon Buhariu dhe Muslimi.
3 Shënon Tirmidhiu dhe Albani e cilëson të saktë.

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (29/09/2009)
Klikime: 577 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024