E martë, 24/12/2024, 03:55
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A duhet tani ta kompensoj këtë namaz
Pyetja:

Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Para tri vitesh ose më shumë kam qenë i sëmurë nga një sëmundje lëkure. Në atë kohë isha namazli, mirëpo nuk kisha njohuritë e duhura fetare. Meqenëse për shkak të asaj sëmundjeje nuk e kam pasur të lejuar të prekja ujin me lëkurë, nuk kam falur namaz. Më vonë kam mësuar për tejemumin si dhe njohuri të tjera fetare, mirëpo kjo çështje nuk më është kujtuar deri tani. Kur dikush më përmendi kohën kur isha i sëmurë nga ajo sëmundje, m’u kujtua “ah, namazi, nuk e kam falur gjatë asaj kohe”. Sëmundja më ka zgjatur një javë ose dy javë, nuk jam i sigurt. Pyetja ime është: A duhet tani ta kompensoj këtë namaz?
Tashmë jam penduar për këtë vepër.


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Së pari, e falënderojmë Allahun Fuqiplotë që ju ka shëruar nga ajo sëmundje dhe e lusim Atë që të mos ju kthehet prapë ajo sprovë.
Sa i përket pyetjes që ka të bëjë me kompensimin (kazanë) e namazit të kaluar, se a duhet të kompensohet apo jo, themi se kjo çështje ndahet në dy pjesë, pra, se a ka dijeni njeriu se sa namaze i kanë kaluar, apo jo.
Sa i përket kompensimit të namazeve të kaluara për të cilat njeriu nuk ka njohuri se sa i kanë kaluar, dijetarët ndahen në dy mendime. Disa thonë se duhen kompensuar të gjitha e disa thonë se mjafton pendimi dhe që njeriu të kujdeset për namazet pas pendimit. Kurse për ato namaze që njeriu e di se sa i kanë kaluar, nuk njihet asnjë nga dijetarët që nuk porosit për kompensimin e tyre, përpos nëse ky njeri ka dalë nga feja (është bërë murted). Kështu që edhe ju duhet t’i kompensoni ato namaze të kaluara, pasi keni njohuri se sa ju kanë kaluar. Allahu e di më së miri.

 

Fatmir Raçi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (01/10/2009)
Klikime: 505 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024