Pyetja:
Eselamu alejkum! A lejohet t’i ngjyros flokët me bllansh?
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Fillimisht, termi “bllansh” (në anglisht blanch), me aq sa kemi arritur të kuptojmë, thuhet se është një metodë me të cilën bëhet mënjanimi i ngjyrës natyrale të flokëve, me fjalë të tjera bëhet zbardhja e flokëve (thinja e tyre) duke larguar ngjyrën esenciale që posedojnë flokët. Më pas ato mund të ngjyrosen me ndonjë ngjyrë tjetër apo edhe të lihen ashtu.
Ndërsa në lidhje me dispozitën islame, se a lejohet apo jo një veprim i tillë, themi se derisa kjo është e njëjtë si ngjyrosja e flokëve, atëherë është e lejuar. Muslimanes i lejohet ngjyrosja e flokëve me çfarëdo lloj ngjyre që dëshiron, përveç ngjyrës së zezë. Për ngjyrosjen e flokëve me ngjyrë të zezë kemi ndalesë nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem. Gjithashtu disa dijetarë bashkëkohorë nuk e pëlqejnë ngjyrosjen e flokëve me ngjyra jonatyrore, si të kaltër ose të gjelbër apo ndonjë ngjyrë tjetër që nuk është normale. Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi
|