Pyetja: A do të ketë xhinë ne xhenete? Dhe, nëse ata janë kundërshtarët tanë në tokë, si ka mundësi që në xhenet do jenë pranë nesh?
Përgjigja: Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit Nuk është e vërtetë se xhinët janë kundërshtar apo armiq të njerëzve.
Xhinët janë krijesa të Allahut, sikurse edhe njerëzit, por ata kanë tipare e veçori që dallojnë nga njerëzit. Kurse shejtanët që janë armiq të përbetuar të njerëzve dhe që mundohen t`i devijojnë me të gjitha format dhe mënyrat njerëzit janë nga xhinët.
Kështu që çdo xhin nuk është shejtan, por nga xhinët ka muslimanë dhe jobesimtarë, ata që janë besimtarë do të jenë prej banorve të xhenetit, kurse jobesimtarët do të jenë prej banorëve të xhehenemit. Alaudin Abazi 20.02.2006
|