E diel, 22/12/2024, 03:30
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 8
Vizitorë: 8
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tefsirë

El-Asr Tefsir

Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim

1. Pasha kohën!
2. Me të vërtetë që njeriu është në humbje të plotë,
3. Përveç atyre që besojnë dhe punojnë mirësi e drejtësi, edhe që e këshillojnë njëri-tjetrin për El-Hak,edhe që e këshillojnë njëri-tjetrin të jenë të durueshëm. El-Asr 1-3


Hyrje
Falënderimi i takon All-llahut, paqja, shpëtimi dhe përshëndetja qofshin mbi te dërguarin e All-llahut, mbi familjen e tij,shokët e tij dhe gjithë ata që e kan ndjekur dhe do ta ndjekin rrugën e tij deri në ditën e Gjykimit.

Ka thëne Imam Shafiu : Sikur Allahu do ta kishte zbritur vetëm këtë kaptinë kishte për ti mjaftuar si udhëzim.

1.Pasha kohën!
Ky ajeti Pasha kohën ku Allahu subhanehu ëe t’ala betohet në kohën tregon se koha është ni element mjaft I rëndsishëm edhe pse asnjë fjalë të cilën Allahu në Kuran nuk është e kotë. Por kur Allahu betohet tregon rëndësin e saj.Andja Allahu na bënë apel,na udhëzon,na tregon se duhet shfrytëzimi sa më mirë I saj në vepra që Allahu është I knaqur me to.
Thënia e selefeve tanë të mirë tregon dhe thotë kështu:”Më e mirë është vdekja se sa humbja e kohës.Vdekja ndan nga dynjaja ndërsa humbja e kohës të largon prej veprava të mira dhe Ahiretit”
Andja bie të kuptojmë se ne muslimanët jemi të thirrur nga Krijusi I Gjithsisë and Ai I cili I bëri këto ligje të universit ta shfrytzojm kohën.Bile në kohën ku muslimant kanë humbur vlerën e tyre,kanë humbur atë epitetin e tyre “Musliman” andaj neve na nevojitet koha dhe shfryëzimi sa më I mirë I saj.
Nësë ne do të krahsoheshemi me sahabët do ta shohim se jemi vetëm disa ‘piskila’për zbukurimin e qelsave.

2. Me të vërtetë që njeriu është në humbje të plotë

Nësë do ta shikonim në pikpamjen e parë këtë ajet do të thotë se ne I kemi humbur të gjitha shpresat për jetë. Andaj ajeti I tretë është ai ajeti I cili tregon se cili njeri del nga ky ajet d.m.th nuk hyn në grupën të cilën I ka përmendur Allahu në Kuran.

3. Përveç atyre që besojnë dhe punojnë mirësi e drejtësi, edhe që e këshillojnë njëri-tjetrin për El-Hak,edhe që e këshillojnë njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.


Këtoj janë ajetet përgzuesë ku nëse do I përmbahet njeriu do të shpëtoj.
Disa dijetar thojn se janë dy kushtë ku nëse I përmbahet kësaj do ta shpëtoj vetën e tij. Ndërsa dy të fundit për tjerët .
Përveç atyre që besojnë
Prej shkaqeve që mos me qenë prej njerzëve të humbur qenka të besojm Allahun për Zot duke mos I bërë shokë por me një besim të plotë në Allahun dhe duke iu mbështetur Aij.
Punojnë mirësi e drejtësi
Andja kushti I dytë ëhstë I lidhur me kushtin e parë.Kush të mëson të punosh me drejtësi apo mirësi?Cilit besim duhet ti përkas për vepra të mira?
Kushti dytë për të qenë I fituar si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër qenka puna me drejtësi dhe mirësi.
Edhe që e këshillojnë njëri-tjetrin për El-Hak.
Ndërsa kushti tjetër është që ti udhëzojm tjerët në të vërtet dhe jo në të pavërtet.Nësë ne I duam musliamanët duhet ti udhëzojm që ta thojnë të vërtet dhe në qoftë se është në pytje jeta.
Edhe që e këshillojnë njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.
Fjala “durueshëm” është e njohur për ata të cilët lexojnë Kuran. Allahu dhe Pejgamberi na ka porositur shumë që të jemi të duruëshëm.Prej ajeteve të para qe I kanë zbritur pejgamberit s.a.v.s Allahu xh.sh e ka porositur të jetë I durushëm se Allahu është me ato të cilët janë të Durushëm.


Disa këshilla si duhet ta shfrytëzojmë kohën d.m.th 24 orë.

Në qoftë se je student atëher ke obligime më shume apo nësë je nxënës dhe te duhet mundsi sa më shumë ta shfrytëzosh që të jesh mes FrikëRespektit ndaj Allahut dhe mësimve
1.Zgjimi për ta falur Sabahun dhe deri në kohën e fillimit ta shfrtëzosh në lexim apo përsëritje të mësimeve dhe pastoj zbukrim dhe ngërnjë të ushqimit.
2.Gjat udhës në shkollë të bësh Dhikër p.sh të bëshë dua,tespi,sure,ndëgjim I ndonjë sure,ligjërate dhe kjo të ndihmon shumë në mbajtje në mend.
3.Duke u përshendtur me shokët kjo është sikur të japësh sadaka mandej duke u përgaditut për orë.
4.Ndërmejt pushimi të shkurta nëse e vëren se nuk ke nevoj për lexim të mësimit të fundit atëher bënë dhikër.
5.Në pushim bënë davet duke ju treguar shokëve fenë e Allahut,mbu Pejgamberin a.s,shokët e tij,Xhentin dhe Xhehnemin,gjërave që do tu bëntë t ë dashru fenë.
6.Udhës për shtëpi atëher përsëri o bën davet ose merr dije shkencore nga shokët ose bën muhabet të ndryshme duke mos bërë gjunahe p.sh(përgoimi,shpifje,fjalë të kota,duke sharë etj)
7.Vetëm ha drekën dhe fale namazin dhe pusho pak sa të mendosh se është e mjaftushme deri në kohën e ikindisë.
8.Pastaj shko në xham nëse e ke afër dhe fale ikindin.Takohu me vllezërit dhe bisedo për hallet apo për ndonjë qështje pyet imanin.
9.Si të vish në shpi mëso deri në kohën e Akshamit dhe pas faljes mos u ndaj mësimit deri në kohën e jacise.
10.Pas jacie folju prindërve si e kalon ditën,mësimet nësë ke ndonjë problem etj.
11.Ndëgjo ndonjë ligjërat apo Kuran 1 orë maksimumin dhe pastaj filloj mësimin deri në ora dhjetë
12.Fale namazin e Vitrit dhe kurdis orën që të zgjohesh te fales 30 min ose sipas mundësisë dhe pendohu për ditën dhe ndoshta do fillosh ta shfrtëzosh në maksimum.
Es-selamun-alejkum.

E Ti , shendrrit si flori, ne bregdetin e hapur, ti je i buzeqeshuri deri ne amshim , ngase harmonizon jeten me rregullat e Krijuesit....


Shkruan:Nexhmedin Kalisi

Kategori: Tefsirë | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/08/2009)
Klikime: 694 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024