E premte, 27/12/2024, 00:28
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 14
Vizitorë: 14
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Dave

Udhëzimet e Pejgamberit s.a.v.s në mikpritjen e të rinjëve të penduar

Përgjegjësia e davetit ndaj të rinjëve që pendohen është shumë e madhe. Disa nga këto detyra i takojnë secilit njeri, disa nga këto thirrësve dhe disa i takojnë organizatave për thirrje në Islam.
    Në këtë punim përmblodha disa pika kryesore, që duhet t'i kushtojmë rëndësi të madhe secili nga ne, në mikpritjen e një të riut që është penduar.

       1. Ta shfaqim gëzimin kur një i ri pendohet dhe t'ia përgëzojmë atij pendimin

       Gëzimi me pendimin e pendimtarëve dhe udhëzimin e të udhëzuarve është sunnet i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe mirësi e kërkuar.

       All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

قُلْ بِفَضْلِ اللّهِ وَبِرَحْمَتِهِ فَبِذَلِكَ فَلْيَفْرَحُواْ هُوَ خَيْرٌ مِّمَّا يَجْمَعُونَ

       "Thuaj: "Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata.” [Junus, 58]

       Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]:

والله! لله أفرح بتوبة عبده من أحدكم يجد ضالته بالفلاة

       "Vallahi, All-llahu gëzohet më shumë kur i pendohet robi i vet sesa njëri nga ju kur e gjenë në shkretëtirë kafshën që e përdor për hipje." [Buhari, 5958]

       Është parim fetar për muslimanët kur pendohet ndokush t'ia përgëzojnë pendimin. Një gjë të tillë e gjejmë tek rasti i Ka'b Ibën Malikut kur u pendua.

       Ibën Kajjim El-Xhevzijjeh kur flet për hadithin e pendimit të Ka'b Ibën Malikut thotë: "Në këtë hadith gjejmë se është e pelqyer që ta përgëzojmë atë, të cilit ia është ridhënë ndonjë mirësi fetare, të çohemi në këmbe kur të vijë, t'ia japim dorën kur ta takojmë. Kjo gjë është sunnet. Gjithashtu lejohet t'i përgëzojmë njerëzit për të mirat e kësaj bote." 1

       Muslimanët më herët e kanë praktikuar këtë sunnet dhe u gëzonin shumë kur njerëzit udhëzoheshin në Islam. Historija vërteton se muslimanët gjatë çlirimeve u ofronin njerëzve mundësin e zgjedhjes mes pranimit të Islamit dhe dhënies se xhizjes. Kush pranonte Islamin hynte në rradhët e muslimanëve dhe posedonte çdo të drejtë që posedonin muslimanët. E kush zgjidhte fenë e kombit të vet u mirrte nga ai xhizja. E kur njerëzit pranonin Islamin muslimanët nga gëzimi dhe hareja bënin tekbire më shumë sesa kur triumfojshin në betejë. 2
 
Nuk ka çudi për këtë sepse pëndimi është mirësi madhështore dhe dhunti hyjnore. Madje ai që pendohet duhet ta ketë të ditur se dita më e mirë e jetës së tij është dita kur pendohet nga mëkatet dhe udhëzohet në adhurimin e All-llahut Fuqiplotë.

       Imam Ibën Kajjim El-Xhevzijeh, kur flet për hadithin e pendimit të Ka'b Ibën Malikut, thotë: "Në këtë hadith ka argument se dita më e mirë e jetës së një njeriut është dita kur udhëzohet tek All-llahu dhe kur All-llahu t'ia ketë pranuar pendimin. Kjo kuptohet nga fjala e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kur i tha Ka'b Ibën Malikut: "Përgëzohu me ditën më të mirë që ke jetuar prej se të ka lindur nëna." Nëse thuhet se si mund të jetë kjo ditë (dita e pendimit) më e mirë sesa dita që ka hyrë në Islam? I themi se kjo ditë është plotësuese e ditës që ka pranuar Islamin. Dita që ka hyrë në Islam është fillimi i kënaqësisë, kurse dita e pendimit është plotësimi dhe kulmi i lumturisë, All-llahu na qoftë në ndihmë!" 3

       Është më vlerë ta përmendim këtu se mënyra më e mirë për t'i thirrur njerëzit në Islam ishte mënyra e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], rruga që ai ndoqi ishte më e drejta rrugë. Nuk ka rrugë tjetër frytdhënëse pos pasimit të rrugës se Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] që pati ndaj njerëzve me karaktere të ndryshëm. Tiparet e larta të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] me të rinjtë në Islam u bënë të dukshme në raste dhe ndodhi të numërta. Në historinë e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] gjejmë mikpritjen më të mirë ndaj atyre që hynin në Islam. Sjellja e lartë e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe pritja e mirë që u bënte të rinjëve në Islam ka arritur kulminacionin. Ai kishte falje me ta dhe u kujdeste shumë për ta, madje edhe me ata që e mundonin. Shpesh gjejmë raste që Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] u gëzonte shumë me të kthyerit në Islam, mikpritja dhe hareja vihej re në fytyrën e tij kur i takonte ata. U bëntë gosti të mirë dhe ua çelte dyert e shpresës për faljen e All-llahut dhe mëshirën e Tij.

       Një gjë të tillë e gjejmë tek rasti kur e pranoi Islamin Halin Ibën Velidi [radijallahu anhu]. Në këtë rast u nisën tek Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ky, Amër bin Asi dhe Othman bin Ebi Talha [radijallahu anhum].
 
Thotë Halid Ibën Velidi: "Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ishte lajmëruar se ne po shkojmë tek ai dhe u gëzua shumë. Unë i vesha rrobat më të mira që kisha dhe u nisa rrugës për tek Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Gjatë rrugës me takoi vëllai im dhe me tha: Shpejto, se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka dëgjuar për ty dhe është gëzuar se ti po shkon dhe ai po u pret. Shpejtova deri sa e pashë. Prej së largu filloi të buzqeshej derisa qëndrova para tij. E përshendeta me selamin pejgamberik dhe ma ktheu selamin me fytyrë të qeshur. I thashë: Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah ve enneke Resulull-llah. Më tha: Elhamdulilah që All-llahu të ka udhëzuar. Unë më herët kam parë se ti je intelegjent dhe kam dëshiruar që të përfundosh në të mirë."4

 

       2. T'i mësojmë besimtarët se si ta presin një të ri që pendohet

       Gjithashtu përgjegjësi e davetit është që t'i mësojmë besimtarët në përgjithësi dhe t'ua bëjmë me dije rolin e tyre ne thirrjen e të rinjëve dhe mikpritjen e pendimit të tyre. Mikpritja është mesazhi i parë i të penduarit. Kjo e bën atë të jetë i vendosshëm ne ibadet dhe t'i qëndrojë fortë pendimit. Në anën tjetër, pritja jo e mirë e bën atë të largohet. Pritja e mirë mund të jetë me fjalë apo me vepra apo qëndrim apo kontakt. Edhe pritja e keqe mund të jetë me njërën nga këto.

       Shumica e muslimanëve marrin pjesë në pritjen jo të mirë të të penduarve dhe të kthyerve në Islam. Nga muslimanët ka të atillë që të jetë koprrac madje për një buzqeshje që t'ia dhurojë të penduarit, apo shikim të butë apo fjalë të ëmbël. Kur i takon ata i shikon me fytyrë të vrenjtur. Ka mundësi që me këtë shikim i penduari të ndihet i nënçmuar. Ai nuk mendon se kjo mund të jetë shkak që i penduari të fillojë të mendojë që të kthehet prap në mëkatet e tija, prej të cilave është penduar dhe të largohet krejtësisht nga rruga e udhëzimit.

 

       3. Duhet t'ia hapim derën e shpresës atij që pendohet

       Është përgjegjësi fetare që atij që pendohet t'ia hapim derën e shpresës. Këtë e vërteton hadithi i Amër bin Asit që ka thënë: " Shkova tek Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe i thashë: Zgjatma dorën dhe po ta jap besën! Ma zgjati dorën, por unë e tërhoqa. Më tha: Çfarë ke o Amër?! I thashë: Dua një kusht! Më tha: Çfarë kushti do? I thashë: Që t'më falën mua (gabimet). Më tha: A nuk e di se Islami i shlyen të gjitha ato që kanë kaluar, dhe se hixhreti i shlyen ato të mëparshmet dhe se haxhi i shlyen ato të mëparshmet?! 5
 
 I penduari ka ankth për mëkatët që i ka bërë para pendimit. Andaj thirrësi islam duhet të ketë kujdes që t'ia bëjë të qartë se pendimi i shlyen të gjitha mëkatet e mëhershme dhe t'ia largojë pesimizmin nga zemra. Duhet t'ia përkujtojë atij ajetët dhe hadithet që tregojnë gjërëzinë e faljes se All-llahut dhe mëshirën e Tij të madhe.

 

       4. Konsiderimi i ndenjave dhe emocioneve të të riut që pendohet

       Detyrë e davetit është që të kujdesemi për ndjenjat dhe emocionet e një të riut që pendohet. Njeriu, çfarëdo pozite të ketë poseduar në shoqërinë që e ka pasur, ka nëvojë që t'ia respektojmë ndjenjat e tija. Ai me pendimin ka bërë një ndërrim të madh në jetën e tij, pothuajse është ndërrim total i gjendjes së tij. Sidomos kjo është shumë e rëndësishme tek disa të rinj që kanë pasur pozitë të lartë në shoqëri.

       Fakt që vërteton përgjegjësin e konsiderimit të ndjenjave të atij që pendohet dhe se ai ka mundësi të kthehet në mëkate përseri, shkak i së cilës mund të jetë një fjalë përqeshëse, është hadithi ku Sabij bin Mabed thotë: "Isha i krishter dhe pranova Islamin. Më pas bëra haxhin dhe umren. Duke bërë dhikret e haxhit më dëgjuan Zejd bin Savhani dhe Selman bin Rebia, që i kisha dhe të afërm, dhe thanë: Ky është më i humbur sesa devja nga i zoti i vet. Kur më thanë kështu m'u duk se me këtë fjalë ma ngarkuan kodren mbi supe. Shkova tek Omeri [radijallahu anhu] dhe i tregova për këtë. Omeri [radijallahu anhu] shkoi tek ata dhe i qortoi rreptë. Pastaj u kthye tek unë dhe më tha: Mos u merakos, se je udhëzuar në sunnetin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], je udhëzuar në sunnetin e Pejgamberit tënd [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].

       Fjala e Sabiut "...mu duk se me këtë fjalë ma ngarkuan kodren mbi supe..." tregon gjurmet e mëdha të një fjale, të cilën dikush mund ta thotë dhe nuk i kushton shumë kujdes.

       Ta turpërosh të penduarin për mëkatët apo gabimet e tija që i ka bërë apo mangësitë që i ka nuk është prej udhëzimëve islame. Madje kjo ka një rrezik të madh. Ndodhë që kjo të jetë shkak që të kthehet njeriu përseri në mosbesimin e tij.

       Ibën Asakiri në librin e tij "Tarihu Dimeshk" tregon se një herë një njëri ka shkuar tek dera e xhamisë dhe ka thënë: O ju besimtarë, unë isha çifut dhe pranova Islamin dhe tash nuk e pelqej çifutizmin. Andaj, mos me nënçmoni se unë isha çifut e të kthehem përseri në te! 6
 
Disa njerëz qellimisht e nënçmojnë të penduarin për mëkatin që e ka bërë dhe mëpas është penduar. Ai nuk e ka parasysh se çdo bir i Ademit është gabimtar, më i miri gabimtar është ai që pendohet.

       Ky i penduari është prej njerëzve më të mirë pas pendimit të tij. Ka thënë Hattabi: "Nuk i takon askujt ta nënçmojë tjetrin për mëkatin që ka bërë. Sepse krijesat të gjitha janë të njejta nën robërinë e All-llahut.

       Transmetohet së në një hadith është cekur: "Mos shikoni në mëkatet e robëve sikur të jeni zota, por shikoni sikur të jeni robër!" 7

       Ka thënë Hasan El-Basriu: "Kush e nënçmon vëllaun e vet për një mëkat që është penduar tek All-llahu [azze ve xhel-le] nuk do të vdesë derisa All-llahu ta sprovojë me të njejtin mëkat."8

 

       5. T'i japim të kuptojmë të riut se ai është i rëndësishëm në shoqëri dhe t'ia ruajm pozitën që ka

       Prej përgjegjësisë se davetit në mikpritjen e një të riut që pendohet është që të ndihet i rëndësishëm në shoqëri. Ka mundësi që ai të ketë qenë i lartë tek njerëzit që i kishte rreth tij dhe në shoqërinë e tij. Nuk duhet të lihet pasdore kjo çështje duke u argumentuar se ai është që pat nëvoj të pendohet dhe të udhëzohet.

       Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kishte zakon që ta ruante pozitën e përsonalitetëve në shoqërinë e tyre. Këtë e dëshmojnë raste të shumta. Udhëheqësit e Kurjshëve para Islamit u bën udhëheqës pas Islamit. Halid Ibën Velidi, Amër bin Asi, Akremeh dhe shumë të tjerë [radijallahu anhum]. Bazë e këtij parimi ishte fjala e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Më të zgjedhurit në injorancë janë më të zgjedhurit në Islam, nëse kuptojnë."

       Transmetohet se Xherir bin Abdullah El-Bexhelij [radijallahu anhu] ka thënë: "Kur u dërgua Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] shkova tek ai. Më tha: O Xherir, pse ke ardhur? I tashë: Kam ardhur të pranoj Islamin në duart tuaja, o i Dërguari i All-llahut! Ma hodhi mua këmishën e tij dhe u drejtua Sahabëve: Kur t'ju vijë më i ndershmi i një populli, nderone atë!" 9
 
Kur u ankua Akremeh bin Ebi Xhehli [radijallahu anhu] se kur ai kalon në qytetin e Medinës i thonë njerëzit: Ky është biri i armikut të All-llahut, biri i Ebu Xhehlit, mbajti Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] një hutbe, falënderoi All-llahun dhe e lavdëroi Atë dhe tha: "Njerëzit janë lloj-lloj, të zgjedhurit në injorancë janë të zgjedhurit në Islam, nëse kuptojnë." 10

       Pra, ruajtja e pozitës së të riut që pendohet në familjen e tij dhe shoqërinë e tij është prej shkaqëve që e forcojnë të riun në pendimin që ka bërë, andaj duhet t'i kushtojmë rëndësi të veçantë.

 

       Marrë nga libri: Esh-shebab ve binaul-Mustakbel
       Përmbledhje e ligjëratave të mbajtura në konferencen
       e 10-të të asamblesë botërore për të riun musliman, në Kajro.
       Abdullah bin Ibrahim El-Luhejdan
       Përktheu:
       Kujtim Demiri

Kategori: Dave | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/08/2009)
Klikime: 1534 | Komentet: 1 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
1 seuda  
0
Selam Alejkum, jam nje moter muslimane , e cila eshte prej te rinjve qe jane penduar, dhe doja te shprehja te njejten ndjenje qe kam provuar dhe provoj cdo here kur jam ne prani te motrave muslimane. nuk jam e mbuluar, dhe kur shkoj ne xhami pse sjam e mbuluar sme jep selam pothuajse askush, radhe here ka ndodhur e kunderta, dhe ndjej madje edhe nje urrejtje ne ato momente, per veten dhe per njerezit, dhe i druhem edhe shoqerimit me to....Allahu ju a shperblfete, nuk le dite dhe nate pa lexuar ne webfaqen tuaj.

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024