E hënë, 23/12/2024, 16:50
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A ka mundësi të më sqaroni farzet, vaxhibet dhe sunetet e namazit?


 
 
Pyetja:

A ka mundësi të më sqaroni farzet e namazit, vaxhibet e namazit, sunetet e namazit dhe ndoshta edhe ndonjë bidat që bëhet në ditët e sotme duke falur namazin. E kam qëllimin se kur po gaboj ndonjëherë në namaz, s’po e di a kam gabuar te ndonjë farz i namazit, vaxhib i namazit apo sunet i namazit.
Falënderimi absolut i takon Allahut, që po na mundëson të mësojmë dinin në forma të ndryshme. Allahu ju shpërbleftë për punën që po bëni!


Përgjigjja:

   Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
   Vëlla i nderuar, është shumë vështirë të bëhet sqarimi i të gjitha këtyre që ju përmendni, pasi në disa ka mendime dhe komente, por ne ju rekomandojmë të lexoni ndonjë libër të fikhut ku trajtohen këto gjëra. Megjithëkëtë ne do t`i përmendim këto në formë të përmbledhur.

Së pari: Farzet apo ruknet e namazit

- Tekbiri fillestar.
- Qëndrimi në këmbë
- Leximi i ndonjë pjese të Kuranit (te disa specifikohet të lexohet Fatihaja kurse te të tjerët është vaxhib)
- Bërja e rukusë
- Ngritja nga rukuja
- Bërja e sexhdes
- Ngritja nga sexhdeja
- Qëndrimi në mes të dy sexhdeve
- Teshehudi (ulja e fundit)
- Leximi i teshehudit (te disa nuk është farz kjo)
- Leximi i salavatit mbi Muhamedin salallahu alejhi ue selem, (disa fukaha thonë se nuk është rukën)
- Dhënia e selamit
- Që lëvizjet të bëhen pa nxitim (kalimi nga njëri rukn në tjetrin), që të mundohemi të arrijmë përkushtimin, me fjalë të tjera arritja e qetësisë në namaz.

Së dyti: Vaxhibet e namazit

- Thënia e tekbireve (te të tjerët kjo është sunet)
- Thënia e lutjes në ruku (edhe kjo është sunet te disa)
- Thënia “Semiallahu limen hamideh”
- Lutja gjatë sexhdes.
- Teshehudi i parë
- Këndimi i teshehudit të parë

Së treti: Sunetet i namazit

Sunetet e namazit janë të shumta dhe ato arrijnë në pothuajse dyzet sunete, por ne po përmendim vetëm disa nga këto dhe ju për zgjerim shikoni në ndonjë libër të fikhut:
- Ngritja e duarve gjatë tekbirit fillestar, gjatë shkuarjes në ruku, gjatë ngritjes nga ajo dhe pas uljes së parë kur ngrihemi në këmbë
- Vënia e dorës së djathtë mbi dorën e majtë në gjoks
- Shikimi i vendit të sexhdes gjatë faljes
- Thënia e lutjes së hapjes së namazit (Subhaneke)
- Thënia “Eudhu bilahi mine shejtani rexhim”
- Thënia e Bismilahit
- Pas përfundimit të Fatihasë, të themi amin... etj..
 

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (15/09/2009)
Klikime: 1000 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024