E hënë, 23/12/2024, 03:48
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Kam disa dyshime dhe nuk po mundem të bëj ibadet si më përpara

Pyetja:

Selam alejkum!
Kam disa dyshime dhe nuk po mundem të bëj ibadet si më përpara.


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Duhet të kemi parasysh se shejtani nuk e lë të qetë asnjëherë besimtarin. Djalli është përbetuar se me të gjitha format do të mundohet të fusë dyshime nga më të ndryshmet te robi dhe përpiqet ta devijojë atë. Allahu i Lartësuar thotë: “(Iblisi) Tha: ‘Për shkak se më humbe mua, unë do t'u ulem atyre (do t'u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë. Mandej, do t'ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjesh që do të falënderohen (të besojnë)." (Araf, 16-17) S’ka dyshim se dyshimet janë nga ana e shejtanit dhe ne të këshillojmë që të kërkosh ndihmën e Allahut të Lartësuar që t’u largohesh këtyre dyshimeve, natyrisht se kjo kërkon mund dhe sakrificë.

Ndërsa sa i përket asaj që nuk mundesh të bësh ibadet si më përpara, themi se prej besimit të Ehli Sunetit dhe Xhematit besimi shtohet me vepra të mira dhe duke bërë adhurime, ndërsa pakësohet me mëkate. Kjo është nga dobësimi i imanit (besimit). Dobësimi i imanit është një sëmundje që i kaplon zemrat e besimtarëve dhe pa dyshim se konsiderohet prej sëmundjeve më të rrezikshme. Si rrjedhojë e kësaj biem në mëkate, jemi neglizhues ndaj obligimeve që dalin nga Allahu, zemrat tona janë më të ngurta, nuk ndjejmë kënaqësinë e adhurimeve, leximi i Kuranit nuk lë gjurmë te ne, jemi të pakujdesshëm ndaj përmendjes së Allahut etj. Dhe për ta larguar këtë gjendje duhet të orvatemi e të kërkojmë atë që e forcon besimin. Prandaj, prej gjërave të cilat ndihmojnë në forcimin e besimit mund të përmendim:
- largimin nga mëkatet, të vogla dhe të mëdha.
- vazhdimësinë në kryerjen e veprave të mira, gjatë ditës dhe natës, si namazi, leximin e Kuranit, përmendjen e Allahut, meditimin mbi krijesat e Allahut dhe njohjen e ligjeve të Allahut dhe se Ai i sprovon robërit e Vet besimtarë në mënyrë që ata ta shfaqin besimin e tyre, durimin, sinqeritetin etj.
- shoqërimin me njerëz të mirë.
- leximin e vazhdueshëm në librat e biografive dhe njohja se si kanë jetuar të parët tanë si dhe pasimi i tyre.
- rikujtimin e vdekjes, errësirën e varrit, kujtimi i urës së Siratit, xhenetin, xhehenemin.
- kërkimin i diturisë së dobishme etj.

Në fund, e lusim Allahun e Madhërishëm të na bëjë të përqendruar në fenë e Tij, të vendosur, ngase kjo është rruga e vetme e lumturisë në këtë botë dhe e shpëtimit për në botën tjetër. Allahu e di më së miri!

 

Almedin Ejupi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: Argjendi (25/08/2009)
Klikime: 957 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024