E diel, 22/12/2024, 12:24
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A plotësohet kushti që të shkurtoj namazet dhe t’i bashkoj ato?
Pyetja:

Es-selam alejkum ue rahmetullahi ue berekatehu!
Desha të pyes rreth çështjes së namazit si udhëtar, pasi punoj e jam në terren dhe më intereson se si të veproj në një rast të tillë. Unë jam nga Komuna e Fushë Kosovës dhe në një ditë e kam terrenin Ferizaj – Viti, pastaj arrijmë në Gjilan, ku edhe përfundoj punën dhe këtu më intereson se a plotësohet kushti që të shkurtoj namazet dhe t’i bashkoj ato.
Allahu ju shpërbleftë për punën që po bëni me xhenetin Firdeus!
 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Përcaktimi i distancës në të cilën muslimani konsiderohet udhëtar është i diskutueshëm mes fukahave; disa kanë përcaktuar distancën konkretisht me kilometra, ndërsa disa të tjerë kanë thënë se e drejta është që mos të bëhet përcaktimi me kilometra të definuara, pasi kjo dallon prej kohës, rrethanave dhe traditës (urfit) se çfarë konsiderohet udhëtim e çfarë jo.

Sido që të jetë, pa hyrë në shtjellimin e mendimeve, themi se në bazë të udhëtimit që ju bëni nga Fushë Kosova për në Ferizaj, pastaj në Viti e Gjilan, i tërë ky udhëtim arrin sasinë që ju të konsideroheni udhëtar edhe sipas mendimit të atyre fukahave që e përcaktojnë udhëtimin me kilometra edhe sipas të tjerëve. Kjo për faktin se distanca e kësaj rruge tejkalon tetëdhjetë kilometra. Prandaj mendojmë se juve ju lejohet ta konsideroni vetën udhëtar dhe ta shkurtoni e bashkoni namazet. Allahu e di më së miri!

 


Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: Argjendi (14/08/2009)
Klikime: 698 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024