E premte, 19/04/2024, 10:40
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Akide

Dhjetë gjërat që e kundërshtojnë Islamin


 
1. Të bërit shirk Allahut, siç është prerja jo për Allahun. Allahu i Lartësuar thotë: “S’ka dyshim se Allahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet atij shok (idhujtarin) e përveç këtij (mëkati) i fal kujt të dojë. Kush i përshkruan Allahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.” (Nisa, 48)

2. Kush bën mes tij dhe Allahut ndërmjetësues dhe i lutet atyre dhe afrohet me ta (tek Allahu). Allahu i Lartësuar thotë: “…këta janë ndërmjetësuesit tanë te Allahu…” (Junus,18)

3. Kush nuk i konsideron mushrikët (kafirat) pabesimtarë apo dyshon në kufrin e tyre, apo konsideron rrugën e tyre të saktë, vetëm se ka bërë kufër.

4. Kush ka bindje se udhëzimi i dikujt tjetër është më i mirë se udhëzimi i Pejgamberit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe se gjykimi i dikujt tjetër është më  i mirë se gjykimi i Pejgamberit, sikurse ata të cilët e përkrahin gjykimin e tagutëve mbi gjykimin e Pejgamberit, ai është kafir.

5. Kush urren diçka prej asaj që ka ardhur me të Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) edhe nëse punon me të. Allahu i Lartësuar thotë: “Këtë, për shkak se ata e urryen atë që e zbriti Allahu, prandaj atyre ua zhdukëm veprat.” (Muhamed, 9)

6. Kush tallet me diçka prej fesë së Pejgamberit apo shpërblimit që i premtohet atij që mbahet për fenë dhe ndërshkimi që i premtohet atij që largohet prej feje, vetëm se ka mohuar (ka bërë kufër). Allahu i Lartësuar thotë: “…Thuaju! A me Allahun, librin dhe të dërguarin e ti  po talleni. Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasiqë (shpallët se) besuat, keni mohuar.” (Teube, 65,66)

7. Magjia e cila është vepër me të cilën synohet ndryshimi i dëshirës së njeriut. P.sh.: ndryshimi i dashurisë së burrit ndaj gruas së tij në urrejtje ndaj saj. Ndërsa atfie është ajo vepër që synohet prej saj zgjimi i interesimit te njeriu për diçka që ai nuk e dëshiron nëpërmjet rrugëve djallëzore. E ai i cili e bënë këtë apo (pajtohet) është i kënaqur me të, vetëm se ka bërë kufër.

8.Të ndihmuarit e kafirave (mushrikëve) kundër muslimanëve. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që besuat! Mos i zini miq as çifutët, as të krishterët, ata janë miq të njëri tjetrit. Kush  prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet, Allahu nuk e vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.” (Maide,51)

9. Kush është i bindur se disa njerëzve u lejohet dalja prej sheriatit (rrugës) të Pejgamberit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), ai është kafir.

10. Largimi (kthyerja e shpinës)fesë së Allahut, nuk e mëson atë dhe nuk punon me të, argument për këtë është Fjala e Allahut të Lartësuar: “E kush është më zullumqar se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet e pastaj u kthen shpinën atyre. Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve.” (Sexhde,22)

 

Përgatiti: Erion Sula

Kategori: Akide | Shtuar nga: Argjendi (14/08/2009)
Klikime: 656 | Komentet: 1 | Ranguar: 4.0/1
Gjithsejt komente: 1
1 kaltrina  
0
selam alejkum shum po me pelqejn e po mesoj shum prej jush allhu ju shperbleft ishalla

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024