Më i dalluari Pejgamber, Resulullahu e, u lind në familjen Beni Hashim në Mekë, në mëngjesin e ditës së hënë, më nëntë rebiul-evvel, në vitin e parë të ngjarjes me "elefantin”, ose dyzet vjet pas sundimit të mbretit persian Kisras (Kserksit) - Enu Shervanit. Kjo datë i përgjigjet 20 ose 22 prillit të vitit 571 sipas kalendarit. Këtë datë e ka llogaritur dijetari i madh Muhammed Sulejman El-Mensur Fevri dhe astronomi i shquar Mahmud Pasha.
Ibni Seadi transmeton se nëna e Resulullahut e ka thënë: "Kur e kam lindur, bashkë me të kam lindur edhe një dritë të madhe, nga e cila kanë shkëlqyer pallatet e Shamit.” Ngjashëm transmeton edhe Ahmedi nga El-Urbad b. Sarijeh.
Gjithashtu flitet se, gjatë lindjes së Muhammedit e kanë ndodhur disa ngjarje të çuditshme në botë, të cilat kanë qenë parashenja të pejgamberisë së tij:
Janë rrëzuar katërmbëdhjetë pirgje nga kështjella e Kserksit në Persi, është shuar zjarri të cilin e kanë adhuruar farisejët shekuj me radhë në Indi, janë rrënuar kishat rreth liqenit "Savit” pasi është tharë liqeni. Këtë e transmeton Bejheki, por Gazaliu nuk pajtohet me këtë.
Kur Eminia solli në botë fëmijën, thërriti gjyshin e tij Abdul- Muttalibin, për t’i kumtuar lajmin e gëzueshëm. Ai, plot gëzim, e
merr djalin në duar dhe e dërgon në Ka’be. Aty i lutet Allahut dhe e falënderon për nipin. Aty i vënë edhe emrin Muhammed - e që me siguri dihet se ky emër nuk ka qenë i njohur ndër arabët. Synetia është bërë shtatë ditë pas lindjes, siç ka qenë zakon tek arabët.
Gruaja e parë që i ka dhënë gji, pas nënës së vet, ka qenë Thuvejbja, e mbrojtura e Ebu Lehebit, e cila e ka pasur një foshnjë në gji me emrin Mesruh. Para Muhammedit e i ka dhënë gji Hamzës, djalit të Abdul-Muttalibit, e pas tij i ka dhënë gji Ebu Seleme b. Abdul-Esed El-Mahzumit.
marrur nga libri : Nektari i vulosur i xhehennetit
|