Pyetje: Selamun alejkum! E kam një pyetje për kunatën time. Ajo është shtatzënë, posa ka hyrë në muajin e nëntë.Ajo i falë të gjitha kohët e namazit, mirëpo tani po e ka shumë të vështirë të përkulet për ruku dhe të bijë në sexhde dhe të ngrihet prapë. Unë i tregova se kam dëgjuar që mund të falet edhe ulur, mirëpo disa i kanë thënë që të mos falet ashtu përderisa nuk ka fakte që një gjë e tillë është e lejuar. Ju lutem, më tregoni nëse ka ndonjë hadith që e argumenton një gjë të tillë.Ju lutem, që të më ktheni një përgjigje! Allahu ua shtoftë dijen dhe ju shpërbleftë!
Përgjigje: Alejkum Selam! Gruaja shtatzënë, e cila nuk mund të kryejë namazin në format e veta të kërkuara, siç është: qëndrimi në këmbë, rukuja, sexhdeja etj., mund të falet ulur pasi ajo ka arsye për një gjë të tillë. Nuk bën të falen namazet farze ulur pa arsye, përderisa lejohen nafilet. Namazet farze mund të falen ulur kur namazfalësi: - nuk mundet të qëndrojë në këmbë fare, - i shtohet sëmundja të cilën e ka, - i vonohet shërimi ose - gjen vështirësi të madhe gjatë të falurit në këmbë sa e humb koncentrimin në namaz.
Kështu që në rastin tuaj lejohet që ajo grua të falet ulur.
Pyetje: Selamun alejkum!E kam një pyetje për kunatën time. Ajo është shtatzënë, në muajin e pestë më duket. Më pyeti se a bën t’i fali vetëm farzet pasi nuk po mundet të bjerë në sexhde dhe se e ka vështirë të ngrihet prapë. Namazi i jacisë është në ora 12 këtu në Gjermani. Si duhet të falet ajo apo ndoshta nuk duhet të falet fare. Ajo më tha se nëse nuk ka asnjë mundësi tjetër nuk do ta lejë namazin se e falë atë me gjithë shpirt.
Përgjigje: We alejkum selam! Gruaja shtatzënë mund të falet në karrige ulur duke u përulur vetëm pak nga pozita e uljes për në ruku si dhe pak më tepër për në sexhde. Po ashtu mund t’i falë vetëm farzet e pesë kohëve të namazit si dhe vitrin mundësisht. Sa i përket namazit të jacisë duhet ta falë vetëm atëherë kur të hyjë koha e jo më herët. Si dhe nuk lejohet të mos e falë jacinë pa marrë parasysh gjendjen e saj.Allahu e di më së miri!
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku
|