Pyetja:
Pata një pyetje në lidhje se a bën me ju dhenë mes' h dy pale çorapeve të holla në llogari të një çorape te trashe? Dhe në përgjithësi a bën me ju dhënë mes'h dy palë çorapeve?
Përgjigja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Është e diskutueshme problematika e dhënies mes`h çorapeve te fukahatë në përgjithësi. Gjithashtu është e diskutueshme edhe dhënia mes`h dy palë mesteve. Edhe pse këto dy çështje në librat e fikut janë të shtjelluara ndaras, me këtë rast ne do të japim një përgjigje të përmbledhur.
Themi se qëndrimi i saktë në këtë është se lejohet dhënia mes`h çorapeve edhe nëse janë të holla, por jo të tejdukshme, gjithashtu lejohet edhe dhënia mes`h dy palë çorapeve, pasi me këtë realizohet urtësia për të cilën është përligjur kjo dispozitë (lejimi i dhënies mes`h pa i larë këmbët), pasi realiteti dëshmon që muslimani në kohët e ftohta detyrohet nganjëherë të veshë më shumë se një palë çorape dhe me këtë nëse e detyrojmë t`i zhvesh një palë, atëherë nuk kemi çuar në vend edhe objektiven për çfarë është lejuar edhe mes`hi. Allahu e di më së miri.
Alaudin Abazi
|