Pyetje: Selam alejkum! Desha ta bëj një pyetje: jam e infektuar shumë në vaginë dhe po përdori barëra qe disa ditë por pa sukses. Dikush më ka thënë që nëse e përdor dhjamin e derrit kurrë më s’do të kem problem edhe pse nuk mundem të veproj kështu edhe nëse shërohem në këtë mënyrë. Desha të më tregoni se a është i ndaluar mishi i derrit edhe për shërim? Allahu ju shpërbleftë!
Përgjigje: Alejkum selam ve Rahmetullah! Motër e nderuar, nëse keni për qëllim shërimin me dhjamë të derrit duke e ngrënë atë, nuk lejohet përdorimi i tij në asnjë mënyrë, e nëse është për qëllim përdorimi i tij si pastë apo krem për të lyer ndonjë organ, atëherë mund të lejohet (sipas disa dijetarëve, jo unanimisht) nëse është e vetmja mundësi për të arritur deri tek shërimi. Nëse shërimi është i mundshëm me metoda të tjera, atëherë nuk lejohet përdorimi i dhjamit të derrit, sepse nga derri gjithçka konsiderohet si e papastër dhe e fëlliqtë. Nëse nuk gjeni bar tjetër dhe filloni ta përdorni dhjamin, keni kujdes të largoni atë papastërti nga trupi kur të faleni, sepse prej kushteve përgatitore për namaz është eliminimi i papastërtive në trup, rroba dhe në vendin ku faleni! Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku
|