E premte, 27/12/2024, 00:42
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 6
Vizitorë: 6
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Dave

Djaloshi që nuk deshi pasuri

Abdullah Ibën Faraxh, rahimehullah, thotë se kishte pasur nevojë për një njeri që do ti ndihmonte rreth punëve të shtëpisë, të cilin do ta paguante me mëditje. Dhe shkoi në treg, ku e pa një djalë të ri me fytyrë të zbehur që kishte veshur një këmishë prej leshi të cilën e mbante të shtërnguar me një rryp të leshtë, kurse në dorën e tij mbante një shportë dhe një tërkuzë. Abdullahu e pyeti se a do të kishte dëshirë të punojë. Djaloshi tha po, dhe kërkoi që ta paguajë një dirhem dhe një danik (1/4 e dirhemit). Djaloshi po ashtu përcaktoi se do ta ndal punën dhe do të përgatitet për namaz kur të thërret ezani i drekës, po ashtu edhe për në ikindi.

            Abdullahu u pajtua dhe e mori në shtëpinë e tij ku i tregoi se çfarë duhej të bën. Djali punoi mirë dhe nuk tha asnjë fjalë deri sa thirri ezani i drekës. Ia përkujtoi Abdullahut marrëveshjen. Abdullahu i tha që mund të shkonte. Djaloshi shkoi e fali namazin e drekës dhe punoi deri në ikindi. Shkoi e fali edhe namazin e ikindisë, u kthye prap dhe punoi deri në fund të ditës. Abdullahu ia dha rrogën dhe djaloshi shkoi.



 

            Pas disa ditësh, Abdullahu kishte nevojë që të kryeshin edhe ca punë në shtëpinë e tij. Gruaja e tij e këshilloi që ta merr po atë djalosh, sepse ishte i mirë dhe i sinqertë. Abdullahu vajti që ta kërkojë djaloshin, por nuk arriti ta gjejë. Duke e kërkuar, njerëzit tjerë i treguan se djaloshi punon vetëm të shtuneve dhe se ishte njeri i vetëm. Abdullahu priti të vinte dita e shtunë dhe e gjeti djaloshin. Djaloshi u pajtua që të punojë me kushtet e njëjta. Në fund të ditës, Abdullahu deshi që ta paguante më shumë, kurse djaloshi u hidhërua dhe iku. Abdullahu vrapo pas tij dhe e luti që të paktën ta merr atë për cilën ishin dakorduar. Ai pranoi dhe shkoi.

            Pas pak kohe, Abdullahu përsëri kishte nevojë për djaloshin, priti të vjen dita e shtunë dhe shkoi në treg, por kësaj rradhe nuk mundi ta gjejë djaloshin. Dikush tha se djaloshi shpenzonte nga një danik për çdo ditë, por këtë herë ishte sëmurë rëndë. Abdullahu mori vesh se ku jeton ai dhe shkoi për ta vizituar. Ai qëndronte në shtëpi me një grua plakë. Ai vërejti djaloshin i cili flinte, kurse kokën e kishte mbështetur mbi një tullë.

            - A ke nevojë për diçka? – pyeti Abdullahu

            - Po, - u përgjigj djaloshi, - nëse pranon!
 
  - Pasi që të vdes, - vazhdoi djaloshi, shite tërkuzën time, laje këmishën dhe rrypin tim dhe pastaj më varros me ato. Shih, në xhepin tim ka një unazë. Prit deri atë ditë kur Harun el-Rashidi (halifeja i asaj kohe) të vijë në vendin tonë, qëndro në ndonjë vend ku do të mund të vërehej ai dhe pastaj afrohu dhe tregoja unazën. Por këtë bëje pasi që të më varrosësh mua. Abdullahu u pajtua.

            Kur vdiq djaloshi, Abdullahu veproi ashtu siç kishte kërkuar ai. Kur në atë vend erdhi Harun el-Rashidi, ai shkoi ta sheh atë, i tregoi se kishte besim në të dhe ia tregoi unazën. Haruni e ftoi Abdullahun të shkon tek shtëpia e tij, kur Abdullahu shkoi atje, Haruni kërkoi që çdokush që ishte prezent të largohet, dhe e pyeti Abdullahun se kush ishte ai dhe kush ia kishte dhënë atë unazë. Abdullahu iu përgjigj pyetjeve të tij. Kur Haruni dëgjoi tregimin e gjatë filloi të qajë aq shumë saqë Abdullahut i erdhi keq për të.

            - O udhëheqës i besimtarëve, - iu drejtua Abdullahu halifes. Kush ishte ky djalosh?

            - Djali im! – u përgjigj Haruni.

            - Por si ka mundur që të jetë ashtu?

            - Ai lindi para se të më jepej besimi për halife. Është rritur me kujdes, dhe ka qenë shumë mirë i edukuar në Kur’an dhe në lëmi tjera. Pasi që e mora halifatin, ai iku dhe nuk brengosej fare për të mirat e kësaj bote. Ishte tepër i lidhur me nënën e tij dhe unë ia dhashë asaj këtë safir të çmuar që t’ia jap atij. Ai pranoi me mosdashje. Nëna e tij ka ndërruar jetë, dhe që atëherë ti je i vetmi që më ka informuar në lidhje me të. Sonte do të më dërgosh tek varri i tij.

            Abdullahu e dërgoi Harunin tek varri i djalit të tij. Haruni qau një kohë të gjatë dhe ngeli aty deri në agim. Haruni kërkoi që Abdullahu të qëndron aty për disa ditë që të mund të shkojnë te varrezat gjatë netëve.

            Abdullahu nuk dinte se ai ishte djali i Harunit përderisa nuk i tregoi Haruni vetë

 

 

ehli-sunnet.com 2008

Kategori: Dave | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/08/2009)
Klikime: 1464 | Komentet: 3 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 3
3 Donjeta  
0
ALLAHU i bekoftë besimtarët e vërtetë
ALLAHU i njeh besimtarët dhe jobesimtarët
dhe ALLAHU nuk është i padrejtë me askënd.

2 livia  
0
histori e mrekullueshme,,,kjo...amin,,,

1 gjynahqari  
0
I lumi ai qe e blen xhennetin me dunja, MASHAALLAAAAH, ALLAHUMMEXH'Alna MINES-SALIHIINE ET-TAIBINE EL-MUTTEKIN!!!? ti lexues i komentit lute ALLAHUN te me mbroje mua dhe ty nga dunjaja dhe zjarri i xhehennemit...?!!!

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024