E diel, 22/12/2024, 02:55
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 5
Vizitorë: 5
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tefsirë

Komenti I Sures “nurË” - (pjesa I)

Shkruar nga Hasan Abbaz (Nga arabishtja: Bahri Curri) e martë , 02 maj 2006 Renditja e saj në mus’haf: 24.
Emri i saj: Surja (kaptina) Nurë.
Numri i ajeteve: 64.
Zbritja e saj: Transmetohet nga Ibn Abbasi dhe Ibn Zubejri, të cilët kanë thënë: “Surja Nurë ka zbritur në Medinë.”

Dallimi mes Kur’anit medinas dhe atij mekas
Mendimi i saktë (i drejtë) në definicionin e asaj se çka është mekase apo medinase nga Kur’ani Fisnik është: Kur’an mekas është ajo që ka zbritur para hixhretit (shpërnguljes nga Meka në Medinë) edhe nëse ka ndodhur zbritja jashtë Mekës, ndërsa Kur’an medinas është ajo që ka zbritur pas hixhretit edhe nëse ka ndodhur zbritja jashtë Medinës.
Për shembull ajeti: “ përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe.” [Maide, 3] ka zbritur në Arefat në vitin e Haxhit Lamtumirës, afërsisht tre muaj para vdekjes së Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, por megjithatë dijetarët e konsiderojnë këtë ajet prej ajeteve medinase, ngase ka ndodhur zbritja e tij pas hixhretit të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem (shpërnguljes prej Mekës në Medinë).
Ndërsa, ajeti: “Allahu ju urdhëron që t’u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve” [Maide, 58] ka zbritur në Mekë në brendi të Qabes në vitin e Çlirimit (të Mekës), dhe megjithatë dijetarët e llogarisin prej ajeteve medinase, ngase ka zbritur pas hixhretit.

Vlera e saj
Transmeton Hakimi, Ibn Merdevije dhe Bejhekiu nga Aishja, e cila thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mësonjau atyre (grave) tjerrjen (trikotazhin) dhe suren Nurë!”
Transmeton Seid bin Mensur, Ibn Mundhir dhe Bejhekiu nga Muxhahidi, i cili thotë: Ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Mësojani burrave (meshkujve) tuaj suren Maide dhe mësojani grave tuaja suren Nurë!” [Hadithi është mursel]
Ebu Ubejde për vlerat e tij transmeton nga Harithe bin Mudrib, i cili thotë: Na e shkroi Omer bin Hattabi një letër në të cilën thoshte: Mësojeni suren Nisaë, Ahzabë dhe Nurë!

Përmbajtja themelore e sures
Kjo sure përmbledh rregullat dhe dispozitat e edukatës, të cilat janë të ashpra në mënyrat dhe mjetet e aplikimit deri në shkallën e ligjeve dhe të ekzekutivit të tyre (dënimet e parapara në sheriat), por edhe janë të buta që me ngrohtësinë e tyre arrijnë në zemër me dritën e Allahut dhe me argumentet e Tij në gjithësi, në të gjitha aspektet e ndryshme të jetës. Qëllimi është një, në ashpërsi dhe në butësi, është edukimi i personaliteteve, kontrollimi i ndjenjave, ngritja e vlerave morale në jetë që të gjitha këto të lidhen me dritën e Allahut. Ky edukim përfshinë normat edukative individuale, në shtëpi, në familje, në shoqëri dhe në udhëheqje, ngase që të gjitha këto burojnë nga një burim, e cila është akideja (besimi) në Allahun. Të gjitha këto lidhen me një dritë që është drita e Allahut. Konceptet e kësaj edukate burojnë nga drita e Allahut që ndriçoi qiejt, tokën, zemrat, trupat, ndërgjegjen dhe shpirtrat.

Temat e sures
Tema e parë:
Rregullimi i jetës shoqërore, raportet mes mashkullit dhe femrës në çështjet seksuale, në të ceket norma ekzekutive për zinanë (amoralitetin), për shpifjen si dhe arsyeja e ashpërsisë në këtë, dhe përjashtimi i bashkëshortëve nga kjo duke bërë ndarjen mes bashkëshortëve me mallkim (Lian-Mulaene; betim në dënim). Pastaj vjen fjala për shpifjen dhe tregimi i tij, e më pas përfundon kjo temë me vërtetimin se të këqijtë (të pamoralshmit) janë për të këqijat (të pamoralshmet), ndërsa të mirët (të moralshmit) janë për të mirat (të moralshmet) si dhe raportet e ndërsjella mes tyre.
Tema e dytë:
Mënyrat e mbrojtjes nga krimi dhe largimi nga shkaqet e nxitjes dhe motivimet duke filluar me rregullat e shtëpisë dhe kërkimit të lejes për të hyrë nga banorët e shtëpisë, urdhri për ndalimin dhe ruajtjen e syrit, si dhe ndalimi për shfaqjen e stolive. Nxitja për martesën e jetimeve, vërejtja dhe qortimi për nxitjen e vajzave në amoralitet (a prostitucion), të gjitha këto janë shkaqe dhe masa parandaluese për të ruajtur pastërtinë e nderit dhe të moralit në jetën e njeriut.
Tema e tretë:
Lidhja e këtyre normave shoqërore me dritën e Allahut dhe madhështinë e tij dhe me legjislacionet e Tij. Flet për shtëpitë më të pastërta që mund të ndërtohen, e ato janë shtëpitë e Allahut. Në anën tjetër, ata të cilët nuk besojnë veprat e tyre janë si valët e një rrezatimi të rremë, apo si errësirat që janë njëra mbi tjetrën, pastaj përmend Allahu me madhërinë e Tij madhërimin e krijesave që ia bëjnë Allahut, pastaj edhe shumë argumente kosmologjike si ndërrimi i ditës dhe natës, pastaj krijimi i çdo gjallese nga uji, dhe ndryshimi i formave dhe funksioneve të tyre me gjithë llojllojshmërinë dhe ndryshueshmërinë, që të gjitha këto janë përkujtim dhe vetëdijesim.
Tema e katërt:
Krahasimi i edukatës së munafikëve dhe edukatës së besimtarëve ndaj Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në pasimin e rrugës së drejtë dhe në të gjykuarit me ligjin e Tij, këtë e tregon duke treguar dështimin e munafikëve dhe arritjen e suksesit të besimtarëve në pasimin e rrugës së drejtë si dhe premtimi i Allahut se do t’i ndihmojë dhe do t’ua mundësojë mbizotërimin në tokë, triumfi i fesë dhe fitorja kundër jobesimtarëve.
Tema e pestë:
Rregullat e popullit (xhematit) musliman në kërkimin e lejes dhe në respektimin e mysafirit, raportet me të afërmit dhe shokët, dispozitat e besimtarëve ndaj Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem etj.

Kategori: Tefsirë | Shtuar nga: shpend-xhelili (15/08/2009)
Klikime: 659 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024