E premte, 29/03/2024, 13:21
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Fikh

Përulja në namaz

 


  Falenderimi i takon Allahut që e bëri namazin shtyllë të fesë. Allahu thotë: “Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz! Vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin). Të cilët janë të bindur se do të takojnë Zotin e vet dhe se ata do t'i kthehen Atij.”” (Bekare, 45-46) Paqja e mëshira qofshin mbi Pejgamberin që me porosinë e tij e fundit, para se të dilte nga kjo botë, nxiste umetin e tij për kryerjen e  namazit, për shkak të rëndësisë që ka në fe,  si dhe përshëndetjet më të mira e të larta qofshin për familjen dhe shokët e tij.

    Përulja, rëndësia dhe ndikimi i saj

    Dukuritë të cilat shfaqen te shumë njerëz si: ngurtësia e zemrës, zbrazëtia shpirtërore, privimi nga meditimi, dolën në sheh për shkak të materializmit, i cili ka mbizotëruar zemrat tona, sa që ka filluar të marrë pjesë edhe në adhurimet tona dhe zemrat nuk mund të kthehen në gjendjen e tyre të shëndoshë dhe të pastrohen nga çdo papastërti që iu është veshur. Udhëheqësi i muslimanëve, Uthman ibn Afan (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregoi pikën e dobët që e ka kjo dukuri e shfaqur, kur tha: “ Po të ishin të pastërta zemrat e tuaja, nuk do të ngopeshin së lexuari Librin e Allahut.”

  Ibn Kajimi, përuljen e vërtetë e mërton me fjalët: “përulja e besimit” dhe e përkufizon atë si: “Përulja e zemrës ndaj Allahut në shenjë madhërimi, madhështie, respekti, dinjiteti, turpi, ashtu që zemra përulet me një përulje të mishëruar me drojë, frikë, dashuri dhe turp, pohim i dhuntive të Allahut dhe në të njëjtën kohë pohim i gabimeve të saj. Kur zemra përulet kësisoj, padyshim e pason përulja e gjymtyrëve.”

  Për rëndësinë e përuljes në namaz tregon edhe ajo se përulja në të është shkaku kryesor për pranimin e namazit e që namazi është shtylla më e rëndësishme pas shehadetit. Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “ Njeriu largohet nga namazi i tij, por nuk i është shkruar atij vetëm se gjysma e tij, apo një e treta, apo  një e katërta, apo një e pesta, apo një e gjashta, apo një e shtata, apo një e teta, apo një e nënta, apo një e dhjeta.(aq sa ka qenë në të i përulur)” (Transmetojnë: Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxheh)

  Gjithashtu, përulja e bën kryerjen e namazit më të lehtë dhe të dashur te shpirti. Shejh Abdurrahman Sadi, gjatë komentit të fjalës së Allahut: “Vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin)”. (Bekare, 45) thotë: “D.m.th: për ta është e lehtë, pasi përulja, droja nga Allahu dhe shpresa në atë që është tek Ai, obligojnë kryerjen e tij me gjoks të hapur për atë se ai e pret shpërblimin dhe i frikësohet ndëshkimit.”

  Duke ia shtuar kësaj atë që përulja është dija e vërtetë, Ibn Rexhebi gjatë komentit të hadithit të Ebu Derdasë për vlerën e kërkimit të diturisë thotë: “Është transmetuar nga Ubade bin Samit, Auf bin Malik dhe Hudhejfja (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) të kenë thënë: “Dija e parë që do të ngrihet prej njerëzve është përulja, derisa nuk do të shihet njeri i përulur.”

  Pastaj, përmendi hadithe të tjera me këtë kuptim dhe tha: “Në këto hadithe tregohet se dija largohet me largimin e veprave dhe se sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) e komentuan këtë me largimin e dijes së brendshme nga zemra që është përulja (recensenti i librit përmend hadithe të tjera me të cilat përforcohet).

  Pra, namazi është lidhje mes Zotit dhe robit të Tij, ku njeriu pushon në të nga obligimet e jetës, i drejtohet me tërë qenien  Zotit të tij, nga ai merr ndihmën dhe udhëzimin e suksesin, kërkon nga ai ta përforcojë në rrugën e drejtë. Mirëpo, njerëzit dallojnë në namaz, disave namazi ua shton afrimin e tyre drejt Allahut e te disa namazi nuk ndikon deri në këtë masë.

  Ai e kryen namazin duke plotësuar lëvizjet, leximin, përmendjen e Allahut dhe madhërimin e Tij, por pa ndjenja të plota për atë që bën dhe pa vëmendje për atë që thotë. Namazin të cilin e  dëshiron Islami nuk është thjesht fjalë që shpreh gjuha dhe as lëvizje që i kryejnë gjymtyrët, pa medituar me mendjen dhe pa përulje të zemrës.

  Nga Ebu hurejre transmetohet se Pejgamberi  (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ditën e Gjykimit, së pari, do të llogaritet robi prej veprave të tij për namazin e tij. Nëse është në rregull vetëm se ka shpëtuar dhe fituar. E nëse nuk është në rregull vetëm se ka humbur dhe dështuar. E nëse nga namazet obligative i mungon gjë, thotë Allahu i Lartësuar: “Shikoni nëse ka robi im ndonjë namaz vullnetar që t’ia plotësoj atë mangësinë tek namazet obligative. Pastaj, tërë veprat e tij do të trajtohen kësisoj.”

  Përderisa, shumë njerëz vuajnë nga përulja e pakët në namaz, e pamë të arsyeshme t’i hulumtojmë disa shkaqe, të cilat na kthejnë në namazin e vërtetë, i cili na e përforcon lidhjen me Zotin tonë të Lartësuar e që do të ishte namazi i zemrës dhe gjymtyrëve, si dhe nënshtrimi i tyre ndaj Allahut të Lartësuar. Allahu i ka lavdëruar ata besimtarë që i kanë këto cilësi me fjalët: “Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët. Ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit.” “Fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat.”

  E pyesim veten tonë pse pasi ta kryejmë namazin shumë prej neve veprojnë punë të shëmtuara? E sa dallim i madh është mes kësaj gjendjeje dhe gjurmës që e len namazi i atyre të përulurve e të penduarve. E që ndonjëri prej tyre del nga namazi i tij e në veten e tij e ndjen se çdo namaz pastron zemrën e tij nga papastërtitë dhe e afron tek Allahu i Lartësuar.

Përktheu: Driton Lekaj

Kategori: Fikh | Shtuar nga: Argjendi (14/08/2009)
Klikime: 641 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024