19 dallime ndërmjet engjëjve dhe xhinëve
Ka ca muslimanë që s’kanë njohuri të mjaftueshme mbi dallimin ndërmjet engjëjve fisnikë dhe xhinëve e shejtanëve.
Disa nga popujt e mëhershëm devijuan duke i krahasuar xhinët me engjëjt. Shejhul Islam ibën Tejmije thoshte: "Arabët paganë dhe ithtarët e Librit pranonin ekzistimin e engjëjve, ndonëse shumë prej tyre konsiderojnë se engjëjt dhe xhinët janë një. Ata besojnë se engjëjt që nuk i binden Allahut bëhen shejtanë. Paganët, çifutët dhe të krishterët mohojnë se Iblisi ka qenë baba i xhinëve; ata mohojnë edhe mundësinë e xhinëve për t’u martuar, për të pasur fëmijë, për të ngrënë e për të pirë. Disa nga arabët paganë pohojnë se engjëjt janë pasardhësit e xhinëve [Tefsir el-Kebir, 7/381].
Në vijim keni disa dallime ndërmjet engjëjve dhe xhinëve:
1. Engjëjt qenë krijuar prej dritës, ndërsa xhinët qenë krijuar prej zjarrit të patym. Ky është dallim unik në krijim, prandaj edhe me logjikë mund të përfundojmë se ata dallojnë edhe në veprime.
2. Emrat e engjëjve dallojnë nga emrat e xhinëve në përgjithësi, po edhe shikuar hollësisht. Emrat e engjëjve kanë për qëllim Pejgamberët. Ata janë të dërguarit e Allahut të Lartësuar.
3. Engjëjt qenë krijuar për t’iu bindur Allahut të Madhëruar. Ata, kundrejt xhinëve, nuk kanë vullnetin e lirë për të mos iu nënshtruar Atij. Allahu i Lartësuar u dha atyre vullnetin e lirë për nënshtrim ose mosnënshtrim, sikurse ua dha edhe njerëzve. Së këndejmi, gjithsekush që dëshiron të besojë Allahun, do ta besojë; dhe gjithsekush që dëshiron të mos e besojë, nuk do ta besojë.
4. Engjëjt nuk kanë epshe. Ndaj, ata nuk hanë, nuk pinë e as nuk martohen. Xhinët hanë, pinë dhe martohen.
5. Engjëjt i nënshtrohen Allahut në çdo moment. Ndërkaq, shumica e xhinëve janë jobesimtarë. Në fakt, numri i jobesimtarëve në mesin e xhinëve tejkalon numrin e jobesimtarëve në mesin e njerëzve. Ka ca njerëz që thonë se Haruti dhe Maruti ishin engjëj. Kjo është e pavërtetë. Pra, që të dytë ishin xhinë, ndërsa transmetime që thonë se ata ishin engjëj janë israiljate. Asnjë nga ato transmetime nuk është autentik.
6. Engjëjt janë shumë të fortë se xhinët. Fare nuk ka mundësi të imagjinohet forca e një engjëlli krahasuar me tërë xhinët. Merreni sa për ilustrim Engjëllin e vdekjes. Ai ka mundësi të marrë çdo shpirt për një moment kudoqoftë që është ai në botë.
7. Engjëjt janë më superiorë ndaj xhinëve në formë, veprime dhe gjendje.
8. Numri i engjëjve është vigan. Ai tejkalon numrin e xhinëve, njerëzve dhe kafshëve bashkërisht.
9. Allahu i Lartësuar krijoi engjëjt ën shërbim të bijve të Ademit. Ndërkaq, shumica e xhinëve devijojnë njerëz nga rruga e vërtetë. E në ballë të asaj qëndron babai i tyre – Iblisi.
10. Engjëjt u shërbejnë xhinëve dhe koordinojnë çështjet e tyre.
11. Engjëjt i shohin xhinët tërë kohën. Përndryshe, xhinët nuk kanë aftësi t’i shohin engjëjt, vetëm nëse këta formësohen në atë trajtë që lejojnë dukjen e tyre.
12. Allahu i Madhëruar krijoi engjëjt më parë nga xhinët. Dëshmia për këtë është se engjëjt mbajnë Fronin (Arshin). E Froni qe krijuar para se të krijoheshin qiejt e toka dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre.
13. Engjëjt kategorizohen në gjërat e padukshme që xhinët duhet t’u besojnë. Allahu i Lartësuar i obligoi xhinët të besojnë në engjëj.
14. Engjëjt kanë autoritet dhe fuqi mbi xhinët, me lejen e Allahut. Së këndejmi, engjëjt munden t’i shohin xhinët, t’i mposhtin dhe t’u marrin shpirt.
15. Engjëjt përgjithësisht përshkruhen me tipare të lavdërueshme, ndërsa shumica e xhinëve përshkruhen si pëshpëritës të së keqes, komplotues, mashtrues dhe shtypës.
16. Engjëjt nuk përshkruhen as si të gjinisë mashkullore, as të gjinisë femërore. Arabët paganë i përshkruanin engjëjt si të ishin femra. Ndërkaq, nga xhinët ka edhe meshkuj, edhe femra.
17. Engjëjt u ndihmojnë të Dërguarve dhe pasuesve të tyre për punë të mira. Ky, pra, është burimi prej ku vjen frymëzimi i parë për të bërë punë të mira. Ibën Tejmije thoshte: "Frymëzimi për ta kërkuar të vërtetën dhe për të bërë mirë vjen nga engjëjt, ndërsa ideja për të ndjekur besimin e pavërtetë vjen nga shejtanët [Mexhmu, 4/34].
18. Engjëjt jetojnë në qiej, ndërsa xhinët jetojnë në vende të pista.
19. Engjëjt fluturojnë në atë formë që janë të krijuar. Xhinët munden të fluturojnë vetëm nëse marrin ndonjë formë tjetër nga ajo që janë të krijuar.
Autor: Shejh ebu Nasër Muhamed ibën Abdullah ibën el-Imam
Përktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI, 24.07.2010
|