Pyetja:
Allahu ju shpërbleftë për përgjigjet shumë të qarta! Kam dëgjuar nga një shok se është haram mbytja e bretkosave, desha ta vërtetoj te juve se a është e vërtet kjo?
Përgjigja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Po, është e vërtetë se muslimani e ka të ndaluar mbytjen e bretkosave dhe kjo ndalesë është bërë nga Muhamedi (salallahu alejhi ue selem), gjithashtu, ai sqaron edhe urtësinë e kësaj ndalese, duke thënë: “Mos i mbytni bretkosat për shkak se kuakja e tyre është madhërim i Allahut.” Shënon Bejhakiu.
Gjithashtu, është e ndaluar edhe të ushqehemi me të, pra nuk lejohet t’i hamë. Allahu e di më së miri.
Alaudin Abazi
|