E premte, 29/03/2024, 11:08
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 4
Vizitorë: 4
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

25 vjet në varr
25 vjet në varr
 
Subhanallah, stomaku dhe organi seksual janë gjërat më të rëndësishme gjatë jetës së tij dhe shumë përpiqet që t'i kënaq nevojat e njërit dhe tjetrit, por ja një absurditet.
 
 
Nga: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Kufoma në varr kalon nëpër disa faza gjatë periudhës 25 vjeçare. Në natën e parë trupi fillon të kalbet rreth stomakut dhe organit seksual. Subhanallah, stomaku dhe organi seksual janë gjërat më të rëndësishme gjatë jetës së tij dhe shumë përpiqet që t'i kënaq nevojat e njërit dhe tjetrit, por ja një absurditet. Këto dy organe do tia shkatërrojnë jetën në këtë dhe në botën tjetër, e largojnë nga Allahu, e të parat shkatërrohen.

Pas kësaj trupi merr ngjyrën e gjelbër. Dhe këtë trup që njeriu e ka zbukuruar duke përdorur mjete kozmetike të ndryshme, tani do të kënaqet me një ngjyrë në tërë trupin.

Ditën e dytë fillojnë të shkatërrohen organet e brendshme: mëlçia, zemra, mushkëritë, zorrët . . .

Ditën e tretë nga trupi ndihet një një kundërmim i pakëndshëm.

Pas një jave trupi fillon të fryhet e sidomos në fytyrë, sy, gjuhë dhe faqe.
Pas dhjetë ditësh fryhen stomaku, lukthi dhe zorrët.
Pas dy jave fillojnë të biejnë flokët.
Pas 15 ditësh miza e gjelbër ndien kundërmimin e kufomës në largësi prej 5 km, e pas kësaj krimbat e mbulojnë tërë trupin e kufomës.
Pas gjashtë muajve, nga trupi mbetet vetëm skeleti.
Pas 25 vjetëve skeleti kthehet në pluhur përveç ashtit të kërbishtit.

Ja, ky vëllezër është trupi që i kushtojmë kaq shumë kujdes dhe ky shkatërrohet si mos me pas ekzistuar kurrë.

Andaj mos lejoni që jeta t'u kalojë në kënaqësinë e epsheve trupore. Vizita e varrezave le t'u bëhet traditë. Pejgamberi s.a.v.s. i vizitonte varrezat Beki çdo javë. Gjithashtu transmetohet që ka urdhëruar vizitën e varrezave: "Ju pata ndaluar vizitën e varrezave, por tani po ju lejoj: vizitoni se kjo ju përkujton vdekjen."
Përkujtoni fjalët e Allahut të madhërishëm:
"Pasha kohën!
Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt.
Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm."  (El - Asr, 1-3)
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (11/09/2009)
Klikime: 11228 | Komentet: 47 | Ranguar: 4.6/24
Gjithsejt komente: 441 2 3 4 5 »
44 invaaaa  
0
Ardian pom dhimesh shum qe nuk paske lidhje sadopak per fe kshtu qe ski nevoi me ju kallxu tjerve shka asht mir e shka asht keq se gjith kush veq pak din per fe edin se kjo asht qka na pret as ni sen mu turpru ose mu deshpru nuk asht ,,,, ky asht nje fakt qe nuk munemi mi mohu kerkush kshtu qe Allahu te udhzoft ,,,, selamu alejkum

43 deta  
0
selamu alejkum valla send ska per me tryshtu aj me skan ckto to tema bisedu kiameti shum para na kishte ardh pak me na mtek te pakten ni shahadet se kto trinj zinan edhe naper rug jan hashiqare mos vall gabim jam aj xhi lexon kuran kur strishton prejj ktyre se e din aj shum faqa e qellume sot falni nase ju duken gabim alejkum selam

42 nesret  
0
all-llahu ju ndihmoft per kto mesazhe qe ju paraqitni njrzimit per ti ullzuar ne rrugen e drejt

41 Nusreti  
0
ALL-LLAHU na meshiroft ne ket bot dhe ne boten tjeter

40 Pranvera  
0
une e lexova edhe o popull ane e mbane botes besoni se Zoti edhe Nje perveq tij nuk ka Zot tjeter !!!

39 muhamed totri  
0
me te vertete ALLAHU JUA SHPARBLEFT shum hsum e bukur dhe nje argument i hapur

38 rejnna  
0
inshalla allahu osht iknaqru me ket

37 atdhe  
0
kisha me shtu diq te ardiani ne se e lexon ne ti e ki merzi te tjeret fare se kan merzi nese ste pelqen ty diqka le te mbetet ajo vetem per ty mos u mundo te gjykosh diq qe e ka shkruar i madhi kre qka eshte e qrume edhe qysh eshte e qkrume duhet te dihet e jo me zbukuru at gje edhe nese ti trishtohesh te tjeret nuk trishtohen sepse ashtu edhe do te jet e ne at gjendje do te bej allahu pas vdekjes

36 Abdullah  
1
ALLAHU ju shberblef

35 ardian  
-1
A jepni ndonehere kshilla per jeten si thenjie apo fjal te menqura.Kjo natyrisht eshte e kuptushme krejt njerzit e din se keshtu kur vdes ndodh po tash merrne me mend veten tuaj kur te afrohet vdekja merrne afer zemres .Njerzit qe merren me aktivitete qe krejt njerzit edin ata sjan asgje veq humbje kohe .Njerzit qe merren me jeten si psh zbulime te reja dhe histori qe me mbet diqka prej historis ton , per te ardhmerit ton.
Me keni deshperu me kete .Sinqeriteti u ba horor thjesht ket rast....:S

1-10 11-20 21-30 31-40 41-42
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024