Pyetja:
Çfarë duaje duhet të thuhet kur fëmija i vogël qan apo nuk është mirë (i sëmurë). A mundet fëmija të merret mësysh?
Përgjigja:
Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Është e mundur që fëmija të merret mësysh dhe të mos ndihet mirë. Kjo është e vërtetuar, prandaj transmetohet nga Profeti (salallahu alejhi ue selem) bënte këtë lutje për dy nipat e tij, Hasanin dhe Husenin:
“Uidhukuma bi kelimatil-lahit-tameh min kuli shejtanin ue hammeh ue min kuli ajnin lameh”
“Lus Allahun që t`ju mbrojë me Fjalët e Tij të plota nga çdo shejtan, nga çdo dyshim (e keqe) i tij dhe prej çdo syri të keq!” (Transmeton Buhariu)
Gjthashtu, ty të preferohet që t`i këndosh fëmijës tëndë edhe dy suret e fundit të Kuranit (suren Felek dhe Nas), suren Fatiha, ajetul kursinë dhe disa pjesë të tjera nga Kurani.
Këto janë zakonisht ajo që preferohet t`i këndohet të sëmurit, pa marrë parasysh se çfarë është smundja, mësyshi apo ftohje, etj. Allahu e di më së miri.
Alaudin Abazi
|