E enjte, 18/04/2024, 01:46
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tefsirë

Vetitë e besimtarit të vërtetë-"Devotshmëria"

Ajete nga tema "2. Devotshmëria":
zgjodhët ajetin (ajetet): 2 (Bekare): 177,189
************************************************** ********

2:177. Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do, ua jep të afërmve, bonjakëve, të vërfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.
2:189. Të pyesin ty për hënën e re (dhe fazat e saj) Thuaj: "Ato janë përcaktime të kohës prë njerëzi dhe për haxh. Nuk është mirësi të hyni nga mbrapa në shtëpitë por është mirësi kush ruhet (nga të këqiat). Në shtëpia hyni kah dyert e tyre dhe kinie frikë All-llahun që ashtu të gjeni shpëtim.

Ajete nga tema "2. Devotshmëria":
zgjodhët ajetin (ajetet): 5 (Maide): 87
************************************************** ********

5:87. O ju që besuat! Mos i ndaloni (mos i bëni haram) të mirat që për ju i lejoi (i bëri hallall) dhe mos teproni, se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (i kalojnë kufijtë e dispozitave të Zotit).

Ajete nga tema "2. Devotshmëria":
zgjodhët ajetin (ajetet): 7 (A'raf): 26
************************************************** ********

7:26. O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë.

Ajete nga tema "2. Devotshmëria":
zgjodhët ajetin (ajetet): 9 (Tewbe): 17,18
************************************************** ********

9:17. Nuk është e drejtë e idhujtarëve të kujdesen për xhaminë e All-llahut, duke qenë se vetë dëshmojnë për veten e tyre se janë mohues. Të tillëve u shkuan kot veprat e tyre dhe ata janë përgjithmonë në zjarr.
9:18. E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).

Ajete nga tema "2. Devotshmëria":
zgjodhët ajetin (ajetet): 9 (Tewbe): 107-109
************************************************** ********

9:107. (Nga hipokritët më të shëmtuarit janë) Edhe ata që ndërtuan xhami sherri, mosbesimi e përçarjeje mes besimtarëve dhe ftuan në pritje (solemne) atë që më parë kishte luftuar kundër All-llahut dhe të dërguarit të Tij. Ata do të betohen: "Ne nuk kemi pasur tjetër qëllim, vetëm për të mirë!" Po All-llahu dëshmoi se ata vërtet janë rrenacakë.
9:108. Ti mos u fal aty kurrë! Një xhami e cila që prej ditës së parë është themeluar në respekt ndaj All-llahut (pa hile), është më e drejtë të falesh në të, aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë, e All-llahu i do të pastrit.
9:109. A është më i mirë ai që ndërtesën e vet e themeloi në devotshmëri dhe në kënaqësi të All-llahut, apo ai që në ndërtesën e vet e themeloi buzë bregut të shembur e bashkë me të bie në zjarrin e xhehennemit? All-llahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë.


Ajete nga tema "2. Devotshmëria":
zgjodhët ajetin (ajetet): 25 (Furkan): 72-76
************************************************** ********

25:72. (Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet.
25:73. Edhe ata që kur këshillohen me ajetet e Kur'anit të Zotit të tyre, nuk u kthejnë shpinën si të shurdhët e të verbër.
25:74. Edhe ata që thonë: "Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit".
25:75. Për shkak se duruan, të tillët shpërblehen me një shkallë të lartë (Xhennet) dhe aty priten me përshëndetje të selamit.
25:76. Aty janë përgjithmonë, e sa vendqëndrim dhe vendbanim i mirë është ai.

Ajete nga tema "2. Devotshmëria":
zgjodhët ajetin (ajetet): 28 (Kasas): 55,83
************************************************** ********

28:55. Dhe kur e dëgjojnë ndonjë llomotitje marrëzie, i kthejnë shpinën dhe thonë: "Ne kemi vepra tona e ju tuajat, qofshit larg nesh, ne nuk na duhen injorantët!"
28:83. Atë, vend të përjetshëm (Xhennetin) u kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut.

Ajete nga tema "2. Devotshmëria":
zgjodhët ajetin (ajetet): 30 (Rum): 30
************************************************** ********

30:30. Përqënro vetëveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fé), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s'ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.

Ajete nga tema "2. Devotshmëria":
zgjodhët ajetin (ajetet): 33 (Ahzab): 35
************************************************** ********

33:35. Nuk ka dyshim se për myslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e All-llahut e shumë përmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.

Ajete nga tema "2. Devotshmëria":
zgjodhët ajetin (ajetet): 39 (Zumer): 33,34
************************************************** ********

39:33. E ai që e solli të vërtetën dhe ai që e vërtetoi atë, të tillët janë të ruajturit.
39:34. Ata te Zoti i tyre kanë çkado që dëshirojnë, e ai është shpërblimi i bamirësve.

Ajete nga tema "2. Devotshmëria":
zgjodhët ajetin (ajetet): 70 (Me'arixh): 15-35
************************************************** ********

70:15. Jo, kurrsesi, ajo (para) është Ledhdha - flaka (emër i Xhehennemit).
70:16. Është që heq kapakët e kokës.
70:17. Që e thërret (tërheq prej vetes) atë që është zbrapsur e larguar (prej besimit).
70:18. Dhe që ka tubuar (pasuri) dhe e ka ruajtur (fshehur).
70:19. Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm.
70:20. Pse kur e godit ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi.
70:21. Ndërkaq, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprac.
70:22. Përveç atyre që falen,
70:23. të cilët janë të rregullt në faljen e namazit të tyre.
70:24. Dhe ata që në pasurinë e vet kanë ndarë në një pjesë të caktuar.
70:25. Për lypësin dhe për nevojtarin që nuk lyp.
70:26. Edhe ata që e besojnë bindshëm ditën e gjykimit.
70:27. Edhe ata që i frikësohen dënimit nga Zoti i tyre.
70:28. Sepse është e vërtetë që nuk ka shpëtim prej dënimit nga Zoti i tyre.
70:29. Edhe ata që janë ruajtur prej punëve të ndyra (amorale).
70:30. Me përjashtim ndaj grave të veta dhe ndaj robëreshave që i kanë në posedim, ata nuk qortohen për to.
70:31. E kush kërkon përveç tyre, të tillët janë të shfrenuar (meritojnë dënim).
70:32. Edhe ata që janë besnikë ndaj amanetit që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë.
70:33. Edhe ata që dëshminë e vet e zbatojnë (nuk e mohojnë, nuk e fshehin).
70:34. Edhe ata që janë të kujdesshëm ndaj rregullave të namazit të tyre.
70:35. Të tillët janë në Xhennete dhe janë të nderuar.


Ajete nga tema "2. Devotshmëria":
zgjodhët ajetin (ajetet): 98 (Bejjine): 5
************************************************** ********

98:5. E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.

Ajete nga tema "2. Devotshmëria":
zgjodhët ajetin (ajetet): 6 (En'am): 63,64
************************************************** ********

6:63. Thuaj: "Kush ju shpëton prej errësirave (trishtuese) të tokës e të detit e (nga trishtimi) ju e lutni atë haptas e fshehtas (duke thënë), nëse Ai na shpëton prej kësaj, ne do të jemi (besimtarë) mirënjohës?"
6:64. Thuaj: "All-llahu ju shpëton nga ajo dhe nga çdo brengosje. Megjithëkëtë ju Atij i përshkruani shok.

Ajete nga tema "2. Devotshmëria":
zgjodhët ajetin (ajetet): 7 (A'raf): 55,205,206
************************************************** ********

7:55. Lutnie Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë.
7:205. Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bërë prej atyre që nuk kanë kujdes.
7:206. S'ka dyshim se ata që janë pranë (afër) Zotit tënd (melekët) nuk tërhiqen nga adhurimi ndaj Tij nga mendjemadhësia, Atë e madhërojnë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde.

Ajete nga tema "2. Devotshmëria":
zgjodhët ajetin (ajetet): 11 (Hud): 23
************************************************** ********

11:23. Ata që nuk besuan dhe bënë vepra të mira dhe u përulën ndaj Zotit të tyre, ata janë banues të xhennetit, në të janë përgjithmonë.

Ajete nga tema "2. Devotshmëria":
zgjodhët ajetin (ajetet): 21 (Enbija): 89,90
************************************************** ********

21:89. (Përkujto) Edhe Zekiriain kur e luti Zotin e vet: "Zoti im, mos më le të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt)".
21:90. Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij. Ata përpiqeshin për punë të mira, na u luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj nesh.

Ajete nga tema "2. Devotshmëria":
zgjodhët ajetin (ajetet): 22 (Haxhxh): 34,35,54
************************************************** ********

22:34. Ne i kemi caktuar çdo populli vendtherrjen (e kurbanit), që ta përmendin emrin e All-llahut për arsye se i furnizoi ata me kafshët. Zoti juaj është një Zot, andaj vetëm Atij dorëzohuni, e përgëzo të dëgjueshmit.
22:35. Të cilët, kur përmendet All-llahu, u dridhen zemrat e tyre, të cilët janë të durueshëm ndaj asaj që i godet, të cilët rregullisht e falin namazin dhe të cilët japin për qëllime të dobishme nga ajo me çka i furnizuam Ne.
22:54. E, edhe për ta vërtetuar të dijshmit se me të vërtetë ai (Kur'anin) është vërtetë prej zotit tënd dhe kështu t'i besojnë atij (Kur'anit) dhe (zemrat e tyre) të bindën ndaj tij. E All-llahu patjetër do t'i udhëzojë ata që besuan (përqafuan) në rrugën e drejtë.

Ajete nga tema "2. Devotshmëria":
zgjodhët ajetin (ajetet): 23 (Mu'minun): 1,2
************************************************** ********

23:1. Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët:
23:2. ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit,

Ajete nga tema "2. Devotshmëria":
zgjodhët ajetin (ajetet): 24 (Nur): 30
************************************************** ********

24:30. Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.

Ajete nga tema "2. Devotshmëria":
zgjodhët ajetin (ajetet): 28 (Kasas): 83
************************************************** ********

28:83. Atë, vend të përjetshëm (Xhennetin) u kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut.

Ajete nga tema "2. Devotshmëria":
zgjodhët ajetin (ajetet): 31 (Lukman): 18,19
************************************************** ********

31:18. Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.
31:19. Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin tënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit.

Ajete nga tema "2. Devotshmëria":
zgjodhët ajetin (ajetet): 3 (Ali Imran): 17
************************************************** ********

3:17. Dhe ata që janë të durueshëm, të drejtë, të devotshmëm e dorëdhënës, dhe të cilët në kohën e agimit (syfyrit) kërkojnë ndjesë.

Ajete nga tema "2. Devotshmëria":
zgjodhët ajetin (ajetet): 17 (Isra): 106-109
************************************************** ********

17:106. Dhe (ta shpallëm) Kur'anin që Ne e ndam pjesë - pjesë për t'ua lexuar njerëzve dalëngadalë dhe ashtu e shpallëm atë një pas një.
17:107. Thuaj: "I besuat ju atij ose nuk i besuat (atij nuk i bëhet dëm), e atyre që u është dhënë dijeni (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet atyre, ata hudhen me fytyra (përdhe) duke i bërë sexhde".
17:108. Dhe thonë: "I lartësuar është Zoti ynë, premtimi i Zotit tonë është i realizuar".
17:109. Dhe duke qarë hudhen me fytyra (kur dëgjojnë Kur'anin) dhe ai ua shton edhe më përuljen (ndaj All-llahut)

përgatitur nga As'habul- Kital

Kategori: Tefsirë | Shtuar nga: Argjendi (14/08/2009)
Klikime: 657 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024