E hënë, 23/12/2024, 08:51
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A mund të ndërhyjë shejtani te namazi i istihares?

Pyetja:

Selam alejkum vëllezër. Kisha një pyetje.
Namazi i istihares falet kur jemi në dilemë ose kërkojmë udhëzim prej Zotit dhe në fund e bën një lutje. A vjen udhëzim në fund nga Zoti, d.m.th. Zoti t’i sjell mendimet e mira ose të këqija varet sipas veprës apo jo? A mund të ndërhyjë shejtani në këtë namaz, d.m.th. të jetë udhëzim prej shejtanit?


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Namazi i istihares falet për t’ia dorëzuar çështjen për të cilën kemi dilemë Allahut të Lartësuar. Nëse njeriu është i sinqertë, i mbështetet Allahut të Lartësuar, pastaj këshillohet me njerëzit për çështjen dhe zgjedh opsionin nga i cili i anon zemra, pastaj qëndron i vendosur në këtë vendim duke e kërkuar mbështetjen e Allahut të Lartësuar, atëherë Allahu do të jetë me të dhe në këtë, me lejen e Allahut, nuk ka mundësi të ndërhyjë shejtani, pasi ky person ka pasuar udhëzimin e Tij. Allahu i Lartësuar thotë: “...e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në Allahun, se Allahu i do ata që mbështeten.” (Ali Imran, 159)
Allahu e di më së miri!
 

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: Argjendi (25/08/2009)
Klikime: 1342 | Komentet: 3 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 3
3 hani i elezit  
0
eselamu alejkumm aysela ndexho ti fale namazin me rregull bene dua lexo kuran edhe forcohesh inshalla se vetem namazi qe te mbron prej exhinave por nqs je shume e shqetesuar shko te nje hoxhe edhe te fryen ai hoxha te ben [rukje ] e te tregon nqs veren diqka te ti te tregon nqs nuk veren te ti kurghe ti vetem je be merak se nuk ki kurgje mbeshteju allahut edhe vetem ai qe te sheron inshallah prej qdo sendi une e di ku me te orentu per me te fry por me kethe komente nqs don ti nje hoxhe fryne me kuran dhe synet qeshtu ma ban halall eseklamu alejkum

2 aysela  
0
selamun alejkum vellezer te nderuar ekom nje pyetje ....ekum pa ni anderr sikur isha e smur prej exhineve edhe ni kusherini jem esht i vdekur ai ma bajke thuje ajetulkursijen se ki mu shnosh un tue knu tumu liru trupi ju lutem amundeni me ma kthi perxhixhen e ksaj endrre se jom shum e shqetsuar selamun alejkum

1 valbone  
0
ALLAHU EKBRE, LAILAHE IL ALLAH.Elhamdu-lil-lah.

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024