Ua drejtoj këto fjalë të gjithë muslimanëve, atyre që kanë ardhur për ta kryer haxhin edhe të tjerëve.
Ua drejtoj atyre këto fjalë që të jenë këshillë për ta sepse e kam detyrë. I them këto duke shpresuar që të zgjohen nga gafleti, të marrin vetëdijen më të plotë dhe përpjekjet e tyre të mëdha.
I këshilloj ata që studimet e tyre, shkrimet dhe udhëzimet e tyre të jenë të drejtuara tek ajo që ata janë në nevojën më të madhe: "Sqarimi i të vërtetës, për të cilën u dërgua Pejgamberi i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].
Madje kjo nevojë është edhe më primare dhe më e domosdoshme sësa nevoja e tyre për ushqim dhe pirje, apo edhe me e madhe sësa nevoja për shpirtin.
Vërtet, gjinden shumë përpjekje nga ligjëruesit, shkrimtarët dhe udhëzuesit për të mirë dhe kjo varësisht se çka sillet në mendimet dhe planët e tyre dhe kjo veprimtari u duket në sytë e tyre se është më e duhura dhe më e domosdoshmja.
Sot i shoh ata që flasin në çështjet e fesë, shumica e tyre apo thuaj të gjithë – me përjashtim atij që do Allahu, shkruajn dhe udhëzojnë vetëm në çështje, të cilat në të vërtetë janë nga degët dhe pjeset e fesë. Gjenë shkrimtar që nuk shkruan tjetër pos në obligueshmerinë e namazit, apo detyrën e të falurit me xhemat, apo për haxhin, apo agjërimin, apo zekatin apo diç të ngjajshme. Apo shkruan vetëm në disa ndalesa, si: Kamatën, krimin, grabitjen, ç'nderimin dhe të tjera nga mëkatët dhe kundërveniet.
Nuk kanë bërë keq, rrugë të mirë kanë marrur. Përveç se nga nevoja më kryesore kanë qëndruar tepër largë.
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], krijesa më e mirë, që në fillim të pejgamberllekut ia filloi prej më më të rëndësishmes. Ai dhjet vite prej pejgamberllekut dhe para se u bë farz namazi, i cili është shtyllë e fesë dhe para shtyllave tjera të Islamit i shfrytëzoi për ta bërë të njohur tevhidin – njejshmërinë e All-llahut dhe gjatë tërë kësaj kohe ka thirrur në te. Krahas kësaj ua bëri të qartë shirkun, ua tërhoqi vërejten nga ai dhe i urdhëroi që të largohen largë tij.
Ajetet e para, që u zbritën tek ai si mesazh dhe mision i tij ishin ajetet:
يَا أَيُّهَا الْمُدَّثِّرُ {1} قُمْ فَأَنذِرْ {2} وَرَبَّكَ فَكَبِّرْ {3} وَثِيَابَكَ فَطَهِّرْ {4} وَالرُّجْزَ فَاهْجُرْ {5} وَلَا تَمْنُن تَسْتَكْثِرُ {6} وَلِرَبِّكَ فَاصْبِرْ {7}
"1. O ti i mbuluar! 2. Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur). 3. Dhe madhëroje Zotin tënd! 4. Dhe rrobat tua pastroji! 5. Dhe të keqës së ndyrë largoju! 6. Dhe mos u mburr me atë që jep dhe të duket shumë! 7. Dhe për hir të Zotit tënd duro! [El-Muddeththir]
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] përdorte mënyra dhe rrugë të ndryshme për t'ua tërhequr njerëzve vërejtjen nga shirku dhe për të thirrur në tevhid. Jepte mundin më të madh për ta çuar mesazhin e tevhidit tek njerëzit. Saqë njeherë u ngrit në kodren "Safa" duke bertitur më zë të madh: "O njerëz... o njerëz...! E kur u mblodhën u tha: "O ju njerëz, unë jam derguar tek ju që t'ua tërheq vërejtjen para një denimi të rrept."
Andaj, duhet që të gjithë muslimanët e posaçërisht dijetarët që krejt mundin e tyre dhe përpjektjet e tyre t'ia kushtojnë asaj të vërtete, për të cilën u dërguan të dërguarit, prej të parit e deri tek i fundit, Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe t'ua mësojnë të tjerëve këtë, të punojnë më këtë haptazi dhe në vete, dhe të mbjellin dashuri mes tyre, të këshillojnë dhe të bëjnë porosi për këtë.
Duke ia filluar prej:
• Tevhidit rububijeh (njëjshmerisë së veprave që i takojnë vetëm Zotit),
• Emrave të bukur dhe cilësive të larta të All-llahut [subhanehu ve teala],
• Nënshtrimit të All-llahut dhe adhurimeve që i meriton vetëm All-llahu [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], i Cili nuk ka të shoqëruar.
Duhet mësuar atyre se çdo gjë në gjithësi, mbi ne dhe poshtë nesh, çdo cilësi, levizje, qetësi, të gjitha këto i ka krijuar All-llahu i madhëruar, nuk ka Zot pos Tij.
T'ua mësojnë njerëzve se si ta njësojnë All-llahun e Madhëruar, t'ua mësojnë emrat e Tij të bukur, atributet e Tija dhe veprat e Tija. Të besojnë se All-llahu është një, nuk ka zot që meriton të adhurohet pos Tij.
Ai është Zoti që çdo krijesë i drejtohet Atij për çdo nevojë, s'ka lindur kë as nuk është i lindur dhe Atij askush nuk i është i barabartë. Ai është i gjallë, gjithherë i zgjuar, për çdo send ka fuqi, dhe për çdo gjë është i ditur. Dëgjon dhe sheh, kënaqët dhe hidhërohet, don dhe është i dashur, këto dhe cilësi të tjera që janë cekur në Kur'an dhe sunnet.
Të gjithë emrat dhe atributët, të cilat janë të cekura në Kur'an dhe sunnet i pohojmë duke mos i gjasuar me asnjë të përgjasuar. Dhe në anën tjetër ia mohojmë të gjitha cilësit dhe atributet, të cilat nuk i përkasin Atij, mirëpo duke mos ia mohuar ato që i takojnë.
Të njësohet All-llahu [subhanehu ve teala] në ibadetin që duhet vetëm Atij kushtuar me të gjitha llojet e adhurimit. Të mos adhurohet kush tjetër pos Tij, e as mos të lutet kush tjetër pos Tij, mos t'i përulët askuj tjetër pos Tij, të mos i mbeshtet askuj pos Tij, mos të jetë kush më i dashur sësa Ai, mos të kërkohet nga askush ndihmë përveç Tij, mos të flijojë e as të përbetojë përveç për hir të Tij, të mos ketë dro as frikë askënd përveç Atij dhe të mos mbajë shpresën në askënd përveç në Te.
T'i mësojmë njerëzit që kur të janë në pikëllim dhe mërzi tek Ai të shpejtojnë, kur të kenë ndonjë hall apo nevojë Atij t'i drejhtohen, dhe te jetë Ai Zoti që çdo herë i drejtohen, kur të jenë në vështirësi apo rehati.
Kjo pra është ecenca e fesë, apo kuptimi i fjalës "LA ILAHE IL-LALLAH".
Gjithashtu t'u mësohet njerëzve dhe t'u bëhet e qartë kuptimi i gjysmës së dytë të shehadetit "ESH-SHHEDU ENNE MUHAMMEDEN RESULULLAH".
Ta shqiptojnë këtë me fjalë, ta besojnë me zemër dhe t'i praktikojnë parimet e kësaj fjale. T'i veprojnë të gjitha ato obligime të cilat i ka urdhëruar, t'i besojnë të gjitha lajmëve që na ka lajmëruar dhe t'i largohen të gjitha gjërave që i ka ndaluar.
Të mos e adhurojnë All-llahun ndryshe përveç ashtu siç e ka bërë sheriatike Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].
Dashuria e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] të jetë më e madhe sësa dashuria për shpirtin, fëmiun, baballarët dhe më e madhe sësa dashuria për të gjithë njerëzit.
Të gjykojnë me sheriatin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në çështjet e mëdha dhe të vogla, në të pakta dhe të shumta, ashtu siç ka thënë All-llahu i Gjithfuqishëm:
فَلاَ وَرَبِّكَ لاَ يُؤْمِنُونَ حَتَّىَ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لاَ يَجِدُواْ فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجًا مِّمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُواْ تَسْلِيمًا
"Por jo, për Zotin tënd! Ata nuk janë besimtarë derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në të gjitha mosmarrëveshjet mes tyre, derisa të mos mbetet në veten e tyre asnjë pikë kundërshtimi ndaj vendimeve të tua dhe derisa t’i pranojnë ato (vendimet e tua) plotësisht të nënshtruar." [En-Nisa, 65]
Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Nuk ka besuar askush prej jush derisa të jenë dëshirat e tija të përputhura me atë që kam ardhur unë."
Një gjë shumë e rëndësishme:
Muslimanët të kenë lidhja dhe kontakte në mes tyre, t'ia përkujtojnë njëri-tjetrit këto parime madhështore. Të orvatën në maksimum që ta studijonë në detajë këtë besim dhe të kujdesën shumë që ta praktikojnë dhe të veprojnë me te. Të këshillohen në mes veti me këshilla të sinqerta dhe të kapën të gjithë për litarin e All-llahut (Kur'anin) dhe mos të përçahen dhe të jenë si një trup duke u bashkuar rreth librit të All-llahut dhe sunnetit të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].
Të jenë një grusht që ta ruajnë këtë fe dhe t'i luftojnë armiqtë pabesimtarë dhe mushrikët e kësaj feje.
Kjo do të jetë shkak i lumturisë, shpëtimit dhe fitimit në këtë botë dhe në botën tjetër.
Në hadith të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thuhet: "All-llahu është i kënaqur me tri gjëra nga ju: Ta adhuroni atë dhe mos t'i bani rival Atij asgjë, të kapeni të gjithë për librin e All-llahut dhe mos të përçaheni dhe t'a këshilloni atë që All-llahu e bëri udhëheqës të juajin."
Së fundi lusim Zotin që t'i dërgojë salavatët dhe selamet Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], familjes së tij dhe sahabëve të tij.
Muhamed bin Ibrahim Ali Shejh Muftiu i mëhershëm i arabisë saudite Fetava ve mesail, vol. 1. Përktheu: Ankebut.com
|