E enjte, 25/04/2024, 10:52
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kuran

Medi suplementar (shtesë) apo medi jo i natyrshëm
Medi jo i natyrshëm është ai med i cili pas shkronjës së medit vjen hemzeja ose sukuni.

Shkaqet e medit jo të natyrshëm janë:

Hemzeja dhe sukuni.

Llojet e medit jo të natyrshëm

Llojet e medit të natyrshëm jan pesë:

1. Medi muttasil المد المتصل (medi i ngjitur).

2. Medi munfasilالمد المنفصل (medi i ndarë).

3. Medi bedelمد البدل (medi i zëvendësushëm).

Për këto tri lloje të medit shkak i tyre është hemzeja.

4. Medi arid li sukunالمد العارض للسكون  (medi i rastit të paraqitjes së sukunit).

5. Medi lazim المداللازم (medi i domosdoshëm).

Për këto dy lloje të medit shkak i tyre është sukuni.

Dispozitat e medit jo të natyrshëm jan tri:

 الواجبvazhib (i obligueshëm).

الجواز  xhevaz ( i lejuar).

 اللزومluzum  (i domosdoshëm).

Medi i obligueshëm është i veçantë vetëm për medin mutasil (medin e ngjitur). Medi i lejuar është i veçantë për medin munfasil (medin e ndarë), medin arid li sukun (medi i rastit të paraqitjes së sukunit) dhe medin bedel (medi i zëvendësueshëm). Ndërsa medi i domosdoshëm është i veçantë vetëm për medin lazim.

Medi mutasil është zgjatje e obligueshme, për shkak të pajtimit të të gjithë kënduesve të Kuranit për zgjatjen e tij më shumë se medi i natyrshëm. Medi munfasil, medi harid li sukun dhe medi bedel janë zgjatje e lejuar për shkak se te disa këndues zgjatet e te disa nuk zgjatet, por mbetet sikur medi i natyrshëm. Ndërsa medi lazim është zgjatje e domosdoshme, për shkak se ai med ka vetëm një gjendje edhe ajo është zgjatja e tij gjashtë tone, sikur që do të vijë më vonë.

Tani do të fillojmë me shpjegimin e çdo lloj medi në formë të zgjeruar.

Medi muttasilالمد المتصل  (medi i ngjitur)

Kur në një fjalë qëndron shkronja e medit, ndërsa pas saj qëndron hemzeja, po në të njëjtën fjalë, atëherë ky lloj i medit quhet medi muttasil (med i ngjitur).

Është quajtur medi i ngjitur, për shkak të bashkimit të shkronjës së medit dhe hemzes në të njëjtën fjalë. P.sh.: سماء

Dispozita e këtij medi është obligushmëria e zgjatjes, sipas pajtimit të të gjithëve.

Zgjatja e këtij medi bëhet katër apo pesë tone.

Imam Xhezerij në librin e tij thotë: “Kam shikuar  në medin mutasil dhe nuk kam gjetur as në leximet e vërteta e as në leximet e vetmuara se dikush e ka shkurtuar”. Pastaj thotë: “Por jo vetëm kaq. Kam parë tekst të prerë në zgjatjen e tij”. Pastaj përmend hadithin e Ibni Mesudit, kur një njeri para Abdullah b. Mesudit lexoi ajetin:

إِنَّمَا الصَدَقَاتُ لِلْفُقَرَاء وَ الْمَسَاكِينِ

Nuk e zgjati medin mutasil në fjalën الْفُقَرَاء , por e lexoi shkurt. Atëherë Abdullah b. Mesudi i tha: “Nuk na ka lexuar kështu i Dërguari i Allahut”. I tha:  “E si e ka lexuar i Dërguari i Allahut, o Ebu Abdurrahman?” Tha: “Na ka lexuar:

إِنَّمَا الصَدَقَاتُ لِلْفُقَرَاء وَ الْمَسَاكِينِ[1]

dhe e zgjati. Thotë pastaj Ibnu Xhezerij: “Ky hadith është  tekst i prerë dhe argument në këtë kapitull”.

 

Medi munfasil المد المنفصل (medi i ndarë)

Nëse shkronja e medit vjen në fund të fjalës, ndërsa hemzeja vjen në fillim të fjalës tjetër, atëherë bëhet medi munfasil (medi i ndarë).

Shembujt:

Me elif: إِنَّا أَعْطَيْنَاكَ الْكَوْثَر[2]

Me vavin: [3]قُوا أَنْفُسَكُمْ وَ أَهْلِيكُمْ نَارًا

Me  jaun: وَ فِي أَنْفُسَكُمْ أَفَلا تُبْصِرُون[4]

Dispozita e këtij medi është lejimi i zgjatjes së tij dhe shkurtimi i tij.

Zgjatja e tij bëhet katër ose pesë tone.

Është quajtur munfasil, për shkak të  ndarjes së hemzes prej shkronjës së medit.

 

Përgatiti: Shaban Murati

09.03.2007


--------------------------------------------------------------------------------

[1] Suretu Teube, 60.

[2] Suretu Kevther, 1.

[3] Suretu Tahrim, 6.

[4] Suretu Dharijat, 21.

Kategori: Kuran | Shtuar nga: Argjendi (14/08/2009)
Klikime: 676 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024