E hënë, 23/12/2024, 20:52
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A është gjynah të mendoj për të mos u martuar ?

Pyetja:

Jam një vajzë 21-vjeçare e jetoj ne kurbet, por nuk dua të martohem, pasi kam dashur vetëm një djalë, por ai nuk më do, më ka lënë. A është gjynah të vazhdoj të mendoj për të mos u martuar?

 

Përgjigja:

Motër e nderuar, e lus Allahun e Lartësuar që ta përcaktojë ty të mirën kudo që gjendet ajo dhe të të bëjë të lumtur me ato të mira, gjithashtu e lus Atë që të të jap ty udhëzim dhe të mbrojë nga të këqijat e shejtanit dhe të vetes!

Nuk mund të konisderohet asnjëherë si e dobishme për vajzen muslimane të zgjerojë mardhëniet me ndonjë djalë të ri, para se të vërtetohet në qëllimet e tij se çfarë dëshiron ai. Gjithashtu, për këtë rast të rikujtoj se ne shpeshëherë edhe paguajm çmimin e kundërshtimit të normave të fesë sonë, ku janë të vendosura shumë qartë dhe në dobi të njeriut. Takimi apo kontakti me ndonjë mashkull të huaj apo anasjelltas shkakton probleme të shumta, për arsye se secili nga ata dy, mashkulli e femra, nuk munden  t’i kundërvihen ndjenjave të tyre që tashmë i kanë kultivuar me kontakte, kurse në anën tjetër ekzistojnë pengesa të shumta për të arritur deri te bashkimi i atyre dyve.

Prandaj, së pari të këshilloj që ta verifikosh veten në sjelljet që janë manifestuar nga ti, të kuptosh se ai lloj i kontaktit nuk ishte sipas dispozitave islame, të pendohesh dhe t’i kthehesh Krijuesit tënd në Dorën e të Cilit janë të gjitha çështjet. Pastaj, të jesh më largpamëse për veten dhe ardhmërinë tënde dhe të mos lejosh të vazhdoj që shejtani të luaj me mendjen tënde, duke të bërë vesvese në atë që ndien ndaj personit i cili të ka lënë, e kështu me radhë.

Dije se për të qenë një bashkim ndërmjet femrës dhe mashkullit i realizuyeshëm dhe i sukseshëm, patjetër duhet të jetë me pajtueshmërinë e të dyve, e që kjo te ju nuk ekziston. Pastaj, me sa kuptoj, ai person nuk ishte serioz në atë lidhje që nga fillimi. Prandaj, të këshilloj të  mundohesh të fillosh të hapësh një faqe të re të jetës tënde në përputhje me mësimet dhe normat islame dhe kështu Allahu do të drejtojë ty në të mirë dhe me siguri do të takosh personin i cili do të të bëjë të lumtur ty në këtë botë dhe në botën tjetër.

Së fundi, lus Allahu të të bekojë kudo që të jesh! Amin!

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (17/04/2010)
Klikime: 1593 | Komentet: 2 | Ranguar: 4.0/4
Gjithsejt komente: 2
2 rinori  
0
me perzihet abdesi marr me liber gjithnje jo pse marr rrall por sdi me perzien me marr shkurt si tja baj

1 alban  
0
amin

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024