I lindur më 1906 në Egjipt, Hassan el Benna, rrjedh nga një familje dijetarësh. Më 1928 ai formoi shoqërinë e quajtur Ikhvan el-Muslimin (Vëllezërit muslimanë). Kjo lëvizje, që kishte për qëllim ripërtëritjen e Islamit u shtri shpejt nëpër Egjipt e rajon. Në dhjetor 1948, organizata e vëllezërve muslimanë u shua përderisa mijëra nga anëtarët e saj u arrestuan. Hasan el Benna i pati shpëtuar arrestit për t’u vrarë në shkurt të vitit 1949.
Vëllai im në Islam (mbrojtja dhe kujdesi i Allahut qofshin mbi ty). Falënderimet qofshin për Allahun, përveç Tij tjetër nuk ka. Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi Muhammedin, i cili u dërgua mëshirë për mbarë njerëzimin, mbi familjen e tij, shokët dhe gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi ty tash kur udhëton me një qëllim të përkryer dhe synim fisnik, dhe atëherë kur të kthehesh me një përgatitje të theksuar për një mision bujar.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi ty përderisa i shërben Islamit me frytet më të përsosura të shkencës dhe diturinë më të mirë.
Vëllai im më i dashur, shpejt ke për tu gjetur në mesin e njerëzve që nuk i ke njohur më herët, me sjellje dhe tipare me të cilat nuk je mësuar. Në ty ata do të shohin shembullin e një muslimani. Andaj kikujdes që të shohin në ty shëmbëlltyrën më të mirëdhe imazhin më të bukur, në mënyrë që ta kuptojnë se fjala "musliman” shpreh virtyt dhe fisnikëri. Me vete ke një besë të çmuar, ajo është bashkëshortja jote e ndershme, çmoje këtë. Ndaj saj të jesh shokë besnik. Siguroj asaj qetësi dhe lumturi. Ndaje lumturinë me të, duke qenë i kujdesshëm në të drejtat tua dhe të mos jesh neglizhent gjatë kryerjes së detyrave tua. Lexo këto pak fjalë që burojnë nga dashuria dhe sinqeriteti im ndaj teje, si një vëlla më i vjetër që i dëshiron vëllait dhe motrës së tij dëshirat më të mira dhe një jetë të lumtur.
1. O vëllai im, dallohu për nga respekti ndaj Allahut xh.sh. në të gjithë sjelljet tua. Kuptoje se Ai vazhdimisht vështron sipër teje, të sheh dhe posedon çdo gjë për të cilën ke nevojë – kudo që të jesh. Ai di tradhtinë e syve tu dhe gjithçka që zemra jote fsheh. Përpiqu që Allahu mos të sheh ndryshe, përveçse është i kënaqur me ty.
Mos u bë i pakujdesshëm në respektimin e atij që është Një (I Lartësuar dhe i Madhërishëm është Ai), përndryshe djalli do të depërtoj në ty dhe do të pushtohesh nga teket e dëshirat tua. Beso, vëlla i dashur, se nëse një zemër është e vetëdijshme nga vështrimi i Allahut, djalli kurrë nuk do t’i afrohet asaj. Mirëpo, kur ajo largohet nga Allahu, e keqja bëhet tërheqëse për tëdhe shpejt do ta vërshojnë lakmitë dhe dëshirat trupore. Kështu që, bashkoje zemrën me shikimin e Allahut dhe në vigjilje kërko strehim prej mjedisit dhe mos u bë në mesin e të shkujdesurve.
2. Kryej detyrat tua obliguese me të cilat të ka urdhëruar Allahu, në kohën e tyre të caktuar. Mos i lë pas dore me pretekst për t’i kryer më vonë, ngase je i zënë me punë apo arsye tjera justifikuese. Ky është një mashtrim i vetvetes: "E mos shko pas dëshirave se ato të shmangin prej rrugës së Allahut” (Sad, 26).
Gjithashtu kuptoje vëllai im i dashur se askush nuk afrohet tek Allahu me diçka më të dashur tek Ai se sa kryerja e detyrave obliguese në kohën e tyre, siç theksohet në sahihun e Buhariut. Andaj ke mendjen e mos i lë pas dore ato e as mos ndiej përtaci për t’i kryer; ato janë e drejta e Allahut mbi ty. Qëndro i pa lëkundur në namaz dhe plotësoje agjërimin. Vështirësitë që do t’i përjetosh gjatë agjërimit në tokën e Perëndimit do të mundësoj ty një shpërblim të vlefshëm dhe një pasuri më tepër në llogarinë tënde; është një kënaqësi tek Zoti yt si dhe nder për ty. Kështu që mos tento të prishësh agjërimin, përpos nëse nuk je në gjendje ta kompletosh atë. Nuk kam nevojë të këshilloj më shumë për detyrat obliguese, në fund të fundit ato janë kapitali yt. A mund ta imagjinosh dikë që ka humbur kapitalin e tij, çfarë do të jetë gjendja e tij nesër?
3. Kurdo që të kesh kohë kryej detyra vullnetare si shenjë nënshtrimi. Fali namazet sunnete. Shto lutjet tua për të kërkuar falje dhe shto falënderimin ndaj Zotit tënd Bujar. Mbaje në mend se, lutja e atij që është në rrugëtim apo larg atdheut, do të përgjigjet; prandaj, shto lutjet tua në fshehtësi dhe me përulësi. Vazhdo përkujtimin ndaj Allahut. Përkujtimi i Allahut në mesin e një populli të shkujdesur është si një fener ndriçues. Kështu që, shfrytëzoje këtë kohë, sepse është një stinë për të mbjellë shpërblimet e Botës tjetër, vetë për ata që dëshirojnë të zën ëkëtë mundësi dhe të përfitojnë nga kjo stinë.
4. Shto leximin e Kuranit të Famshëm me kutpim dhe shpjegim. Është shërim për shpirtin dhe qetësim për zemrën. Përcakto një pjesë për ta lexuar në fillim të ditës dhe një tjetër në fund të saj, që të kesh kështu një fillim të mbarë dhe një fund të mirë.
5. Në qejfet e jetës dhe kënaqësitë e kësaj bote, do të gjesh atë që përkul zemrën, impresionon mendjen, tërheq syrin dhe huton atë shpirti i të cilit është i dobët. Mos lejo të joshesh nga to, sepse ato të largojnë nga vlerat dhe bëjnë që të harrosh botën tjetër: "Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t’i sprovuar me të, sepse shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm. Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të furnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet” (Ta Ha: 131-132). Ji i vetëdijshëm vëlla i dashur se në shikim të Allahut gjithë këto kënaqësi nuk peshojnë as sa krahu i mushkonjës dhe nuk të qojnë as te nderi e as te virtyti. Ato nuk janë tjetër përveç se manifestime të qejfeve dhe gracka të joshjes. Andaj ke kujdes që mos të lejosh djallin të mashtroj, përndryshe do të zhytesh në greminën e mëkatit dhe korruptimit.
Gjithmonë përkujto fjalët e Allahut: "Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek Alahu është e ardhmja më e mirë” (Ali Imran: 14). Libri i Allahut përsëritë këto fakte ditë e natë. Andaj mos u bë në mesin e atyre që i japin përparësi jetës së kësaj bote para Botës tjetër, apo në mesin e atyre që mashtrohen nga pamja e jashtmee gjërave pa gjykuar esencën e tyre.
6. Vëlla i dashur, atë që Allahu e ka bërë Haram (të ndaluar) për ne, ata njerëz e konsiderojnë Hallall (të lejuar) për vete. Kështu që, kur bëjnë një akt të ndaluar, as nuk do të ndihen të turpëruar e as nuk do të mundohen t’i shmangen për të mos e përsëritur. Ti as nuk duhet të pajtohesh me teket e tyre e as të përzihesh me ta në mëkatet e tyre. Përndryshe, nuk do të lëshohesh pa u përgjigjur para Allahut dhe nuk do të kesh justifikim ditën e Gjykimit.
7. Mos u shoqëro me vajzat e tyre, dhe mos lejo që mes teje dhe atyre të lind ndonjë miqësi e veçantë apo lidhje emocionale. Nëse ky lloj shoqërimi është mëkat edhe për të tjerët, atëherë ky mëkat është dyfish më i madh për ty dhe ti e di mirë domethënien e kësaj. Edhepse në mesin tonë ti njihesh si njeri i besueshëm dhe modest, po ta përmendi këtë si paralajmërim karshi gremisë së mëkateve, në mënyrë që këmbët tua kurrë mos të rrëshqasin.
8. Sa i përket alkoolit, mos iu afro atij dhe mos përdor mjedisin si justifikim, sepse kur Allahu e bëri haram, ai ishte në dijeni për të gjitha llojet e mjediseve, mirëpo Ai nuk përjashtoi ndonjë vend apo popull nga ky ndalim. Allahu e bëri të ndaluar për të gjithë, pa dallime apo përjashtim. Andaj ke kujdes dhe mos lejo që ai të zë vend në barkun tënd, në të kundërtën do të mbetej si një pikë e zezë në lëkurë të pastër. Qëndro i vendosur sa më shumë që të mundesh para pijes së parë. Sepse kur mendja humbet, vijon edhe pija e dytë dhe e tretë, me anë të së cilave ka rënë në humnerë, nga e cila është vështirë të ikësh, pasi se ke diskriminuar veten dhe të tjerët. Pastaj, edhe sikur t’i largohesh këtij mëkati me keqardhje e pendim, prap nuk mund të krahasohesh me pastërtinë origjinale dhe besueshmërinë madhështore që ke gëzuar dikur.
9. Mos shijo gjësend në ato restaurante që shërbejnë ushqime haram, si mish derri apo ngordhësira. Në atë që është hallall ke zëvendësimin dhe kënaqësi. Andaj mos provo haramin dhe mos lejo që trupi yt të rritet me të, përndryshe zjarri është ai që meriton trup. Allahu ka ndaluar atë që është e papastër: "...e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet” (Araf: 151)
10. Sa u përket kazinove, klubevet të natës, dhe vendeve tjera të kota koha jote është shumë më çmuar për tu humbur në to. Kam parë thënien, koha është flori, por nuk jam pajtuar me të. Koha është shumë më e vlefshme se floririr sepse koha është jetë. Nuk është e vërtetë se jeta jote s’është gjë tjetër pos një grumbull orësh përfundimin e të cilave kurrë nuk mund ta di? I dashuri vëlla, bëhu i rreptë me kohën tënde dhe mos e hargjo atë përveç në atë që është e rëndësishme, dhe merr kënaqësi vetëm nga ajo që është e ligjshme.
11. Bëhu kritik, me mendjemprehtësi, bëhu i drejtë dhe mundohu t’i njohësh njerëzit si duhet. Mos lejo që mirësia jote të bëjë të harrosh të keqen e tyre, dhe e keqja e tyre të lëndoj sa të harrosh të mirën e tyre. Më saktë, studioji ata ashtu si bën një hulumtues apo pedagog. Rretho me dituri gjithë punët e tyre, pastaj me një sy të mprehtë shqyrtoje atë. Shfaqi të mirat që ke gjetur tek ata njerëz dhe ai populli, dhe kthehu fitimtar dhe i përkrahur. Diçka tjetër pos kësaj, lë prap tek ta dhe mos u kthe përderisa ke ç’pluhurosur duart tua dhe ke zbrazur mendjen nga e gjithë ajo. Atje do të gjesh një grup njerëzish të cilët ç’nderojnë të dërguarin tënd, përgënjeshtrojnë Kur’anin tënd dhe turpërojnë popullin tënd. Mos u ul me njerëz të tillë, derisa ta ndërrojnë temën e diskutimit qoftë edhe nëse të duket e domosdoshme të futesh në dialog me ta. Diskuto me ta në mënyrën më të mirë. Shpjegohu atyre të mirën që di ti dhe shmangu polemikave që qojnë në urrejtje dhe rebelim (fitne).
"Është e vërtetë se ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por Allahu udhëzon kë të dojë dhe ai është që di më së mirë për të udhëzuarit”. (Kasas: 56)
Vëlla i dashur, mbaje mend se thirrja e njerëzve përmes shembujve praktik është shumë më e mirë se thirrja e tyre përmes fjalimit. Është më frytdhënëse dhe më e dobishme ta përdorësh karakterin tënd të lëvdueshëm, përsosjen e vetes tënde dhe sjelljet e çiltra që të mbrohesh dhe t’i ftosh ata në fenë dhe kombin tënd. Kurdo që të jepet mundësi për të mbajtur një fjalim apo ligjëratë në ndonjë vendtubim apo shoqëri të tyre, përgatitu mirë për të. Zgjidh diçka që nuk nxit trazira dhe nuk cenon integritetin e dikujt. Mos u druaj nga pozita e tyre sespe ndihma e Allahut është me ata që janë të sinçertë. Bëhu pozitiv dhe mos nënçmo besimin e të tjerëve, përkundrazi shpjegoju atyre mirësinë e brendshme dhe zbuloju besimin tonë. Duke vepruar kështu, ti ke promovuar si duhet vetëdijësimin dhe nxitje.
Në fund, edhepse ka shumë për të thënë, po ndaloj ngase kam frikë se sikur ta zgjasja këtë bisedë më shumë, do të harroje shumicën e asaj që të kam thënë; sepse të folurit e tepruar mund të hutojë nga ajo që thuhet. Atëherë, dhashë Allahu që të bëheni nga trashëgimtarët më të mirë dhe siguria e Tij të ju shoqërojë kudo.
Përktheu nga anglishtja:
Jeton Mehmeti
|