Shërimi i SAR'AS
Ibn Kajim el-Xhevziu thotë:
"Janë dy lloj të sar'as:
a) sar'a e shkaktuar prej shpirtërave te këqinj dhe fëlliqur tokësor (El-ervah el-habithe esh-sherire el-erdije),
b) çrregullimi medicinal.
Lloji i parë shërohet me ndihmën e investimit të dy lloj përpjekjeve:
1. nga ana e të sëmurit, dhe
2. nga ana e mjekut (shëruesit).
I sëmuri duhet të investojë fuqinë e tij personale dhe përpjekjen e tij në kthimin e sinqertë kah Krijuesi dhe Zoti i këtyre shpirtrave dhe strehim të drejtë (et-tea'uvuz) ku do të bashkohet dhe shkrihet komponenta e zemrës dhe gjuhës, sepse kjo është një lloj lufte. Fitorja kundër armikut nuk vjen vetëm me ndihmën e armëve, pos nëse ajo është me kualitet nga vetvetiu, dhe nëse ndihmesi është i fuqishëm dhe i fortë. Në rast se ndonjëra prej komponenteve të cekura mungon, atëherë fitorja vjen në pyetje, e posaçërisht nëse mungojnë të dyjat; nëse zemra ështe e zbrazët, pa iman (besim), pa frikërespekt dhe mbështetje në Allahun, dhe nëse nuk ka armë.
Këto dy komponentea duhet t'i posedojë edhe mjeku. Nuk mjafton vetëm të thotë: "Dil!", ose "Bismilah", ose "La havle ve la kuvvete ila bilah". Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] thonte: "Dil, o armik i Allahut, unë jam Pejgamber i Allahut!"
Kam parë shejhun tonë (Ibn Tejmijen) si ia dërgonte njeriut të sëmurë personin i cili to të fliste me xhinin që ka hyrë në te dhe do t'ia percillte porosinë: "Shejhu të porositë: 'Dil, se kjo nuk të është e lejuar!' I sëmuri pas kësaj do të zgjohej nga transi. Ndonjëherë shejhu personalisht korrespondonte me te e ndonjëherë ndodhte që xhini i keq nuk donte të del, ndërsa ky e detyronte (të dilte) me goditje (mshuarje). I sëmuri do të zgjohej duke mos ndjer dhimbje. Këtë shumë herë e kemi parë.
Veçanërisht gjatë kohë në veshin e të sëmurit këndohej ajeti:
"A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?" (Mu'minun: 115)
Më ka treguar shejhu se njëherë një të sëmuri i kishte kënduar rukje në vesh e ishte lajmëruar xhini duke thënë: "Po!", me zë të rëndë. "Prandaj", tregon shejhu, "mora shkopin dhe fillova ta godas nëpër damarët e qafës deri sa nuk u lodha. Të pranishmit menduan se personi vdiq nga goditjet. Papritmas u lajmërua një xhin grua (femër) duke thënë:
"Unë e dua!"
"Ai ty nuk të don!" - i ishte përgjigjur shejhu.
"Dua të bëj Haxhxhin me te!" - kishte thënë xhini femër.
"Ai nuk don të shkon në Haxhxh me ty!" - i ishte përgjigjur.
"Atëherë do të dal nga ai për shkak të kerameteve tua." – kishte thënë xhini.
"Jo, por dil duke iu nënshtruar Allahut dhe Pejgamberit të Tij." ia kishte kthyer shejhu.
"Mirë, do të dalë".
I sëmuri pasi erdhi në vete shkonte djathtas-majtas duke thënë:
"Ç'kërkoj unë te shejhu?"
E pyetën: "E të gjitha ato goditje që i more nga ai?!"
"Pse do të më godiste shejhu kur unë nuk kam bërë asgjë të keqe?".
Aspak nuk i kujtohej se e kishte rrahur (goditur) shejhu.
Shejhu i shëronte duke kënduar Ajetul-Kursinë dhe duke i urdhëruar që mjeku dhe i sëmuri gjatë kohës t'i këndojnë duke i përsëritur; e po ashtu edhe suret "Mua'vidhetejn".
Thënë shkurt, ky është një lloj sar'i (kur xhini hyn në trupin e njeriut) shërimin e të cilit nuk e mohojnë pos një grup i vogël të injorantëve të cilët nuk kanë dituri dhe mend.
Xhinët e këqinj më së shumti ndikojnë tek ata të cilët kanë besim të dobët, zemrat e të cilëve janë të zbrazura nga imani, gjuhët e të cilëve nuk janë të lagura me dhikër dhe strehim te Allahu, dhe ata të cilët nuk mbrohen me mburoja të imanit dhe Sunetit, e kur i takojnë xhinët e këqinj, të paarmatosur dhe të zhveshur, u bëjnë cytje dhe ndikojnë në ta.
Argumentet tradicionale për ekzistimin dhe shërimin e kësaj sëmundjeje
Ekzistojnë shumë argumente nga Sherijati tradicional që vërtetojnë ndikimin e xhinëve-shejtanë në formë të sar'as. Në Kur'an thuhet:
"Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrehen ndryshe pos siç ngrehet i çmenduri nga të prekurit e djallit." (Bekare: 275)
Në komentin më të njohur klasik të Kur'anit nga Imam Taberiu thuhet se "ngacmimi i shejtanit është një formë e sar'as ose çmendurisë.
Në tefsirin e Kurtubiut në sqarimin e këtij ajeti thuhet:
"Në këtë ajet kemi argument kundër atyre që thonë se sar'a nuk ndodh nga ana e xhinit, dhe kundër atyre që thonë se këto janë dukuri natyrore, e shejtani nuk mund të lëvizë nëpër trupin e njeriut dhe të shkakton të ashtuquajturin mess, apo një lloj çmendurie."
Në hadithin të cilin e transmeton Taberiu, përmendet se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka shëruar një djalosh të cilin e kishin sjellur të lidhur, sepse ishte në gjendje të çmendurisë. Pejgamberi [sal-allahu alejhi ve selem] e godiste në shpinë duke thënë: "Dil, o armik i Allahut! Dil!", derisa shikimi i tij i çmendurisë nuk u kthjellua plotësisht.
Mandej bëri lutje dhe e fërkoi me duar nëpër fytyrë. Pas kësaj u shërua dhe ishte në gjendje të tillë shëndetësore saqë askush nga shoqëria e tij nuk ishte më i mençur dhe më normal se ai. Nga kjo ndodhi mund të konkludojmë se:
1. Shejtani, armiku i Allahut, mund të ndikon në njeriun në forme të sëmundjes së sar'as (kur xhini hyn në trupin e njeriut).
2. Ky lloj i sëmundjes mund të shërohet ashtu siç ka vepruar Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem].
3. Shejtani mund të bashkohet me njeriun, të hyn në trupin e tij dhe të ndikon në te. Kjo kuptohet nga pjesa e transmetimit ku Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] kërkon daljen e shejtanit nga trupi i personit të sëmurë. Logjikisht është që daljes t'i paraprijë hyrja.
E ngjashme është edhe ndodhia që transmetohet nga El-Hejthemi ku përmendet se Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] i erdhi një grua e cila kërkonte që ta lutë Allahun [subhanehu ve teala] për shërimin e djalit të saj i cili ishte i çmendur. Ai kërkoi t'i sjellin ujë. I sollën një enë të vogël nga guri me ujë ku pështyri, ia lau fytyrën, i bëri lutje dhe urdhëroi: "Laje me ketë dhe lute Allahun që ta shërojë." Transmetuesi pastaj thotë: "Kërkova nga ai që të më ipet nga ai ujë për për djalin tim. Mora pak me gishta dhe e fërkova. Pas kësaj djali im ishte njeriu më i shëndoshë, e pyeta edhe atë grua për djalin e saj, e më tha se është shëruar plotësisht.
Ebu Davudi transmeton ndodhinë të cilën En-Neveviu në "Edh-kar"-in e tij thotë se është autentik, në të cilën Harixhetu ibn es-Salt transmeton hadithin nga xhaxhai i tij, i cili kishte pranuar Islamin para Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem], dhe duke u kthyer prej tij i takoi disa njerëz që mbanin një njeri të pranguar. I thanë se si mes veti kishin biseduar: "Me siguri, kolegu i tij (Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem]) është dërguar me ndonjë të mirë dhe të dobishme për njerëzit." Mandej e pyetën për atë se a ka ndonjë send me të cilën (muslimanët) shërohen? (Ai më pastaj rrëfen):
"I këndova rukje (disa pjesë nga Kur'ani) në formë të Fatihas derisa nuk u shërua. Ai më dhuroi njëqind dhenë. Shkova te Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] dhe e lajmërova për këtë. Më pyeti: A lexo ve diç tjetër pos kësaj?" I thashë: "Jo!" Ai më tha: "Merre atë dhuratë. Mjerr për ate që ushqet prej rukjes jo të drejtë! Ti je ushqyer prej rukjes së drejtë".
Kjo ndodhi transmetohet edhe në këtë version:
"I ka lexuar rukje tri ditë, në mëngjes dhe mbrëmje, në formë të përsëritjes së Fatihas. Pasi ia lexonte suren, e mblidhte pështymën dhe e pështynte. "
Ibn Tejmije konsideron se xhinë hynë në trupin e njeriut, e ky është edhe mendim i ehlis-sunneti i cili pajtohet me konsensus për këtë çështje. Në njeriun shkaktojnë sar’ën dhe flasin në te me gjunë të cilën ai nuk mund ta kontrollojë. Transmetohet se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka thënë në transmetimin e Buhariut dhe Muslimit: "Shejtani qarkullon në trupin e njeriut nëpër enët e gjakut."
Transmetohet se Ahmed in Hambeli, themelues i medhhebit hambelit, shëronte sar’an. Atij i është ankuar hafifja El-Mutevekili në rastin e vajzës-robëreshës së shokut të tij e cila kishte sëmundjen e sar’as. Imam Ahmedi i nxori nallet prej druri me rypa nga fletat e pallmës me të cilat merrte abdest dhe ia dha shokut të tij duke i thënë:
“Shkonë rezidencën e hafifes, ulu para kokës së robëreshë dhe i thuaj (xhinit që kishte hyrë në trupin e të sëmures): ‘Të ka dërguar Ahmedi këtë mesazh: A dëshiron të dalësh me dëshirë apo dëshiron të fitosh shtatëdhjetë goditje me këto nalle.”
Xhini i keq u lajmërua në gjuhën e të sëmures:
“Dëgjuam dhe u nënshtruam. Sikur të na urdhëronte Ahmedi të shpërngulemi prej Irakut do të shpërnguleshim. Ahmedi (me të vërtetë) i nënshtrohej Allahut, e kush i nënshtrohet Allahut meriton që çdokush t’i nënshtrohet atij.”
Xhini doli nga ajo vajzë dhe ajo u bë plotësisht normale, lindi fëmijë dhe çdo gjë ishte në rregull derisa ishte Ahmed in Hambeli gjallë. Kur vdiq, xhini prap u kthye në trupin e asaj gruaje. Halifja iu drejtua Ebu Bekr el-Merveziut, i cili e trashëgoi Ahmed in Hambelin si dijetari më i njohur i asaj kohe. Ai, duke ditur për rastin e Ahmedit, mori nallen dhe u drejtua tek e sëmura. Por, xhini u lajmërua duke refuzuar t’i nënshtrohet duke thënë se Ahmed in Hambeli i ishte plotësisht i nënshtruar Allahut [subhanehu ve teala] prandaj xhinëve iu ishte urdhëruar se duhet patjetër t’i nënshtrohen, gjë që nuk ishte rasti me El-Merveziun.
Ngjashëm transmetohet edhe për Ibn Tejmijen, siç cekëm më parë.
Nxënësi i tij Ibn Kajimi tregon se ndodhte që shehu vetëm dërgonte ndokend me porosi që xhini të del nga trupi i të sëmurit e kjo mjaftonte për shërim. Në raste tjera këtë e bënte ai vetë. Ndonjëherë kishte raste të ndonjë xhini të keq i cili nuk i nënshtrohej, ku e përdorte metodën e goditjeve të forta me shkop e që të pranishmit mendonin se i sëmuri nuk mund të pranon gjithë këto goditje dhe rrahje e të mbetet gjallë. Por, i sëmuri zgjohej prej transit dhe gjendjes së çmendurisë plotësisht në gjendje normale, i habitur duke pyetur se ç’kërkon shejhu te ai, duke mos iu kujtuar kurrfarë rrahje dhe goditjeje.
Situatat në të cilat sulmojnë xhinët
Ngacmimet e xhinëve (messi) mund të ndodhin në rast kur:
njeriu iriton xhinin me ndonjë veprim të pakujdesshëm i cili e godet, ngase xhini është i padukshëm (e lagë me ujë të nxehtë gjatë derdhjes së ujit, rrëzohet mbi te etj.) xhini mashkull apo femër dashurohet në ndonjë krijesë njerëzore, xhini i keq pa kurrfarë arsye bën zullum, e kjo ndodh në katër raste tek njerëzit: kur njeriu është shumë i hidhëruar, kur frikësohet shumë, kur është shumë i gëzuar, dhe kur është në depresion të madh." Hyrja dhe bashkimi me njeriun mund të ndodhë nga natyra dhe karakteri i xhinit të cilët janë jomaterial, respektivisht janë krijuar nga "flaka e zjarrit"
Simptomet e ndikimit të xhinëve
Simptomet e personit të sëmurë mund të ndahen në ata që manifestohen publikisht dhe në ëndërr. Simptomet në ëndërr janë:
1. pagjumësia, zgjimi i shpeshtë, ngrihet dhe ecën nëpër gjumë, ëndrrat e këqija,
2. ndjekja në ëndërr nga e cila nuk mund të iket,
3. ëndërrimi i kafshëve: gjarpërinj, maca, qenë, luanë, minj etj.
4. shtrëngimi i dhëmbëve,
5. të qeshurit e pakontrolluar, qarje, piskëllimë dhe vajtim,
6. ëndërrimi i vetvetes në varr apo në ndonjë vend të shkretë,
7. ëndërrimi i njerëzve me dimensione të panatyrshme: të zgjatur, të shkurtuar, të zinj,
8. të ëndërruarit e tmerrit dhe fantazmave. Simptomat që mund të ndjehen publikisht janë:
1. Nxitje e brendshme e averzionit dhe largimit nga çdo lloj adhurimi sidomos nga namazi dhe dhikri,
2. kokëdhimbja konstante e cila nuk ka shkaqe medicinale,
3. mosprezenca e shpirtit (gjallërisë),
4. plogështia dhe përtacia fizike e cila të përkujton lëvizjet e pakontrolluara të robotit,
5. të shtangurit dhe krizat nervore,
6. dhimbjet në disa pjesë të trupit të cilat është e pamundur te shërohen me anë të mjekësisë.
Cilësitë të cilat duhet t'i posedojë ai që bën rukje
Ata të cilët në mënyrë praktike mirren me shërimin e sëmundjeve të përmendura duhet t'i posedojnë këto cilësi:
1. duhet të posedojnë akide (besim) të pastër të cilën e pason praktikimi në fjalë dhe vepër,
2. të kenë bindje të plotë në vërtetësinë e Kur'anit si Fjalë e Allahut dhe në ndikimin e tij në xhinët dhe shejtanët të cilët janë të obliguar me Shpallje,
3. të njohin doktrinën islame të lidhur me botën e fshehtë të xhinëve dhe shejtanëve, sepse gjatë shërimit dhe kontaktit me xhinët duhet të sjellin vendime gjatë së cilës mund të bëhen gabime katastrofale,
4. të njohin drejtësinë islame, doktrinën e saj dhe të mund të zbulojnë dredhirat dhe mashtrimet e shejtanit, siç përcjellet prej Ibn Tejmisë të cilit në një rast xhini i ka ofruar se do të del prej personit duke thënë: "Po dal nga respekti që kam ndaj ty." Por, shejhu ia kishte kthyer: "Jo! Duhet të dalësh duke iu nënshtruar Allahut dhe Pejgamberit të Tij",
5. do të ishte mirë që personi që merret me shërim të jetë i martuar që të mos bie në sprova me gratë e sëmura të cilat gjatë shërimit në raste të shumta, bien në trans dhe varësi të plotë, duke mos u kujtuar aspak, se ç'ka ndodhur me te. Prandaj gjatë tretmanit dhe shërimit me pacientet e gjinisë femërore patjetër duhet të jetë prezent mahremi i saj që të iket nga mundësia e gabimit, mëkatit,
6. të ruhen nga mëkatet, sepse mëkatet i ndihmojnë shejtanit dhe i ipet e drejtë që të mos jetë i dëgjueshëm, mos të nënshtrohet dhe të mbetet në personin e sëmurë,
7. t'i kryejnë ibadetet dhe obligimet fetare nga të cilat dobësohet ndikimi i shejtanit,
8. të përmendin dhe madhërojnë Allahun [subhanehu ve teala] në formën e përshkruar në Sunet në situata dhe raste të ndryshme,
9. të kenë nijet të pastërt dhe të drejtë gjatë shërimit,
10. të imunizohen dhe mbrohen me dhikre të posaçme nga Suneti i Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem]. Nëse ndokush i afrohet më shumë Allahut [subhanehu ve teala] me ibadete, dhikre, nënshtrueshmëri etj., aq më tepër largohet prej shejtanit dhe mundësisë që ata të ndikojnë në te.
Rukja
Në Sherijat këto sëmundje shërohen me anë të rukjes, d.m.th., me leximin e disa ajeteve të caktuara nga Kur'ani. Kur'ani është shërim siç edhe Vetë Allahu thotë:
"Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim." (Isra: 82)
Në transmetimet që i kanë regjistruar shumë përmbledhës të haditheve siç janë Ibn-Suni, Hakimi, Bejhakiu dhe Abdullah ibn Hambeli jepen zgjidhjet e ajeteve të cilat lexohen për shërim nga sar'i, gjë që është bazë e rukjes që lexohet gjatë shërimit të sar'as.
Ubej ibn Ka'bi transmeton: "Isha te i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] kur erdhi një beduin dhe tha:
'O Pejgamber i Allahut, kam një vëlla të sëmurë?'.
'Prej çka vuan ai?' - pyeti Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem].
'Prej çmendurisë' - tha fshatari.
'Ma sjell!' - tha Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem].
E vendosi para tij e mandej i këndoi këto ajete:
1. Fatihanë:
2. ajetet prej sures Bekare: 1-4, 163-164, 255, 284-286:
3. ajetin prej sures Ali Imran: 18,
4. ajetin prej sures El-A'raf: 54,
5. ajetin prej sures El-Mu'minun: 116,
6. ajetin prej sures El-Xhin: 3,
7. ajetet prej sures Es-Safat: 1-10,
8. ajetet prej sures El-Hashër: 21-24,
9. suren Ihlas dhe Mu'avidhetejn.
Ajetet e rukjes
Pra, ajetet e rukjes në bazë të këtij transmetimi janë Fatiha:
1.Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
2. Falënderimi i takon Allahut, Zotit te botërave
3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
4. Sunduesit të Ditës së Gjykimit
5. Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë
6. Udhëzona në rrugën e drejtë,
7. në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar, dhe që kanë humbur!"
Bekare:
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1. Elif, Lam, Mim. 2. Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm. 3. Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqatë, sadaka etj.). 4. Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t'u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (ahiretin). 5. Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit.
102. (e hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Por Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (Ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t'i thonin: "Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fé!" E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejën e All-llahut me atë askujt nuk mund t'i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për ç'ka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe.
163. Zoti juaj (që meriton adhurim) është një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshrëplotë, gjithnjë mëshiron. 164. Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente.
255. All-llahu - s'ka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi. Nuk e ze të koturit, e as gjumi. E Tija është ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë te Ai, pos me lejën e Tij? Ai e di se ç'po u ndodhë dhe ç'do t'u ndodhë. Dhe asgjë nga dija e Tij nuk mund të përvetësojnë, pos sa të dojë Ai. Ndërsa pushteti i Tij përfshin qiejt dhe tokën. E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori. (Ky ajet quhet edhe "Ajetul-Kursij") 256. Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat, e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm. 257. All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira. Ata janë banues të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
284. Të All-llahut janë ç'ka në qiell dhe ç'ka në tokë, e për atë që e keni në shpirtin tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë, All-llahu do t'ju marrë në përgjegjësi, e Ai ia fal atij që do dhe dënon atë që do. All-llahu ka mundësi për çdo send. 285. I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të Tij, si dhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: "Dëgjuam dhe respektuam. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë." 286. All-llahu nuk ngarkon askë përtej mundësive të veta, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. "Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh! Dhe Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqiat, na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar!
Ali Imran:
18. All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit, e të Urtit. 19. Feja e pranueshme tek All-llahu është islami, e atyre që është dhënë libri, pasi mësuam për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijë se All-llahu shpejt do t'I jape llogarinë.
A'raf:
54. Vërtetë, Zoti juaj, All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është All-llahu, Zoti i botëve. 55. Lutnie Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë. 56. Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur të pejgamberëve) dhe lutnie Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën). S'ka dyshim se mëshira e All-llahut është pranë atyre të mirëve.
117. E Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): "Hidhe shkopin tënd!" Kur qe, ai gëlltiste atë që kishin magjepsuar. 118. Atëherë u dëshmua e vërteta dhe u zhduk ajo që kishin përgatitur. 119. Aty u mundën ata (magjistarët dhe faraoni) dhe u kthyen të poshtëruar. 120. E magjistarët u hodhën (u përulën) në sexhde. 121. Dhe thanë: "Ne i besuam Zotit të gjithësisë, 122. Zotit të Musait dhe të Harunit!"
Junus:
81. E kur i hodhën ata, Musai u tha: "Kjo që e sollët ju tash, vërtet është magji!" Po All-llahu do ta asgjësojë këtë, sepse All-llahu nuk e përkrahë veprën e të prishurve. 82. Dhe me argumentet e veta All-llahu e fuqizon të vërtetën, ndonëse e urrejnë të pabesët.
Ta-Ha:
69. Tani hidhe atë që e ke në dorën tëndetë djathtë (shkopin), që t'i gëlltisë ato që i bënë ata, sepse ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër pos mashtrim magjistari, e magistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë.
El-Mu'minun:
115. A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne? 116. I lartë është All-llahu, Sunduesi i vërtet, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit bujar. 117. E kush adhuron me All-llahun edhe ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka kurrfarë fakti, përgjegjësia e tij është para Zotit të vet, e mohuesit nuk do të shptojnë. 118. E ti thuaj: "O Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je me Mëshiruesi i mëshiruesve!"
Safat:
1. Pasha të rradhiturit (melaiket), që në rreshta (safa) qëndrojnë. 2. Dhe nxituesit, që me nxitim shtyjnë. 3. Dhe pasha lexuesit, që lexojnë përkujtimin. 4. Është e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një. 5. Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zot i lindjeve (të yjeve). 6. Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të dynjasë) me bukurinë e yjeve. 7. Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur. 8. Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët. 9. Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm. 10. Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg.
Ahkaf:
29. (Përkujto) Kur disa prej exhinëve i drejtuam te ti që të dëgjojnë Kur'anin dhe kur u afruan dhe e dëgjuan atë, thanë: "Heshtni!" dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e këshilluan. 30. Thanë: "O populli ynë, në dëgjuam një libër të shpallur pas Musait, që vërteton atë para tij, që udhëzon në të vërtetën dhe në rrugën drejtë!" 31. O populli ynë, përjigjuni thirrësit të All-llahut dhe besoni atij! Ai ju falë mëkatet tuaja dhe ju shpëton prej një dënimi plot vuajtje. 32. E kush nuk i përgjigjet atij që thërret në rrugën e All-llahut, ai nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të tillët janë në një humbje të hapët!"
Rrahman:
33. O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë (por ju nuk e keni atë). 34. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 35. Juve dy grumbujve u derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t'u derdhen rem i shkrirë e nuk do të keni mundësi të mbroheni. 36. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
Hashër:
21. Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur'an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë. 22. Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi! 23. Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë! 24. Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti!
Xhin:
1.Thuaj: "Mua më shpalllet se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur'anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: "Ne kemi dëgjuar një Kur'an që mahnit, 2. që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t'ia shoqërojmë më askë" 3. Dhe se lartësia e madhëruar e Zotit tonë, nuk është që ka as grua, as fëmijë. 4. S'ka dyshim se ai mendjelehti jonë fliste të pavërteta ndaj All-llahut. 5. Ndërsa, ne kemi pas menduar se as njerëzit, as xhinët nuk flasin gënjeshtra përkitazi me All-llahu, 6. Dhe se ka pasur burra prej njerëzve, që kërkonin ndihmë prej disa xhinëve dhe ashtu ua shtonin atyre edhe më shumë arrogancën. 7. Dhe se ata (njerëzit) kanë menduar, siç keni menduar edhe ju, se All-llahu nuk ka për të ringjallur askë. 8. Dhe vërtet, ne kemi hulumtuar ta arrijnë qiellin, po atë e gjetëm përplot roje të forta dhe me shkëndija (zjarri që djeg), 9. Dhe ne më parë hulumtonim në vendëvështrim për të dëgjuar, e kush përpiqet të dëgjojë tash, ai has në pusinë e shkëndijës së zjarrtë.
Ihlas:
1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një! 2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. 3. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur. 4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.
Felek:
1. Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit, 2. Prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi. 3. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht. 4. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja. 5. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.
Nas:
1. Thuaj: "Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve! 2. Sunduesin e njerëzve, 3. Të adhuruarin e njerëzve, 4. Prej të keqes së cytësit që fshihet. 5. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve, 6. Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit".
Fazat e shërimit
Vetë shërimi përbëhet prej tri fazave:
1. përgatitja për shërim,
2. procesi i shërimit me këndimin e rukjes,
3. periudha e postshërimit (pas shërimit).
Fillimi i shërimit
Kjo faze përbëhet nga përgatitjet që i dedikohen të sëmurit, atij i cili e bën rukjen dhe kushtet për shërim të suksesshëm. Sa i përket atij që shëron dhe të sëmurit, duhet të mbrohen dhe imunizohen me mburoja nga Kur'ani dhe Suneti para se të fillojë shërimi, thënien e isti'adhes (formula e mbrojtjes dhe kërkimit strehim tek Allahu), leximin e Ajetul-Kursisë (Bekare: 255), lutjeve dhe dhikreve.
Procesi i shërimit: leximi i rukjes
Në këtë fazë lexuesi i rukjes personit të sëmurë ia vëndon dorën e tij të djathtë në kokë dhe i lexon rukje, d.m.th., përmbledhjen e ajeteve dhe sureve të cilat lexohen me kiraet të qartë në veshin e djathtë të sëmurit. Në transmetimin e Ubej ibn Ka'bit përmendëm vetëm ajetet që i ka lexuar Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] një personi të sëmurë. Rukja e drejtë është e lejuar me konsenzus, nëse janë të plotësuara kushtet e saja.
Argumentet e lejimit të rukjes
Hadithet e lejimit të rukjes janë të shutnta:
1. Transmetohet nëpër hadithet autentike se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] i ka bërë vetes rukje. Buhariu transmeton nga Aishja [radiallahu anha] se ai, kur shkonte të flejt" fryente në duar duke lexuar "Kul huvallahu ehad" dhe "El-Muavidhetejn" (Felek dhe Nas), mandej fërkonte fytyrën dhe gjithë trupin aq sa mund të arrinte (prekte).
2. Po ashtu transmetohet se ka urdhëruar leximin (bërjen rukje të therëve). Buhariu ka regjistruar nga Umu Seleme se Pejgamberi [sala-llahu alejhi ve selem] ka parë në shtëpine e tij një robëreshë në fytyrën e së cilës mund të vëreheshin simptomet e cytjes së xhinit prandaj ka urdhëruar: "Bëni (lexoni) rukje sepse shifet se i është bërë cytje."
3. Transmetohet se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] u ka bërë rukje të tjerëve. Buhariu përcjell nga Aishja [radiallahu anha] se ai i ka imunizuar dhe mbrojtur disa të sëmurë duke i fërkuar me dorë të djathtë dhe bërë lutje: "Largoje sëmundjen, o Zot i njerëzve, shëroje sepse Ti je Ai i cili jep shëndet Nuk ka shërim pos shërimit Tënd, shërim i cili nuk tërhiqet para sëmundjes."
4. Transmetohet se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka lejuar dhe ratifikuar rastet e bërjes rukje nga të tjerët.
Buhariu transmeton nga Se'idi ku tregohet se një grup sahabësh duke udhëtuar u gjet në territorin e një fisi arab. U lajmëruan (paraqitën) si musafirë, mirëpo u refuzuan dhe nuk u gostitën. Ndërkohë ndodhi që kryeplakun e fisit ta kafshojë një gjarpër helmues. U munduan ta shërojnë duke përdorur të gjitha mënyrat e njohura të shërimit, por nuk mundën ta shërojnë. Dikujt në atë fatkeqësi iu kujtuan musafirët ndaj të cilëve u sjellën keq prandaj u drejtuan me lutje që t'u ndihmojnë në shërimin e kryeplakut, nëse ndokush prej tyre e njef këtë shkathtësi.
Njëri prej sahabeve u lajmërua të bëjë rukje. Mirëpo, i përkujtoi për sjelljen e tyre ndaj sahabëve si musafirë prandaj refuzoi të bën rukje, pos nëse u japin kundërvlere. U arrit marrëveshja që për shërimin e tij t'u japin nje tufë dhenësh. As'habi filloi me pështyrje dhe bërjen e rukjes në formë të leximit dhe përsëritjes "El-Hamdu lilahi rabil-a'lemin" derisa i helmuari nuk kërceu sikur të jetë liruar nga prangat dhe filloi të ecë. U dhanë tufën e premtuar. Disa prej sahabëve deshën që ta ndajnë mes tyre. Por, lexuesi i rukjes dha propozimin që këtë ta bëjnë pasi që ta lajmërojnë Pejgamberin [salallahu alejhi ve selem] për atë se çfarë kishin vepruar. Kur arritën dhe i treguan për rastin, ai e lejoi veprën e tyre duke thënë: "Prej nga e ke ditur se (Fati-ha) është rukje? E keni qëlluar! Ndajeni fitimin dhe mua më inkuadroni në ndarje."
Ky transmetim autentik dhe shumë të tjera janë bazë e konsenzusit për lejimin e rukjes e cila mund të ndahet ne dy lloje:
a) rukja e cila bëhet për shërim, pasi që ndonjë person të sëmuret, dhe
b) rukja e cila bëhet si preventivë, për mbrojtje, imunizim dhe pengim të sëmundjes.
Argumentet për përdorimin e rukjes gjatë shërimit të të sëmurit
Rukja e cila bëhet për shërim ka bazë në shumë transmetime:
1. Aishja, gruaja e Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] tregon se kur Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] sëmurej, meleku Xhibril [alejhi selam] i bënte rukje: "Në emër të Allahut të mbrojmë nga e keqja e çdo magjie, nga çdo sëmundje të shëroj." Po ashtu transmetohet verzioni në të cilin Xhibrili [alejhi selam] i bënte rukje: "Në emër të Allahut të fryejmë (rukje) nga çdo gjë që të mundon."
2. Aishja transmeton se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] "kur sëmurej dikush nga familja e tij, fryente në te duke kënduar 'El-Muavidhetejn'. Kur edhe ai ra në shtratin e vdekjes fryeja në te dhe e fërkoja me dorën e tij që ishte më me begati se e imja."
Argumentet e rukjes preventive
Po ashtu edhe rukja preventive që bëhet, për pengimin e ndikimit dhe sëmudjes ka argumente në hadithe, siç janë transmetimet:
1. Buhariu nga Ibn Abasi transmeton se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] nipave të tij, Hasanit dhe Husejnit, u ka bërë rukje për mbrojtje, duke thënë se stërgjyshi i tyre (Ibrahimi [alejhi selam]) u ka bërë Isma'ilit dhe Is'hakut: "Kërkoj strehim te Allahu me fjalët e Tij të plota nga çdo shejtan dhe brengë, dhe nga çdo sy që merr mësyshë."
2. Muslimi transmeton se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: "Kur ndokush nga ju hyn në shtëpi le të thotë: 'Kërkoj strehim te Allahu me fjalët e Tij të plota nga e keqja që është krijuar', nuk do ta dëmton asgjë derisa nuk e lëshon (braktisë) atë vend."
3. Ahmedi në "Musned"-in e tij transmeton hadithin autentik në të cilën Othman ibn Ebil-'Asi i është ankuar Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] me fjalët:
"O Pejgamber i Allahut, shejtani më pengon që të falem dhe lexoj."
Ai iu përgjigj: "Ai është shejtani i cili e ka emrin Hinzeb. Kur ta ndjeshë, thuaje "Istiadhen" dhe pështyj tri herë në anën e majtë."
Othmani thotë: "Bëra kështu, e Allahu [subhanehu ve teala] e largoi (shejtanin) nga unë."
Rukja e drejtë
Rukjet të cilat janë transmetuar nga Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] duhet bërë në mënyrë të drejtë pa shtuar dhe pakësuar diçka, ngase janë nga natyra doktrinare. Nëse është transmetuar se rukja e caktuar është lexuar në mbrëmje, atëherë nuk lejohet që ajo të bëhet pas dreke dhe ngjajshëm.
Mirëpo, nëse nga përvoja argumentohet dobia e ndonjë rukjeje që nuk është doktrinarisht e caktuar, e as që i prishë kushtet e rukjes së drejtë, do të ishte e lejuar të bëhet, ngase kjo nënkuptohet nga Suneti.
Buhariu transmeton nga Ebti Se'idi ku thuhet se një njeri i erdhi Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] duke iu anktiar se vëllai i tij ka dhimbje në bark. Ai e urdhëroi:
"Jepi mjaltë!"
Pastaj i erdhi edhe herën e dytë, e ai (Pejgamberi) prap i tha:
"Jepi mjaltë!"
Prap erdhi duke vërtetuar se këtë herë ai atë e kishte bërë. Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] tha:
"Të vërtetën e ka thënë Allahu [subhanehu ve teala], ndërsa barku i vëllait tënd gënjen. Jepi mjaltë!"
I dha mjaltë, ndërsa ai më pas u shërua.
Nga ky transmetim kuptohet se e preferuara doktrinare është mbi përvojën, d.m.th., ajo që ka ardhur nga Pejgamberi [salallahxi alejhi ve selem] preferohet para asaj që është e zakonshme dhe që është nga përvoja.
Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka lejuar rukjen me prejardhje jodoktrinare të cilën sahabët e kanë mësuar nga të tjerët, nëse nuk ka pasur pengesa në Sherijat. Muslimi transmeton nga Ebu Zubejri se një njeri akrepi e kishte kafshuar dhe helmuar derisa ishin ulur me të Dërguarin e Allahut [salallahu alejhi ve selem] e dikush kishte thënë: "O i Dërguar i Allahut, t'i këndoj rukje?"
Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] tha: "Kush mund t'i ndihmon vëllait të vet le ta bëjë atë (punë, veprim)."
Muslimi transmeton nga A'vf ibn Malik el-Eshxheiu i cili thotë:
"Kemi praktikuar rukjen edhe në kohën para Islamit. Thamë: "O i Dërguar i Allahut, ç'thua ti për këtë? Ai tha: "M'i tregoni ato rukje t'i shoh! Rukja ku nuk ka shirk është e lejuar."
Nga ky transmetim mësojmë se është e lejuar çdo rukje që në vete nuk përmban shirk, që e shkatërron monoteizmin islam, përndryshe Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] nuk do kishte kërkuar t'i tregojnë për rukjet e tyre para Islamit, por a priori do t'i refuzonte dhe do të kërkonte të bëhen vetëm rukjet nga Kur'ani dhe Suneti.
Nga transmetimi që flet për rukjen kuptojmë veprimin (praktikimin) e saj të përgjithshem për shërimin e sëmundjeve dhe nuk është specifike vetëm për disa sëmundje të caktuara.
Kushtet e rukjes së drejtë
Duke u mbështetur në tekstet e mëparshme tradicionale, mund të nxjerrim apo definojmë kushtet e rukjes së drejtë:
1. Rukja duhet të ketë përmbajtje monoteiste dhe definitivisht duhet të jetë pa kurrfarë shtesa të shirkut. Nuk duhet të përmbajë kurrfarë betimi në krijesat e Allahut siç janë Dielli, Hëna, yjet, xhinët, melekët etj. Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: "Kush betohet në dikë tjetër pos Allahut, vetëm se ka bërë shirk."
Po ashtu, nuk guxon të përmbajë lutje ose kërkesë për ndihmë nga krijesat e Allahut në gjërat që nuk mund të ndihmojë askush pos Allahut [subhanehu ve teala] dhe janë vetëm në kompetencat e Tij.
Në Kur'an thuhet:
"E ata që i lutni në vend të Tij nuk posedojnë as sa një cipë (e hurmave, fije). Nëse ata i thërritni, ata nuk dëgjojnë thirrjen tuaj, po të zëmë se dëgjojnë nuk mund t'ju përgjigjen juve në Ditën e Kijametit, ata do të mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre." (Fatir: 13,14)
2. Rukja nuk guxon të përmbajë sihr dhe magji. Sihri është haram (i ndaluar) dhe konsiderohet lloj shirku.
3. Rukja nuk guxon të bëhet edhe nga ai që bën fall dhe tregon (parashikon), ose flet për gajbin; po edhe nëse nuk është sihirbas. Ahmedi dhe Hakimi transmetojnë hadithin ku thuhet: "Kush shkon te fallxhori (shortari) apo te fallxhiu dhe i beson atij ka mohuar ate që iu është zbritur Muhamedit [salallahu alejhi ve selem]."
4. Rukja duhet të jetë e kuptueshme, sepse ajo që nuk mund të kuptohet mund të ketë mbeturina të shirkut, e ajo patjetër duhet të mënjanohet. Ibn Haxheri ka regjistruar se dijetarët pajtohen për lejimin e rukjes së drejtë:
a) Të jetë fjalë e Allahut apo të përmendurit dhe dhikri i emrave të Tij të mirë, si dhe atributeve të Tij,
b) Të jetë në gjuhën arabe ose përkthimi i kuptimeve të lejuara me Sherijat,
c) Të jetë i bindur se rukja nga vetvetiu dhe ai që e lexon nuk janë vendimtare në shërim, por është Allahu [subhanehu ve teala],
5. Rukja duhet të jetë në mënyrën e përcjellur nga Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] dhe gjeneratës së sahabëve, e nuk duhet të jetë në formën e ndaluar, sikur qëllimisht të lexojë xhunub (personi në gjendje të papastër), në varreza, hamam (banjo), te shkruhen në diç shkronja dhe shenja të rukjes duke shikuar yjet dhe ngjajshëm; apo të shkruhen në vende të papastërta etj.
6. Nuk duhet të shahet apo mallkohet
7. Lexuesi i rukjes dhe i sëmuri nuk duhet të kenë bindje se rukja nga vetvetiu shëron apo shpëton nga fatkeqësitë. Lutjet dhe mbrojtjet e ndryshme që lexohen, janë një lloj arme apo mjeti që nuk ndikon vetëm me mprehtësinë e tij, por me fuqinë dhe shkathtesinë e atij që e bën, d.m.th. edhe lexuesi duhet t'i posedojë disa veti të caktuara dhe plotësojë disa kushte për rukje. Rukja duhet të jetë e lejuar (xhaiz) ose bile e pëlqyer (mendub).
Lexuesi duhet të jetë në shkallën e përgjegjshmërisë me nijet të pastër dhe t'i ketë plotësuar kushtet për lutje të pranuar, që Allahu [subhanehu ve teala] të dëshirojë shërimin dhe paradestinimin e tij.
Pas bërjes së rukjes, xhini i cili është shkaktar i sëmundjes të detyrohet të largohet nga trupi i të sëmurit. Nëse xhini vetëm me lexim detyrohet të del, kjo është mënyra më e mirë. Mirëpo, nëse kjo nuk arrihet, atëherë duhet detyruar që te flasë dhe bisedojë, godasë, duhet përdorur metoda të ndryshme, që me ndihmën e Allahut të detyrohet të del.
Faza e tretë e shërimit
Kjo është periudhë e pas leximit të rukjes dhe perbëhet prej detyrave të rënda për të sëmurin që të mbrohet dhe imunizohet, që xhini mos të kthehet prap në trupin e tij. Mbrojtja arrihet vetëm me besim, praktikën fetare dhe ibadete (adhurime) nga i sëmuri. Të sëmurit patjetër i duhet ndihma e antarëve të shtëpisë dhe shoqerisë të cilët mund t'i ndihmojnë duke bërë çmos që të mos bëhen mëkate në shoqëri të sëmurit, për t'i mos ndihmuar shejtanit të mbetet, apo të kthehet pasi që është larguar me rukje.
Posaçërisht, të sëmurit që janë shëruar nga këto sëmundje duhet të kenë kujdes që:
1. sipas mundësisë çdoherë të jenë me abdest dhe rregullisht t'i falin namazet me xhemat (kjo vlen për burrat),
2. të dëgjojnë ose lexojnë Kur'an,
3. mos të dëgjojnë muzikë, këngë dhe të mos shikojnë programe të ndaluara në TV-të,
4. të marrin abdest para se të flejnë, të lexojnë Ajetul-Kursinë dhe ajetet e fundit te sures Bekare,
5. në çdo tre ditë të lexojnë në shtëpi suren Bekare,
6. para se të flejnë të lexojnë suren Mulk, kurse pas sabahut suren Ja Sin,
7. të jenë në shoqëri të njerëzve të mirë, e të largohen nga shoqëritë ku bëhen mekate,
8. gruaja duhet të mbulohet sipas rregullave të Sherijatit,
9. çdo ditë duhet të lexojë ose dëgjojë një xhuz nga Kur'ani,
10. në mëngjes njëqind herë të përsërisisë këtë dhikër (La ilahe ila-llahu vahdehu la sherike leh. Lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve 'ala kuli shej'in kadir)
"S'ka të adhuruar përveç Allahut, Një dhe i Pashoq, Atij i takon sxindimi dhe lavdërimi. Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send."
11. para çdo pune dhe aktiviteti të thotë Bismilah,
12. mos të flejë vetë,
13. sipas nevojës, për çdo ditë të lexojë dhikre dhe lutje të posaçme që janë përmendur si mburojë.
Këshilla praktike
Ndodhë që gjatë përpjekjes së shërimit të personit të sëmurë me rukje, thjesht mos të ketë sukses. Shkaqet mund të jenë, shpesh, te lexuesi i rukjes ose te i sëmuri.
Në të vërtetë tentimet e shërimit dhe këndimit nga disa persona jokompetentë dhe që nuk i plotësojnë kushtet, që nuk janë aq të bindur në ndikimin e Kur'anit, në vend se ta iritojnë xhinin mund ta bindin në mundësinë e mbetjes te personi i sëmurë. Prandaj tentimet e para të shërimit janë shumë te rëndësishme si dhe ajo që të bëhen nga persona me vetitë e përmendura dhe mënyrën e lejuar.
Nga ana tjetër, i sëmuri me bërjen e mëkateve dhe sjelljen jokorrekte ndaj fesë, mospërmbajtjes së tretmanit per shërim, i jep legjitimitet dhe të drejtë xhinit të mbetet në te. Bërja e mëkateve nga ana e të sëmurit ngjallë ndjenjë te xhini se është në ambient të tij, sikur në shtëpinë e tij, nga e cila askush nuk e rrëmbenë. Prandaj ndodhe që i sëmuri, derisa i këndohet rukje pandërprerë gogëson nga mërzia sikur dëshiron të thotë: "Pse po më shqetëson në shtëpinë time?!"
Ndonjëherë gjatë bërjes së rukjes, i sëmuri ndjen trallisje (i mirren mendtë), shtrëngesë dhe dridhje, por xhini nuk lajmërohet. Në këtë rast rukja lexohet tri herë, e nëse edhe në këtë rast nuk ka ndryshime, të sëmurit i preferohet tretman i posaçëm të cilit do t'i përmbahet një muaj. Pas kësaj prap i bëhet rukje e cila duhet të jetë efikase dhe do ta detyrojë xhinin që ta lë dhe, me ndihmën e Allahut, të largohet nga trupi i të sëmurit, nëse i sëmuri në mënyrë precize i është përmbajtur tretmanit dhe udhëzimeve që e iritojnë xhinin.
Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe kur xhini lajmërohet, por refuzon të del.
Në rast se i sëmuri fillon të qajë gjate leximit, duke mos mundur të përmbahet, kjo është shenjë se ka të bëje me sihër dhe duhet t'i lexohen ajete të sihrit.
Ndonjëherë xhini lajmërohet duke piskëlluar, kanosur dhe bërë zhurmë. Nuk duhet pasur frikë prej tij. Në këtë rast është mirë t' i lexohen ajetet që flasin për dobësinë e kurtheve të shejtanit: "...s'ka dyshim se intriga e djallit është e dobët..."
në disa raste xhini shahet dhe i kanoset atij që bën rukje. Hidhërimi nuk ndihmon dhe nuk zgjedh asgjë, kështu që lexuesi i rukjes duhet të jetë i qetë dhe të bëjë durim.
Ndonjëherë xhini përdorë dinakëri dhe mashtrime e miklohet me fjalët: "Ti je i mirë dhe njeri i devotshëm. Do të dal për shkak teje, etj." Duhet përgjigjur: "Unë jam njeri i thjeshtë, e ti dil duke iu nënshtruar Allahut të Lartësuar."
Nëse xhini është i padëgjueshëm, atëherë lexohet Kur'an mbi ujë të cilin i sëmuri duhet ta pijë. Xhini do të ndjejë dhimbje nga kjo dhe do të dalë, nëse don Allahu.
Në rast se xhini lajmërohet e pastaj ikë nëpër trupin e të sëmurit gjatë marrjes së a'hdit për dalje, atëherë detyrohet qe të kthehet duke lexuar katër ajetet e sures Er-Rrahman:
"O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetënt me ndonjë fuqi të fortë (por ju nuk e keni atë)."
e vazhdon mëtej.
- Ndonjëherë xhini dëshiron të lë përshtypje se ka dalë nga trupi e në fakt ai nuk ka dalë. Kjo mund të vërtetohet duke vënë dorën në kokën e të sëmurit e cila në mënyrë jo të natyrshme dridhet nëse ai ende është prezent.
Xhini i shtërnguar me rukje, ndonjëherë, daljen e tij e kushtëzon. Nëse kushtet nuk janë në kundërshtim me Sherijatin e Allahut, mund të mirren parasysh, por vetëm si nënshtrueshmëri ndaj Allahut, e jo xhinit. Nëse kushtet janë në kundërshtim me ligjin e Allahut, nuk duhet të mirren parasysh, e as që duhet përfillur.
Në rast të dëbimit të xhinit, lexuesi i rukjes, i sëmuri dhe të gjithë pjesmarrësit e shërimit duhet falënderuar Allahun [subhanehu ve teala] duke i bërë sexhde.
Në rast të shërimit lexuesi nuk duhet të thotë: "Unë e kam larguar" ose "Unë e kam shëruar", por "Është shëruar me dëshirën e Allahut". Kryelartësia hap dyert e veprimit dhe mashtrimit të shejtanit.
by: Gazaliu
|