Pyetja:
A i lejohet gruas vetëm për shkak të shtatzënës apo gjidhënëses që ta prishë agjërimin dhe kërkojmë nga ju që t'i tregoni gjërat që e prishin agjërimin.
Përgjigja:
Po, nëse agjërimi i bën dëm shtatzënës apo foshnjës së saj, ose gjidhënëses dhe foshnjës së saj, lejohet ta prishë agjërimin për ta mbrojtur veten dhe foshnjën nga dëmi i tillë dhe ditët e mbetura (të cilat nuk i ka agjëruar) t’i kompensojë. Ky është mendimi i shumë sahabëve (radiallahu anhum), pasi llogaritet arsyetim i cili i lejohet ta prishë agjërimin për ta mbrojtur veten dhe foshnjën e saj.
Gjërat të cilat e prishin agjërimin ndahen në dy grupe:
1. Gjërat që depërtojnë në brendësi të trupit, si: ushqimi, pija, ilaçet ose injeksionet ushqyese. Këto gjëra e prishin agjërimin.
2. Gjërat dalëse nga brendësia e trupit, si: gjaku i menstruacioneve, lehonës, marrëdhënie intime, pasi është dalës nga trupi me hedhjen e spermës.
Marrë nga Libri: “Fetva të fikhut rreth çështjeve mjekësore të Ramazanit” nga dijetari i mirënjohur Shejh Salih Feuzan (Allahu e ruajt!)
Përktheu: Rashid Zulfiu
|