E martë, 24/12/2024, 04:05
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A duhet të mbahet zi?
Pyetja:

Selam alejkum e nderuara redaksi! Pyetja ime ka të bëjë me një traditë që është e pranishme te ne muslimanët, e ajo është mbajtja zi për të vdekurin. Do të doja shumë të dija rreth kësaj çështjeje. A duhet të mbahet zi? Nëse po, atëherë sa ditë/muaj duhet të praktikohet kjo?
Pastaj, mbajtja zi a nënkupton se në shtëpi nuk duhet të ketë atmosferë festive edhe gjatë festave tona si Ramazani e Bajrami, ku shumica e atyre që mbajnë zi nuk gatuajnë ëmbëlsira me rastin e këtyre festave, sepse konsiderojnë se kjo gjë nuk është e pëlqyeshme. Allahu xh.sh. ju shpërbleftë për mundin!


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
S’ka dyshim se lidhja bashkëshortore është një ndër lidhjet më të fuqishme dhe njëkohësisht më të rëndësishme për jetën e individit dhe të shoqërisë. Gruaja ka obligim të mbajë zi për bashkëshortin që i ka vdekur. Për këtë arsye, Islami e urdhëron femrën që të mbajë zi në shenjë respekti e nderimi për këtë lidhje dhe për kujtimin e shokut të saj të jetës dhe njëkohësisht për të shprehur dhimbjen e shkaktuar nga humbja e tij. Afati i pritjes është katër muaj e dhjetë ditë, duke u bazuar në fjalët e Allahut të Lartësuar: “E ata që vdesin dhe lënë gra pas vete, ato (gratë) presin katër muaj e dhjetë ditë.” (Bekare, 234). Gjithashtu, i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Gruas nuk i lejohet të mbajë zi më tepër se tri ditë për ndonjë të vdekur, përveçse për të shoqin, për të cilin duhet të mbajë zi katër muaj e dhjetë ditë." (Shënon Buhariu dhe Muslimi)
Ndërsa për gratë shtatzënë, afati i mbajtjes së zisë mbaron pas lindjes së fëmijës, pasi ato janë të veçuara nga ky ajet kuranor: “Ndërkaq, për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin.” (Talak, 4)
Ndërkaq obligimet e gruas së cilës i ka vdekur burri janë këto:
-Nuk duhet të dalë nga shtëpia ku banonte në kohën kur i ka vdekur i shoqi, derisa të plotësohet afati i pritjes. Pra, ajo nuk duhet të dalë nga shtëpia, veçse në rast nevoje: p.sh. për të shkuar në ambulancë apo për të blerë ushqime, nëse nuk ka kush t’ia kryejë këtë gjë.
-Duhet të veshë rroba të thjeshta, pa zbukurime. Nuk ka rëndësi se ç’ngjyrë janë këto rroba, kryesorja është që të mos jenë të zbukuruara, sepse kështu ka urdhëruar i Dërguari, paqja qoftë mbi të.
-Nuk duhet të përdorë asnjë erë të mirë.
-Nuk duhet t’i lyejë sytë apo të zbukurojë fytyrën.
-Nuk duhet të vendosë zbukurime prej ari, argjendi apo diamanti, pa marrë parasysh nëse janë varëse, byzylykë, unaza etj..
Të gjitha zakonet e tjera të përhapura te shumë njerëz (si p.sh. gruaja gjatë zisë nuk duhet të flasë me askënd, nuk duhet të lahet më tepër se një herë në javë, nuk duhet të ecë këmbëzbathur në shtëpi e të ngjashme me këto) nuk kanë asnjë bazë në Islam. Asaj i lejohet t’i bëjë të gjitha gjërat e mësipërme, pasi nuk ka asnjë argument që t’i ndalojë ato. Gjithashtu edhe ato gjëra që i theksuat ju në pyetje, si mosgatimi i ëmbëlsirave gjatë festave në Ramazan e Bajram, nuk kanë ndonjë bazë në Islam. Allahu di më së miri!

Almedin Ejupi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (29/09/2009)
Klikime: 1092 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024