Kur u kthye Resulullahu e në Mekë, Hatixhja u befasua shumë me suksesin e arritur në tregti. Mejseri i tregon për bujarinë dhe besnikërinë e Resulullahut e dhe i thotë se kjo ka qenë një nga shkaqet e fitimit të madh. Hatixhja njëkohësisht qe e kënaqur dhe e befa-suar. Ishte e ve dhe gjer atëherë e kishin kërkuar shumë pasanikë të njohur, zotërinjtë e Mekës, por ajo i kishte refuzuar, sepse dëshiro-nte t’i përkushtohej vetëm tregtisë. Por, atë që ndjeu ndaj Resulu-llahut e nuk mundi ta fshihte prej shoqes së vet, Nefises, bijës së Menijjetit. Nefisja nuk heshti për këtë, por vajti menjëherë te Resu-lullahu e dhe i tha haptazi që të martohej me Hatixhen. Ai u pajtua me këtë dhe bisedoi me xhaxhallarët e vet, të cilët pajtohen dhe me anë të ungjit të Hatixhes i fejojnë. Menjëherë pas fejesës u bë edhe martesa. Në aktin e kurorëzimit ishin të pranishëm benu hashimitët dhe paria e medarëve. Kjo ndodhi vetëm dy muaj pas kthimit të tij
nga Shami, kurse versioni më i saktë është pas njëzet ditësh. Hati-xhja atëherë ishte dyzet vjeç. Në atë kohë ishte gruaja më e dalluar e Mekës, sipas origjinës, pasurisë dhe mendjemprehtësisë. Kjo është gruaja e parë me të cilën është martuar Resulullahu e dhe gjatë jetës së tij nuk ka pasur grua tjetër.
Hatixhja i ka lindur të gjithë fëmijët e Resulullahut e, përveç Ibrahimit. Më së pari u lind Kasimi, sipas të cilit e kanë quajtur Resu-lullahun e Ebu Kasim. Pastaj është lindur Zejnebja dhe Rukija, man-dej Ummu Kulthum dhe Fatimja, e pastaj djali, Abdullahu, të cilin e kanë quajtur i "Miri” dhe i "Pastërti”. Djemtë i kanë vdekur në dja-lëri, kurse të gjitha vajzat kanë përjetuar Islamin dhe Shpalljen, dhe janë bërë muslimane, muhaxhire. "Muhaxhire” do të thotë se të gjitha janë shpërngulur nga Meka në Medinë, përkatësisht, kanë bërë hixhretin. Megjithatë, të gjitha vajzat kanë vdekur gjatë jetës së Resulullahut e përveç Fatimes, radijAllahu anha, e cila vdes gjashtë muaj pas babait të saj.
marrur nga libri : Nektari i vulosur i xhehennetit
|