Abdul-Muttalibi kthehet me Muhammedin e në Mekë. Të tëra ndjenjat e tij, të mirësisë, të bujarisë dhe të dashurisë i ishin drejtu-ar nipit jetim, të cilin e gjeti një tragjedi e re që vetëm ia rihapi plagën e vjetër që s’ishte mbyllur ende - së pari i ati, e tani edhe e ëma.
Gjyshi ishte më i mëshirshëm ndaj Muhammedit e sesa ndaj djemve të tij. Asnjëherë nuk e linte vetëm, gjithnjë ishte dikush me të.
Ibni Hishami thotë: "Abdul-Muttalibi kishte një shilte nën hijen e Ka’bes. Djemtë e tij uleshin rreth shiltes dhe nga respekti asnjëri nuk tentonte të ulej në vendin e babait. Por, kur paraqitej Resulu-llahu e - nipi, ulej në mes të shiltes. Xhaxhallarët e tij, djemtë e Abdul-Muttalibit donin ta largonin, por Abdul-Muttalibi u thoshte: "Lëreni mos e çoni Muhammedin, djalin tim. Ai gëzon vend të posa-çëm tek unë.”
Pastaj e ulte pranë, ia ledhatonte shpinën me dorë dhe gëzohej për çdo gjë që bënte Muhammedi e
Në moshën tetë vjeçare, dy muaj e dhjetë ditë, Resulullahu e humbi edhe gjyshin. Ky vdes në Mekë, duke dëshiruar që kujdesin ndaj nipit t’ia besonte xhaxhait të tij Ebu Talibit, i cili ishte vëllai i babait të Pejgamberit e, nga baba dhe nëna.
marrur nga libri : Nektari i vulosur i xhehennetit
|