E shtunë, 27/04/2024, 03:49
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kuran

Medi i zëvendësueshëm dhe medi i rastit të paraqitjes së sukunit

Nëse para shkronjës së medit (shkronjës zgjaste) vjen hemzeja me kusht që pas shkronjës zgjatëse mos të jetë  hemzeja apo sukuni, atëherë ky lloj medi quhet medul bedel.

Dispozita e këtij medi është se lejohet zgjatja apo shkurtimi i tij, përveçse në leximin hafs është vetëm shkurtimi i tij. D.m.th.: zgjatja e tij dy tone.

Zgjatet vetëm dy tone si medi i natyrshëm.

Shembujt:

Shembull me elif:  ءَامَنُوا[1]

Shembull me jaun: إِِيمَانًا[2]

Shembull me vavin أُوتُوا[3]

Shkaku që është quajt ky med medul bedel është sepse shkronja e medit e ka zëvendësuar hemzen në shumicën e rastit. Kur bashkohen dy hemze në një fjalë e para me vokal, ndërsa e dyta me sukun, hemzeja e dytë shndërrohet në med (zgjatës).

Nëse hemzeja e parë është me fet’ha, atëherë e dyta shndërrohet në elif. P.sh.:ءَامَنُوsepse baza e saj është ءَأَْمَنُوا.

Nëse hemzeja e parë është  me kerre, atëherë e dyta shndërrohet në jaun. P.sh.:  إِِيمَانًا sepse baza e saj ka qenë إِأْمَانًا .

Nëse hemzeja është me dame, atëherë e dyta shndërrohet në vavun. P.sh.:  أُوتُوا baza e së cilës ka qenë أُأْتُوا  .

Medi arid li sukun - Medi i rastit të paraqitjes së sukunit

Nëse pas harfu medit (shkronjës zgjatëse) vjen shkronja me vokal në gjendjen e lidhjes dhe pastaj  kjo shkronjë bëhet me sukun, në rast të ndaljes, ky lloj medi quhet medu arid li sukun (medi i rastit të paraqitjes së sukunit).

Është quajtur medi arid (i rastit) për shkak të paraqitjes së sukunit në rast ndalje.

Dispozita e këtij medi është lejimi i zgjatjes së tij dy tone, katër tone dhe  gjashtë tone. P.sh.: [4] الْعَالََمِينَ[5], الرَّحِيمِ[6], نَسْتَعِيِن ُ

Me këtë lloj lidhet edhe  medu lin مد اللين ku nëse pas vavit apo jaus me sukun vjen shkronja me vokal, ndërsa para saj qëndron shkronja me fet’ha në rast ndalje shkronja e cila është pas vavit apo jaus me sukun merr sukunin, atëherë quhet medu lin. P.sh.:الْبَيْتِ[7] ,مِنْ خَوْفِ[8], 

Dispozita e këtij medi është lejimi i tij dy tone (kasr) ose katër tone (teuesut).

 Përgatiti: Shaban Murati

17.03.2007


--------------------------------------------------------------------------------

[1] Suretu Teube, 124.

[2] Suretu Teube, 124.

[3] Suretu Bekare, 144.

[4] Suretu Fatiha, 5.

[5] Suretu Fatiha, 2.

[6] Suretu Fatiha, 3.

[7] Suretu Kurejsh, 3.

[8] Suretu Kurejsh, 4.

Kategori: Kuran | Shtuar nga: Argjendi (13/08/2009)
Klikime: 673 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024