E diel, 22/12/2024, 03:01
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 4
Vizitorë: 4
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tefsirë

Vetitë e besimtarit të vërtetë-"Durimi"

Durimi

Ajete nga tema "39. Durimi":
zgjodhët ajetin (ajetet): 2 (Bekare): 45,103,455-157,177
************************************************** ********

2:45. Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin).
2:103. E sikur të kishin besuar ata dhe sikur të ishin ruajtur (prej mëkateve), po të dinin, shpërblimi prej All-llahut do të ishte shumë më i dobishëm.
2:177. Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do, ua jep të afërmve, bonjakëve, të vërfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.

Ajete nga tema "39. Durimi":
zgjodhët ajetin (ajetet): 3 (Ali Imran): 200
************************************************** ********

3:200. O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgaditur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të All-llahut.

Ajete nga tema "39. Durimi":
zgjodhët ajetin (ajetet): 5 (Maide): 39
************************************************** ********

5:39. E kush pendohet pas punës së keqe (vjedhjes) dhe përmirësohet, s'ka dyshim, All-llahu ia pranon pendimin, All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.

Ajete nga tema "39. Durimi":
zgjodhët ajetin (ajetet): 16 (Nahl): 126-128
************************************************** ********

16:126. Në qoftë se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë masë sa jeni ndëshkuar ju; e nëse duroni pa dyshim ai është më i mirë për ata që durojnë.
16:127. Pra, të jesh i durueshëm! Durimi yt është vetëm me ndihmën e All-llahut. Ti mos u pikëllo për ata, as mos u brengos për dredhitë që bëjnë ata!
16:128. S'ka dyshim se All-llahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës.

Ajete nga tema "39. Durimi":
zgjodhët ajetin (ajetet): 20 (Ta Ha): 130
************************************************** ********

20:130. Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe duke falënderuar Zotin tënd, falu para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, falu edhe në orët e matës dhe në skajet e ditës, ashtu që të gjejsh kënaqësi (me shpërblim).

Ajete nga tema "39. Durimi":
zgjodhët ajetin (ajetet): 21 (Enbija): 85
************************************************** ********

21:85. (Përkujto) Edhe Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflin, që të gjithë ishin të durueshëm.

Ajete nga tema "39. Durimi":
zgjodhët ajetin (ajetet): 22 (Haxhxh): 34,35
************************************************** ********

22:34. Ne i kemi caktuar çdo populli vendtherrjen (e kurbanit), që ta përmendin emrin e All-llahut për arsye se i furnizoi ata me kafshët. Zoti juaj është një Zot, andaj vetëm Atij dorëzohuni, e përgëzo të dëgjueshmit.
22:35. Të cilët, kur përmendet All-llahu, u dridhen zemrat e tyre, të cilët janë të durueshëm ndaj asaj që i godet, të cilët rregullisht e falin namazin dhe të cilët japin për qëllime të dobishme nga ajo me çka i furnizuam Ne.

Ajete nga tema "39. Durimi":
zgjodhët ajetin (ajetet): 28 (Kasas): 54,79,80
************************************************** ********

28:54. Atyre u jepet shpërblim i dyfishtë për arsye se bënë durim, dhe ata të keqen e largojnë me të mirën, e nga ajo që Ne e furnizuam, ata japin.
28:79. Ai (Karuni) doli para popullit të vet me stolinë e vet, e ata që kishin synim jetën e kësaj bote thanë: "Ah, të kishim pasur edhe ne si i është dhënë Karunit, vërtet ai është fatbardhë!"
28:80. E ata që ishin të zotët e diturisë thanë: "Të mjerët ju, shpërblimi i All-llahut është shumë më i mirë për atë që besoi dhe bëri vepër të mirë, po atë nuk mund ta arrijë kush përveç durimtarëve!"

Ajete nga tema "39. Durimi":
zgjodhët ajetin (ajetet): 29 (Ankebut): 58,59
************************************************** ********

29:58. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre do t'u bëjmë vend të lartë në Xhennet në të cilin rrjedhin lumenj, aty janë përgjithmonë; sa i mirë është shpërblimi për ata që vepruan.
29:59. Të cilët bënë durim dhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.

Ajete nga tema "39. Durimi":
zgjodhët ajetin (ajetet): 31 (Lukman): 17
************************************************** ********

31:17. O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqiat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara.

Ajete nga tema "39. Durimi":
zgjodhët ajetin (ajetet): 40 (Gafir): 55
************************************************** ********

40:55. Ti bën durim, se premtimi i All-llahut është vërtetë, kërko falje për mëkatin tënd, lartëso me falënderim Zotin tënd mbrëmje e mëngjes.

Ajete nga tema "39. Durimi":
zgjodhët ajetin (ajetet): 73 (Muzemmil): 10
************************************************** ********

73:10. Dhe kij durim ndaj asaj që të thonë dhe largohu atyre i matur.

Ajete nga tema "39. Durimi":
zgjodhët ajetin (ajetet): 76 (Insan): 24
************************************************** ********

76:24. Andaj ti bëhu i durueshëm deri në vendimin e Zotit tënd e mos dëgjo as mëkatarë, as jobesimtarë.

Ajete nga tema "39. Durimi":
zgjodhët ajetin (ajetet): 90 (Beled): 17
************************************************** ********

90:17. E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshilluan për mëshirë (për ndihmë).

Ajete nga tema "39. Durimi":
zgjodhët ajetin (ajetet): 103 ('Asr): 1-3
************************************************** ********

103:1. Pasha kohën!
103:2. Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt.
103:3. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshem.

përgatitur nga As'habul-Kital

Kategori: Tefsirë | Shtuar nga: Argjendi (14/08/2009)
Klikime: 711 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024