E premte, 27/12/2024, 00:45
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 5
Vizitorë: 5
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Dave

Bëhu thirrës ne islam

S’ka dyshim se thirrja në rrugë të All-llahut është prej veprave më të çmuara dhe më të ndershme që mund t'i veprojë çdo besimtarë dhe besimtare.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: "Unë jam prej muslimanëve?” [Fussilet, 33]

        Nga të gjitha fjalëve që mund t’i flet njeriu, dhe prej të gjitha shprehjeve gjuhësore që mund t’i shpreh ai, gjithëherë fjala "davet-thirrje në islam”  mbetët fjala me i mirë dhe më e ëmbël.
        Kjo fjalë e lartësuar "Thirrje” ishte detyrë dhe mision i të dërguarve dhe pejgamberëve. Pra, detyra e vetme për të cilin ishin dërguar profetët dhe pejgamberët ishte thirrja në rrugë të All-llahut.
        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Ne asnjë nga të dërguarit nuk e dërguam ndryshe vetëm në gjuhën e popullit të vet, ashtu që ai t’u shpjegojë atyre (në atë gjuhë). E All-llahu e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do. Ai është i fuqishmi, i urti.” [Ibrahim, 4]
        Udhëzimi është në duart e All-llahut, por obligohemi që çdokush të thërret në rrugë të Allahut që në këtë mënyrë thirrja të arrin tek të gjithë njerëzit.
        Vallë, athua kush e përciell thirrjen islame pas të Dërguarit të fundit Muhamedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tek njerëzit?
        Ata janë pasuesit e të Dërguarit të All-llahut, Muhamedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], besimtarët e sinqertë, ata të cilët lëvizin nëpër tokë dhe i thërrasin njerëzit në rrugë të All-llahut. 
        I dërguari i All-llahut, Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ishte vula e Pejgamberëve dhe nuk vjen pas tij asnjë pejgamber tjetër. Andaj, çdo besimtar duhet ta merr përsipër këtë mision që e kishte i Dërguari i All-llahut. 
        Dëshmi për këtë është fjala e All-llahut [subhanehu ve teala]: "Ty ta zbritëm Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kur’anin).” [Nahl, 44]
        Ai i cili ua tregon njerëzve dhe ua bën të qartë Hallallin dhe Haramin,  i urdhëron në vepra të mira dhe i ndalon nga e keqja ai vetëm se është duke e vepruar misionin dhe detyrën e pejgamberëve. All-llahu [subhanehu ve teala] daven e bëri moto të çdo besimtari dhe atribut të pandashëm të tij.  Andaj, përderisa je besimtar patjetër duhet të jesh thirrës për në rrugën e All-llahut [subhanehu ve teala]. Nëse don që ta plotësosh Imanin duhet patjetër të jesh thirrës për në rrugën e All-llahut [subhanehu ve teala].
All-llahu [subhanehu ve teala] i ka theksuar në Kur'an virtytet e veçanta të besimtarëve dhe tha: "Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin...” Pastaj i tregoi veprat, me të cilat duhet të stolisën dhe tha: "Urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhënjyes, i urtë.” [Teube, 71]
        Mund ta vëresh edhe ti vëlla lexues, se urdhërin për vepra të mira dhe ndalimin nga veprat e këqija  All-llahu [subhanehu ve teala] e ka cekur para kryerjes së namazit dhe dhënies së zeqatit edhe pse këta dy të fundit llogariten si dy shtyllat më të mëdha të islamit. 
        Namazi është shtylla më e fortë e islamit, llogaritet si shtylle e gjithë fesë. Kush e kryen namazin ka praktikuar fenë dhe kush e lë pas shpinde dhe nuk e kryen me rregull, ka lenë të gjithë fenë pas shpinde. Por, pas gjithë kësaj vlere dhe pozite të namazit në Islam All-llahu [subhanehu ve teala] i dha përparësi dhe prioritet urdhërit në vepra të mira dhe ndalimit nga veprat e këqija.
        Më këtë All-llahu [subhanehu ve teala] don t'i edukojë besimtarët që të mos të jenë egoist, që të mos të falin vetëm ata namazin dhe të jepin zeqatin e mos t'i veprojë veprat individualisht, por patjetër duhet të kujdesen edhe për shoqërinë ku jetojnë.
Nuk është prej etikës islame që besimtari ta merr këtë mision dhe detyrë dhe ta ruan vetëm për vetën e tij, por duhet që këtë begati dhe mirësi ta përcjellë edhe tek njerzit e tjerë, qofshin musliman apo jomusliman.
        Pastaj, shiko urtësinë e All-llahut në fund të ajetit ku thotë: "Të tillët do t’i mëshirojë All-llahu.” 
        Ata të cilët stolisen dhe zbukurohen me këto tipare; urdhërin në vepra të mira dhe ndalimin nga veprat e këqija, e falin namazin, e japin zeqatin, i nënshtrohen dhe respektojnë All-llahun dhe të Dërguarin e tij, Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem],  
"Të tillët do t’i mëshirojë All-llahu.”
        Përse All-llahu [subhanehu ve teala] i vëçoi keta me mëshirë?
        Ngase të tillët i mëshiruan robërit e All-llahut. Këta kur i shikuan njerëzit se po drejtohen nga një humnerë, po shkojnë drejt një zjarri, po largohen nga All-llahu [subhanehu ve teala], zgjodhën një jetë plot brenga dhe vështirësi, nuk pushuan dhe nuk i kaploi plogështia, por i përvolën krahët dhe ua bënë të qartë njerëzve rrugën për te All-llahu [subhanehu ve teala]. Me këtë ata i mëshiruan robërit e All-llahut dhe ua treguan shënjat e rrugës së vërtet, ndaj edhe All-llahu i mëshiroi për këtë.

Ragib Serxhani
Përktheu:
Abdyl Fuga

Kategori: Dave | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/08/2009)
Klikime: 1507 | Komentet: 2 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 2
2 agnesa  
0
nesa

1 agnesa  
0
nesa

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024