''Mëso gjuhën e faljes''
“..le t’i falin ata dhe të mos ua marrin për keq. Vallë a nuk doni që t’ju falë Allahu? Allahu është Falës e Mëshirëplotë.”1
Allahu të mëshiroftë, mëso gjuhën e faljes! Allahu të forcoftë, shijo kënaqësinë e faljes! Allahu të udhëzoftë, ji afër Allahut me falje! Allahu të nderoftë, njëra nga dyert e krenarisë është falja! Allahu të ndihmoftë, përqendroje veten në falje!
Vëlla dhe motër!
Siguroje veten në hapësirat e faljes duke i falur të gjithë, duke i lënë veprimet e tyre jo të mira, se kështu e pengon të keqen. Falësi është më afër Allahut dhe afër njerëzve. Ai i cili do shpërblim, ngrohtësi, kujtim të mirë, le të jetë i durueshëm, ta durojë të hidhurën, të vizitojë kur nuk vizitohet, të japë kur nuk i jepet, të jetë i butë me të paditurin, të falë kur i bëhet zullum.
Imam Shafiu thotë:
Pasi kam falur, nuk kam urryer askënd, Kështu nga brengat armiqësore u qetësova. E përshëndes armikun kur e takoj, Të keqen me përshëndetje e pengoj.
“..edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.”2
|