E premte, 26/04/2024, 23:29
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Fikh

Gjërat që nuk e prishin agjërimin

Është e lejuar për agjëruesin, që ka kryer marrëdhënie seksuale, të lahet edhe pas përfundimit të kohës së syfyrit.

Nëse një gruaje i ndërpriten menstruacionet para agimit, atëherë ajo mund të agjërojë edhe nëse nuk ka marrë ende gusul, kur koha e agjërimit ka filluar.

Lejohet heqja e dhëmbëve gjatë agjërimit dhe trajtimi i rrjedhjes së gjakut ose përdorimi i pikave në vesh apo në sy edhe nëse shija e pikave arrin në gojë.

Përdorimi i misvakut (furçë speciale druri) lejohet të përdoret në çdo kohë të ditës kur je agjërueshëm.

Lejohet të freskohesh me ujë të ftohtë duke e hedhur atë në kokë dhe ulja përpara kondicionerit gjatë agjërimit.

Lejohet sprucimi trajtues (pompa) për të sëmurët që kanë vështirësi në frymëmarrje apo azmatikët kur je agjërueshëm.

Lejohet njomja e buzëve ose shpëlarja e gojës kur je agjërueshëm.

Rekomandohet vonimi i syfyrit (vakt ushqimi para agimit) deri shumë afër agimit.

Rekomandohet shpejtimi në hapjen e iftarit sapo të bjerë Dielli dhe ngrënia e hurmave të pjekura dhe nëse nuk ke, atëherë hurma të thata dhe nëse nuk ke, pi ujë dhe nëse as ujë nuk ke, atëherë mund të hash e të pish çfarëdolloj ushqimi të lejuar. Nëse agjëruesi nuk ka asgjë për të prishur agjërimin, le ta prishin me zemër dhe kjo do të mjaftojë.

Rekomandohet shtimi i bindjes ndaj Allahut dhe frenimi nga mosbindja.

Është e detyrueshme bindja ndaj të gjitha obligimeve, siç janë pesë vaktet e namazit në kohën e tyre të caktuar duke u grumbulluar, dhe frenimi nga të ndaluarat siç janë gënjeshtra, thashethemet si dhe çdo veprim apo fjalë që është e ndaluar. Profeti (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Kush nuk ndalohet nga falsiteti në vepra, fjalë dhe ofendimi i të tjerëve, atëherë Allahu nuk ka nevojë që ai ta lërë ushqimin dhe pijen.” Buhariu

Përktheu: Manjola Tafa

Kategori: Fikh | Shtuar nga: Argjendi (25/08/2009)
Klikime: 819 | Komentet: 2 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 2
1 andi  
0
lejohet te agjerohte kur ngrihesh xhunup edhe te lahesh kur te ket lindur dielli lejohet te agjerohet kjo dit

2 Argjendi  
0
po vlla jelohet, xhunubllaku nuk e pengon agjerimin mirepo e pengon namazin

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024