E premte, 29/03/2024, 08:51
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kuran

Medi-Zgjatimi

Med në gjuhë do të thotë shtesë. Dhe në këtë kuptim ka ardhur edhe fjala e Allahut në suren Nuh. “Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.” Nuh, 12. D.m.th.: ju shton pasurinë dhe fëmijët.

Ndërsa në terminologji do të thotë zgjatja e zërit kur vjen njëra prej tri shkronjave të zgjatimit.

Shkronjat e zgjatimit janë :

الألف Elifi i cili nuk mund të jetë ndryshe vetëm me sukun dhe para tij duhet të jetë shkronja me fet’ha.

 الواوVavi me sukun dhe shkronja para tij duhet të jetë me dame.

 الياءJaun me sukun dhe shkronja para saj duhet të jetë me kesre.

 

Medi (zgjatimi) ndahet në dy pjesë:

1. المد الأصلي أو المد الطبيعيMedi orgjinal ose ndryshe quhet edhe medi i natyrshëm dhe

2. المد الفرعيMedi suplementar(shtesë), apo medi jo i natyrshëm.

المد الأصلي أو المد الطبيعي Medi orgjinal ose medi i natyrshëm është ai med në të cilin nuk mund të realizohet qenësia e shkronjës përveçse me të dhe nuk ndalet nga ndonjë shkak qoftë hemze apo sukun.

Quhet med original për shkak të mbetjes së tij në origjinalitet në krahasim me medet e tjera. Për shkak se ky qëndron gjithmonë në një gjendje e ajo është zgjatja e tij dy tone dhe nuk  ndikohet nga ndonjë shkak prej shkaqeve.

Gjithashtu ky med thamë që quhet edhe med i natyrshëm, sepse njeriu nuk e shton në zgjatjen e tij më shumë se sa që është e caktuar dhe po ashtu nuk le mangët më pak se zgjatja e caktuar.

Medi aslij (apo nedi i natyrshëm) ka tri lloje:

Lloji i parë:

Zgjatja e shkronjës pa marrë parasysh a ndalesh në fjalë apo nuk ndalesh dhe pa marrë parasysh a është në mes të fjalës p.sh.: مَالِكِ يَوْمِ الدِّين apo është në fund të fjalës. P.shوَضُحَاهَا

Po ashtu në këtë lloj bëjnë pjesë edhe shkronjat e ndara të cilat qëndrojnë në fillim të sures, si p.sh.:  حم sikur që do të shpjegohet për këto më gjerësisht më vonë.

Lloji i dytë:

Zgjatja e shkronjës nëse ndalesh në të. Ndërsa nëse nuk ndalesh nuk zgjatet. P.sh.: عَلِيمًا حَكِيمًا d.m.th.: nëse ndalesh në njërën prej këtyre dy fjalëve elifi duhet të zgjatet, në të kundërtën jo.

Lloji i tretë:

Zgjatja e shkronjës kur nuk ndalesh në fjalë dhe mos zgjatja nëse ndalesh. P.sh.: إِنَّهُ ,

بِهِ  بَصِيرًا. Pra nëse ndalesh në  shkronjën “ha” nuk e zgjat e nëse e vazhdon e zgjat.

Këtij lloji i thuhet gjithashtu zgjatimi i lidhur (المد الصلة ( dhe është specifik vetëm e përemrit  “ha”.

Këto tri shkronja të medit, elifi, vavi, dhe jaun, janë përmbledhur në ajetin në suren Neml, ajetin 40, ku Allahu thotë:

قَالَ الَّذي عِندَهُ عِلْمٌ مِنَ الْكِتَابِ

Përgatiti: Shaban Murati

Kategori: Kuran | Shtuar nga: Argjendi (13/08/2009)
Klikime: 584 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024