E enjte, 26/12/2024, 18:59
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Sira

Marrveshja mbi dinjitetin

Në bazë të luftës paraprake u bë betimi për muajin e shenjtë dhul-ka’de, iniciatorët e të cilit qenë kurejshët me këto familje: Benu Hashim, Benu Muttalib, Esed b. Abdul Uzzaj, Zehreh b. Kulab dhe Tejma b. Merreh, përfaqësuesit e të cilave u mblodhën në shtëpinë e Abdullah Xhedanit et-Temijut, ngase ishte më i vjetri prej tyre dhe shumë i nder­shëm e bujar. Lidhën marrëveshjen se në Mekë nuk do të guxojë të jetë askush i nënshtruar e as i terrorizuar, qoftë ai me­kas ose mysafir, e ata të mos jenë në anën e tij e kundër zullum-­qarit, derisa ky nuk ndalet. Në këtë marrëveshje ka qenë prezent edhe Resulullahu e e kur Allahu Y e ka prirur me shpallje, ka dekla-ruar: "Kam qenë i pranishëm në shtëpinë e Abdullah b. Xhedanit kur u lidh marrëveshja e cila më pëlqeu, e po qe se në Islam do të ftohesha për diçka të tillë, do të përgjigjesha me ëndje,

Kjo marrëveshje është rezultat i fanatizmit paraislamik, që ka rezul­tuar nga "asabijja”. Asabijja është fryma e gjinisë, e cila nën­kuptonte besnikërinë e domosdoshme ndaj farefisit të vet.

Të shohim se cili ishte shkaku i lidhjes së aleancës dhe i nën­shkri­mit të marrëveshjes mbi dinjitetin e njeriut. Një njeri nga fisi Zubejd erdhi në Mekë për të shitur mallin. Këtë mall e bleu El-As b. Vail Es-Sehmi, por nuk e bëri pagesën ashtu siç duhej. Tregtari e luti që ta bënte pagesën siç duhej dhe ftoi përfaqësuesit e familjeve Abdu-Dar, Mahzum, Xhumh, Sehm dhe Ad që ta ndihmonin, por këta nuk e përfillën as njeriun e as ngjar­jen. Atëherë tregtari thërret një poet dhe e lut që në treg t’i recitonte disa vargje, me të cilat do të përshkruante padrejtësinë dhe dhunën që i ishte bërë. Dhe, ndërsa poeti recitonte, aty pari kaloi Zubejr b. Abdul-Muttalibi dhe pyeti: "Cili është shkaku i këtyre vargjeve?” Kur mori vesh shkakun, i mblodhi njerëzit e sipërpërmendur që të merrnin vendimin për res­pek­timin e dinjitetit njerëzor, si për banorët e Mekës ashtu edhe për të huajt që vinin në Mekë. Pastaj të gjithë të tubuarit vaj­tën tek El-As b. Vaili dhe e detyruan t’i jepte tregtarit të drejtën e tij.

marrur nga libri : Nektari i vulosur i xhehennetit

Kategori: Sira | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/08/2009)
Klikime: 957 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024