E hënë, 23/12/2024, 04:39
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A e ka obligim mbulesën ajo tani në këtë moshë?

Pyetja:

Eselam alejkum! 
Kam një pyetje. Nëna ime është 62-vjeçare dhe elhamdulilah ka filluar namazin rregullisht, por pyetja ime është se a e ka obligim mbulesën ajo tani në këtë kohë, kur dihet se e gjithë rinia i ka kaluar pa mbulesë. Ajo vishet me të gjata, mirëpo mbulesën nuk e ka.
 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. 

Mbulesa është obligim për çdo femër besimtare, e cila arrin moshën e pjekurisë, prandaj ju këshillojmë se edhe pse ajo gjatë tërë jetës së saj nuk ka qenë e mbuluar, tani pasi është penduar dhe ka filluar namazin, atëherë le ta vërë edhe mbulesën dhe le ta praktikojë këtë obligim të fesë. Mbulesa në Islam, krahas asaj që femra me të mbulon bukurit e saj dhe nuk ekspozohet para burrave të huaj, është simbol i fesë sonë dhe simbol i femrave besimtare. Allahu i Plotfuqishëm thotë: "O Pejgamber, thuaju grave tuaja, bijave tuaja dhe grave të besimtarëve le t'i vënë shamitë e veta mbi trupin e tyre..." (El-Ahzab: 59) 

Ky ajet është i përgjithshëm dhe në praktikimin e kësaj janë të barabarta të gjitha femrat pa marrë parasysh moshën, përveç vajzave të cilat nuk kanë hyrë ende në moshën madhore.

Pasi u sqarua kjo, mendojmë se është e nevojshme këtu ta cekim edhe atë se femrat e moshuara, të cilave u janë ndërprerë menstruacionet dhe nuk mendojnë më për martesë, nuk është e kërkuar që mbulesa e tyre të jetë strikte, sikurse e femrave të tjera. Allahu i Madhëruar në Kuran thotë: 


"Gratë e vjetra, që nuk shpresojnë më të martohen, nuk është gjynah ta heqin mbulesën e jashtme, por jo duke i treguar stolitë e tyre. E, nëse përmbahen, është edhe më mirë për ato. Allahu i dëgjon dhe i di të gjitha.”
 (Nur, 60). 

Pra, ato gra të vjetra, të cilat kanë arritur kohën e menopauzës dhe nuk kërkojnë më martesë e nuk lindin, u lejohet që t`i heqin palltot e jashtme që vishen mbi rroba dhe të mos i përmbahen me rigorozitet mbulesës ashtu si duhet t’i përmbahet femra e re, ndaj së cilës shkojnë sytë e meshkujve. Imam Kurtubiu gjatë komentimit të këtij ajeti thotë: "Allahu i Lartësuar i specifikoi gratë e vjetra për shkak se ndjenjat (e meshkujve) janë të shmangura prej tyre, pasi meshkujt nuk anojnë nga ato, prandaj iu lejua atyre ajo që nuk iu lejua të tjerëve dhe u eliminua ngarkesa e ruajtjes së lodhshme për to.” 

Megjithëkëtë ajeti kushtëzon që ato mos ta heqin mbulesën tërësisht dhe t’i ekspozojnë pjesët e trupit, ashtu si aludohet në këtë me thënien: "por jo duke i treguar stolitë e tyre”. Ky kushtëzim na jep të kuptojmë se për këto gra të vjetra ekzistojnë vetëm disa lehtësime e përjashtime në lidhje me mbulesën dhe jo zbulimi i pjesëve të caktuara të trupit. 
Gjithashtu ajeti paraprak përcjell se nëse ato i përmbahen kësaj (mbulesës tërësisht), atëherë kjo është më mirë për to. Allahu e di më së miri!


 

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (10/01/2011)
Klikime: 755 | Komentet: 1 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
1 valon  
0
mbulesa eshte obligim nga mosha madhore e deri ne vdekje

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024