E shtunë, 21/12/2024, 15:26
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Sira

Qëndrimi te fisi Benu Sa'd

Arabët që jetonin në qytet e kishin zakon që foshnjeve t’u gjenin mën­deshë nga fshatrat dhe shkretëtira, duke dëshi­ruar kështu t’i largonin fëmijët e vet nga sëmundjet e qytetit. Fëmi­jët duhej të përkun­deshin në ajër të pastër, të forcoheshin shpir­të­risht dhe të flisnin gjuhën e pastër arabe.

Kështu edhe Abdul Muttalibi del të kërkojë mëndeshë (gruaja që u jep gji foshnjeve) për nipin e vet. Pajtohet me Halimen nga fisi Benu Sa’d b. Bekër, vajzën e Ebi Dhuejbit. Burri i saj quhej El-Harith b. Abdul-Uzza, me ofiqin Ebi Kebsheh, po nga fisi i Halimes.

Muhammedi e ka pasur vëllezër mëndorë (të qumështit), të cilët janë: Abdullah b. (el)-Harithi, Enisa, vajza e Harithit, Hudhafeh ose Xhu­zema, vajza e Harithit, të cilën e quajtën Shejma. Ajo e donte dhe e mbante në duar Muhammedin e, pastaj Ebu Sufjan b. Harith b. Abdul Muttabi, djali i mixhës Resulullahut e.

Xhaxhai i Resulullahut e, Hamza, po ashtu ka pasur mëndeshë nga fisi Benu Sa’d b. Bekër, e një herë i ka dhënë gji edhe nëna e Resulullahut e, kur ka qenë në vizitë te Halimja. Hamza ka qenë vëllai mëndorë i Resulullahut e nga dy anët, prej Thuvejbes dhe Halimes. Halimja me Resulullahun e ka përjetuar mba­rë­si të paparë, si dhe ngjarje të tjera interesante.

kur nuk kemi pasur ushqim. Jemi nisur me një deve, e cila, për Zotin, nuk jepte asnjë pikë qumësht. Askush prej nesh nuk ka fjetur nga të qarët e fëmijës sonë të uritur, i cili nuk ka mundur të ngopej nga gjoksi im. I luteshim Zotit që të na nxirrte nga kjo situatë e vësh-tirë. Kështu arritëm në Mekë. I shikonim foshnjat e posalindura dhe çdonjërës prej nesh na ofruan Resulullahun e, por asnjëra nuk donte ta merrte, sepse ishte jetim - pa babë. Na­tyrisht, ne shpreso-nim që të na paguante babai i foshnjës. Çdonjëra prej nesh thoshte: "Jetim, çka mund të bëj për të nëna dhe gjyshi!?” Andaj nuk dëshi-ronim t’i merrnim jetimët. Ndërkaq, çdo grua që kishte ardhur me mua gjeti për vete fëmijë për gji, përveç meje. Kur bëheshim gati për t’u kthyer, i thashë burrit: "Për Zotin, ndihem e poshtëruar, sepse të gji­tha shoqet e mia gjetën për vete foshnjë për gji. Nuk mund të kthehem në shtëpi kështu e mjerë. Për Zotin, vajta mbrapa ta marr atë jetim.” "Mos u bë merak, gjithsesi vepro kështu, ndosh-ta Allahu me të do të na japë bereqet.” Ajo pastaj vazhdoi tregimin: "Vajta ta marr fëmijën vetëm për shkak se nuk gjeta tjetër. Pastaj, kur e mora, e solla te karvani dhe e vura në gji. Ai i pranoi gjinjtë e mi dhe thithte e thithte gjersa u ngop. Pas tij u ngop edhe djali im. Pastaj Muhammedi fjeti, fjeti edhe djali im, nga vaji i të cilit (nga uria) nuk kishim mundur të bënim asnjë sy gjumë natën e kaluar. U çua burri im dhe shkoi te deveja, kur, çfarë të shohësh, asaj i ishin fryrë gjinjtë. Pastaj e moli dhe pimë që të dy gjersa u ngopëm. Atë natë fjetëm mirë. Kur u zgjuam, burri më tha: "Oj Halime, dije se, për Zotin, e ke marrë një fëmijë me fat dhe me bereqet!” Unë u përgjigja: "Edhe unë kam dëshirë të jetë ashtu.” Pastaj u nisëm. Unë me fëmijët i hipa devesë. Deveja ishte e fuqishme dhe e shpej-të, prandaj shkova mjaft përpara shoqeve, kështu që ato më britën: "Oj e bija e Veh­bit, çka të ndodhi! Pritna pakëz neve, a është ajo e njëjta deve me të ci­lën ke vajtur së bashku me ne?” "Po, për Zotin”, - u përgjigja, - "Ajo ve­të është.” "Nuk është e mundur”, - thanë ato, - "Ka ndodhur diçka me të.”

Pastaj mbërritëm në fshatin tonë - tokë e beni sa’dëve. Nuk kam njo­hur tokë më të thatë se kjo. Delet tona gjithnjë ktheheshin të uritura në shtëpi, por kur erdhëm me Muhammedin, ato u kthyen nga kullotat të ngopura dhe me plot qumësht, pastaj i molëm dhe u ngopëm me qu­mësht. Fqinjët tanë, duke e ditur se delet tona gjer atëherë nuk kishin pasur asnjë pikë qumësht, u thoshin barinjve të tyre: "Të mjerët ju, pse nuk i kullotni delet atje ku kullosin kopetë e bijës të Vehbit?” Por gjith­një ndodhte e njëjta gjë. Delet e tyre ktheheshin të uritura dhe pa qu­mësht, kurse të miat të ngopura dhe 

me qumësht. Përmes kësaj e ndienim gjithnjë mirësinë e Zotit, ndihmën dhe furnizimin e tij. Kjo zgjati derisa Muhammedi mbushi dy vjet. E ndava nga gjiri, sepse dukej më i fuqi­shëm dhe më i madh se moshatarët e tij. Atëherë vendosëm t’ia dërgoj­më nënës së vet, ishim të pikëlluar dhe të mjerë për shkak të ndarjes.

Nënës së tij i treguam se çfarë mbarësie kishim në shtëpi me të dhe i thashë: "Sikur ta lije te ne edhe pak kohë që të forcohet edhe më, do ta kishte më mirë se në qytet. Kam frikë se do t’i bëjë keq ajri i qytetit.” Halimja vazhdoi: "As që kemi shpresuar, e Eminia menjëherë vendosi që ta merrnim fëmijën mbrapsht me vete

Kështu Resulullahu e mbetet te fisi Benu Sa’d. Ishte në mo­shën ka­tër-pesë vjeç, kur ka ndodhur një ngjarje - njëra nga mu’­xhizet e Resulullahut e. "Hapja dhe pastrimi i kraharorit të Muhammedit e.”

Muslimi transmeton nga Enesi se Resulullahut e i erdhi Xhib­rili ndërsa ai luante me fëmijë. Ai e merr këtë, e shtrin përtokë, ia hap kra­harorin gjer te zemra, ia nxjerr zemrën jashtë dhe nga zemra nxjerr një koagulim (mpiksje) dhe thotë: "Me këtë shejtani ka mun­dur të të bëjë dëm.” Pastaj, ia pastruan zemrën në një legen të artë, ku kishte ujë të Zem-zemit, pastaj e qepi dhe e vuri përsëri në vendin e vet. Fëmijët e tjerë vajtën te ndrikulla e tij duke britur: "Muhammedi është mbytur!” Kur e panë përsëri, fytyra e tij kishte ngjyrë tjetër.


marrur nga libri : Nektari i vulosur i xhehenneti
Kategori: Sira | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/08/2009)
Klikime: 778 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024