Statistikat |
Gjithsejt online: 4 Vizitorë: 4 Anëtarë: 0 |
|
Vetitë e besimtarit të vërtetë- "Bëmirësia"
Ajete nga tema "14. Bëmirësia": zgjodhët ajetin (ajetet): 16 (Nahl): 90 ************************************************** ********
16:90. All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.
Ajete nga tema "14. Bëmirësia": zgjodhët ajetin (ajetet): 2 (Bekare): 44,177 ************************************************** ********
2:44. A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni? 2:177. Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do, ua jep të afërmve, bonjakëve, të vërfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.
Ajete nga tema "14. Bëmirësia": zgjodhët ajetin (ajetet): 3 (Ali Imran): 92 ************************************************** ********
3:92. Kurrë nuk do të arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. Çkado që jepni (për Zotin), All-llahu atë e di.
Ajete nga tema "14. Bëmirësia": zgjodhët ajetin (ajetet): 5 (Maide): 2 ************************************************** ********
5:2. O ju që besuat! Mos i shkelni simbolet e All-llahut, as muajin e shejtë (mos lejoni luftën), as kurbanin (mos e pengoni), as atë me qafore (të caktuar për kurban), as (mos pengoni) ata që duke kërkuar begati nga Zoti i tyre dhe kënaqësinë e Tij, kanë mësyrë (për vizitë) shtëpinë e shejntë (Qaben). E kur të hiqni ihramin, atëherë gjahtoni. Urrejtja ndaj një populli, që iu pat penguar nga xhamia e shenjtë, të mos iu shtyej të silleni në mënyrë të padrejtë kundër tyre. Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë.
Ajete nga tema "14. Bëmirësia": zgjodhët ajetin (ajetet): 58 (Muxhadele): 9 ************************************************** ********
58:9. O ju që keni besuar, kur bisedoni mes vete fshehurazi, mos bisedoni për çka është mëkat, armiqësi dhe kundërshti ndaj pejgamberit, por bisedoni për punë të ndershme e të matura dhe kinia frikën All-llahut, te i cili do të tuboheni!
përgatitur nga As'habul-
|
Kategori: Tefsirë | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/08/2009)
|
Klikime: 736
| Ranguar: 0.0/0 |
|
|