''Mos u frikëso, se ti do të fitosh''
Mos ki frikë askënd prej njerëzve pasi ti je në të vërtetën. Kujto Musain alejhis-selam, kur magjistarët qëndruan para tij për ta sfiduar me magji: “Atëherë Musai ndjeu frikë në vetvete.”1 Por erdhi thirrja hyjnore nga Sunduesi i Lartësuar: “Ne i thamë: “Mos u frikëso, se në të vërtetë ti do të fitosh!”2 Mos u frikëso, se në të vërtetë, ti do të fitosh! Me ty është e vërteta, kurse me ta gënjeshtra. Me ty është besimi, ndërsa me ta është e pavërteta. Me ty është ndihma e Allahut të Lartësuar. Ti je ithtar i së vërtetës, i besimit dhe i nënshtrimit; mbështetu tek Allahu i Lartësuar, mos ki frikë askënd. Kujto përsëri fjalën e Allahut të Lartësuar: “Mos u frikëso, se në të vërtetë ti do të fitosh!” (Ta Ha, - 67 ) - ( Ta Ha,
|