Falënderimet i takojnë vetëm All-llahut të Vetëm kurse salavatët dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], pas të cilit nuk ka të dërguar. Më pas: Me rastin e Ramazanit të bereqetshëm iu drejtohem vëllezërve të mi-imamëve të xhamijave me disa fjalë të thjeshta. Këto janë këshilla, që nuk me shtyu tjetër t’i shkruaj pos dashuria ndaj All-llahut [subhanehu ve teala] dhe mbaj shpresën të jenë të sinqerta.
Vëlla imam i xhamisë! Së pari, ta përhajroj këtë muaj të begatshëm, që Zotin e lus që të më bëjë mua dhe ty prej atyre që e agjërojnë dhe falën natën me besim dhe llogaritje dhe të na japë sukses në punë të mira! Vëlla imam! Muaji i Ramazanit, ashtu siç është muaj i agjërimit, namazit të natës, sadakasë, muaj i Kur’anit, nënshtrimit dhe ibadetit, ashtu është dhe muaj i daves-thirrjes në Islam, që kjo sidomos imamëve i takon më tepër. Ky muaj është shans për edukimin fetar dhe pastrimin e shpirtrave. Sepse njerëzit gjatë këtyre ditëve më shumë e frekuentojnë xhaminë, falin namazin me xhematë, falin taravinë, qëndrojnë në Itikafë dhe janë të pregaditur emocionalisht për vepra të mira dhe hajrate. Padyshim që kjo është mirësi nga All-llahu [subhanehu ve teala] që ua dha robëve të vet. Andaj, nuk duhet që një imam ta humbë këtë rast të mirë, por ta përfitojë atë sepse mu ky është menhexhi-misioni i Pejgamberëve, alejhim selam! Po vëlla, Ramazani është rast i volitshëm për imamët e sinqertë. Atyre u duhet të jenë të kujdesshëm për hutbet, të kujdesën për xhematin për faljën e namazit dhe namazit të natës. Patjetër, për të dhën fryt në këtë muaj duhet angazhim dhe lodhje, zellë dhe kujdesje. Mu ky ishte qëllimi që të drejtohem me këto këshilla dhe porosi e dhashtë Zoti që të kemi dobi të gjithë.
Porosia e parë: Ta kesh frikë All-llahun fshehurazi dhe haptazi. Ta kesh frikë All-llahun në çdo gjë që bën dhe zoton. Të kesh sinqeritet në fjalë dhe vepra. Dije se sinqeriteti është shkak që të kesh sukses dhe arritje në dunja dhe shpëtim ne Ahiret. Ka thënë Ibën El-Xhevzi: "Vërtetë, gjithnjë deshton ai që nuk ka sinqeritet.” Andaj, të kesh nijet të sinqertë në imamllekun tënd, në namazin që falë, në thirrjën që bën, në lutjet e tua. Se njeriut, ashtu siç thuhet, i ipët aq sa ka nijet.
Porosia e dytë: Ti po përgatitësh për punë serioze dhe davet gjatë Ramazanit, e kjo është një barrë e madhe për atë që e preokupon ngritja e Islamit. Kërko ndihmë nga All-llahu [subhanehu ve teala] dhe mbeshtetju Atij dhe kërko nga Ai që ta lehtësoi çështjen dhe të të japë begati në misionin tënd si imam, në thirrjen tënde, se vërtetë nuk ka ndihmë tjetër pos All-llahut. All-llahu [subhanehu ve teala] tha për Musaun, alejhi selam, atëherë kur u obligua me thirrje dhe përcjelljën e mesazhit:
قَالَ رَبِّ اشْرَحْ لِي صَدْرِي* وَيَسِّرْ لِي أَمْرِي * وَاحْلُلْ عُقْدَةً مِنْ لِسَانِي*يَفْقَهُوا قَوْلِي) (طـه:25،28).
"Ai (Musau) tha: "Ma zgjëro gjoksin tim (me ndihmo)! Dhe më lehtëso në këtë punën time! Më zgjidh nyjen e gjuhës sime! Që ta kuptojnë fjalën time.” [Ta Ha, 25-28] Porosia e tretë: Imamlleku është emanet. Ke frikë Zotin për emanetin që more. Kujdes namazet që t’i kryesh në kohën e vet dhe asnjëherë mos mungo përveç nëse ke arsyetim nga feja. Ti je shëmbull tek të tjerët për fjalët që i thua dhe punën që bën. Si dëshiron prej njerëzve ruajtjen e namazëve kurse ti nuk i ruan ato apo nuk i kryen ashtu siç duhet. Porosia e katërt: Kujdesu, All-llahu të begatoftë, për mirëmbajtjen e xhamisë dhe pregaditjen e saj për xhematin dhe itikafin; duke e parfymosur, pastruar e mirëmbajtur orenditë që gjinden në të dhe rregullimin e abdes’hanëve dhe zëzmadhuesve. Porosia e pestë: Kujdesu që të jesh i përgaditur në njohjën e çështjeve të fesë; rregullave të agjërimit, rregullat e namazit të natës, itikafit, sadakatul-fitrit, rregullat e bajramit dhe gjashtë ditëve të shevalit sepse do të kesh shumë nevojë për këto atëherë kur vet do t’i aplikosh ne ibadet dhe padyshim do të kesh pyetje edhe nga xhemati. Imami këtë mund ta arrijë duke shfletuar librat e jurispondencës islame-fikhut apo librat e fetvave të dijetarëve të mëdhenj e pse jo dhe me anë të dëgjimit të ligjëratave nga audiokasetat e të ngjashme me to. Porosia e gjashtë: Kujdesu që të kesh ligjërata të rregullta në kohën që ti e sheh të përshtatshme për xhematin, nga temat më më efekte për xhematin dhe të jesh i përgaditur në to.
Porosia e shtatë: Kujdesu që ta pasosh sunetin e Pejgamberit [sal-lallahu alehi ve sel-lem] gjatë taravive, të ruash një mesatare në dua, mos u ngut gjatë faljes. Kanë thënë dijetarët: "Është e urrejtur për imamin të shpejtojë namazin me xhematë aq sa mos të kenë mundësi (xhemati) t’i aplikojë sunetet e namazit.” Vallë, si i bëhët me atë që shpejton aq sa nuk kanë mundësi vaxhibet t’i kryejnë?! Porosia e tetë: Disa imamë bëjnë udhëtime të shpeshta gjatë ramazanit dhe e lënë xhaminë me ditë të tëra apo përfundojnë leximin e tërësishëm të Kur’anit më herët dhe dhjetë ditët e fundit shkojnë në Mekke dhe thojnë duke arsyetuar punën e tyre, ne kemi lënë zëvëndisin tonë në xhami! Ky është gabim sepse të shkosh në umre është sunet kurse të kryesh detyrën e imamit është vaxhib e si i jepët përparësi sunetit para vaxhibit?! Pastaj umra është dobi që kthehet vetëm tek përsoni, i cili e kryen atë, kurse dobia e imamllekut përfshin edhe xhematin dhe për këtë është më primare të qëndrosh imam në xhami. Porosia e nëntë: Të bësh davet në lagjën tënde gjatë ditëve të ramazanit. Janë disa mënyra të provuara më parë dhe që janë frytëdhënëse në ramazan. 1. Shpërndarja e dhuratave – Vërtetë, dhurata i çel zemrat në rrugën e davetit dhe është lidhje e mirë dhe e lehte më njerëzit. Por, duhesh të kesh kujdes se nga xhemati ke njerëz të mirë dhe jo të atillë dhe ata dallojnë në kryerjen e namazit. Andaj, ti duhesh të jesh preçiz t’i japësh secilit aq sa e meriton. 2. Çel gara me mesime islame në lagjën tënde duke i klasifikuar njerëzit sipas moshës dhe duke iu dhuruar fituesve shpërblime simbolike që mund të jenë dhe vlera monetare. 3. Vizitoi njerëzit që janë të manget në fe, të cilet janë largë namazit dhe nuk kujdesën për edukimin e fëmijëve, janë të dhënë pas luksit dhe të tjera nga vesët e këqija. 4. Gostia e dijetarëve dhe hoxhallarëve për të mbajtur ligjërata pas taravive. 5. Shfrytëzimi i prezëncës së grave që vinë për t’u falur duke u dhuruar atyre kaseta, libra dhe duke iu kushtuar një kujdesje të veçantë duke u sjellë atyre ndonjë ligjëruese fetare. 6. Vendosja e ndonjë rregulli a orari të mësimeve fetare, apo udhëzimeve që vendosen në mure. 7. Organizimi për Ditët e Bajramit duke bërë ndonjë gosti organizative me kojshitë, përshendetja e të gjithve dhe hapja e frymës së gjallërisë dhe dashurisë dhe përmirësimi i lidhjeve të armiqësuara. Porosia e dhjetë: Imamit gjithmonë i takon t’i manifestojë këto punë me urtësi, këshillë të mirë, butësi, jo me egërsi. Të kujdesët shumë që njerëzit t’i udhëzojë në rrugë të drejtë, ashtu siç ishte Pejgamberi [sal-lallahu alehi ve sel-lem]:
(فَبِمَا رَحْمَةٍ مِنَ اللَّهِ لِنْتَ لَهُمْ وَلَوْ كُنْتَ فَظّاً غَلِيظَ الْقَلْبِ لَانْفَضُّوا مِنْ حَوْلِكَ فَاعْفُ عَنْهُمْ وَاسْتَغْفِرْ لَهُمْ وَشَاوِرْهُمْ فِي الْأَمْرِ ...
"Ti ishe ibutë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet…” [Ali Imran, 159]
(ادْعُ إِلَى سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ وَجَادِلْهُمْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعْلَمُ بِمَنْ ضَلَّ عَنْ سَبِيلِهِ وَهُوَ أَعْلَمُ بِالْمُهْتَدِينَ) (النحل:125),
"Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit.” [En-Nahl, 125] Porosia e njëmdhjetë: Të ushqesh agjëruesit në këtë muaj të bekuar. Të përgaditësh një vend të posaçëm për iftar dhe për këtë angazhoi edhe xhematin. Kështu që me ushqimin e trupit të tyre mundohu t’i ushqesh edhe shpirtërisht. Porosia e fundit: Kujdesja për të varfërit e lagjës. Të bësh një organizim për mbledhjen e zeqatit nga ata që e kanë obligim dhe për shpëndajrjen në të varfërit e lagjës. Kështu që atyre t'u rrish afër, të kujdesësh për hallët e tyre, tu mbulosh mjerimin e tyre dhe t’ua zgjasësh dorën tek ata që kanë mundësi të japin për hire të All-llahut [subhanehu ve teala]. Në fund: Vëlla imam i xhamis! Vërtetë, njerëzit qëllimkëqinj garojnë për t’i larguar njerëzit nga mirësia e Ramazanit dhe zhdukja e gjallërisë së tij dhe prishja e ëmbëlsisë së tij me filma serial nga llojet më të ndyra, nga filmat më të turpshme. Andaj, neve na duhet ta ruajm gjallërinë, mirësinë dhe begatinë e Ramazanit. Pra, të lodhëmi pak për hire të All-llahut. All-llahu na dhashtë sukses të gjithve. Dhe Salavatët dhe selamët qofshin mbi Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], mbi familjen e tij dhe shokët e tij. Muhamed Ibën Ibrahim Es-Sebër Imamë i xhamisë El-Emire –Rijad 5 tetor 2005 - 2 ramazan 1426
|