Pyetja:
A është i lejuar ndërtimi i kishave në vendet islame? Dhe sill argumente nga ana e dijetarëve.
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij. Duhet të jetë e qartë se Islami është e vetmja fe e vërtetë dhe e pranuar, çdo gjë tjetër jashtë Islamit është e refuzuar. “Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.” (Ali Imran, 85) Çifutët dhe të krishterët janë kufarë (mohues). Kjo gjë është e qartë nga fjalët e Allahut të Lartësuar dhe të Muhamedit, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të (lexo ajetet në suret Ali Imran: 64, 65, 69, 98, 99; En Nisaë, 171; Maide, 77 dhe shumë ajete të tjera). Muslimani duhet ta dijë se besimi i krishterë nuk është i vërtetë. Është e qartë se ai që nuk e beson të Dërguarin e fundit, Muhamedin, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, nuk është musliman. Xhamitë janë shtëpitë e Allahut, ku Ai madhërohet dhe adhurohet, ndërsa kishat janë vende ku bëjnë adhurim kufarët, aty mohohet Allahu ose së bashku me Allahun adhurohet edhe Isai si djalë i Zotit. Kjo është e ndaluar në fenë e Allahut dhe nuk lejohet ndërtimi i kishave dhe i tempujve ku manifestohet idhujtaria. Nuk lejohet që muslimanët t’i ndihmojnë të tjerët në mëkate. Allahu i Lartësuar thotë: “Mos e ndihmoni njëri tjetrin në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër.” (Maide, 2) Pa dyshim që muslimanët janë në sprovë, por ata duhet të njihen me rregullat dhe parimet e fesë së tyre me qëllim të vetëdijesimit për atë që është e vërtetë dhe për të kundërtën e saj.
Ulvi Fejzullahu
|